Lajme nga vendi
Shkarkohet Arsovska, Gjorgjievski kryetar i ri i BNJVL
ryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, është shkarkuar nga pozita e kryetares së Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL). Në seancën e sotme të BNJVL-së, me kërkesë të Kkryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, është propozuar që Arsovska të shkarkohet nga detyra dhe kryetar i ri të jetë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, transmeton Portalb.mk.
Një propozim i tillë u pranua njëzëri nga anëtarët e Bordit drejtues dhe kështu Arsovska nuk është më kryetare e BNJVL-së, por Georgievski.
Menjëherë pas seancës së BNJVL-së, nga kabineti i Arsovskës njoftuan se me këtë që u shkarkua kryetarja për u tregua koalicioni mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.
“Ky është vetëm shembulli i fundit i bashkëpunimit të dy partive në dëm të qytetarëve për interesa të tyre personale dhe të ngushta partiake. Establishmentit ekzistues politik shihet qartë se i pengojnë njerëzit me vizion, punëtorë dhe të ndershëm, njerëz të pavarur dhe që veprojnë jashtëzakonisht në interes të qytetarëve. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja padyshim që janë të shqetësuar nga njerëzit që dinë t’i thonë jo korrupsionit dhe krimit, njerëz që e vënë publikun para interesave të biznesit të kryetarëve të partisë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Arsovska.
Arsovska për kryetare të BNJVL-së u zgjodh më 22 dhjetor 2021, kur nënkryetarë u bënë kryetari i komunës së Vallandovës Pero Kostadinovski dhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.
Lajme nga vendi
Arrestohen dy shtetas rumunë, mashtruan shkupjanen dhe i morën para dhe stoli ari
Më 22.04.2026 rreth orës 19:30 në Shkup, në zonën e Çairit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria J.G. (35) dhe një të mitur, të dy nga Rumania, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se kishin mashtruar një grua 83-vjeçare nga Shkupi. Sipas denoncimit, J.G. ka ardhur në shtëpinë e të dëmtuarës në zonën e Gjorçe Petrovit, duke u paraqitur si shitës i produkteve luksoze të amvisërisë dhe me anë të mashtrimit ka marrë 300 euro dhe stoli ari, me vlerë rreth 300,000 denarë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Lajme nga vendi
Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i shquar shqiptar Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit që të varroset në ceremoni private, pa pritje e organizime institucionale
Ka ndërruar jetë akademiku dhe studiuesi i njohur Rexhep Qosja, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe mendimit kritik shqiptar. Sipas njoftimit të familjes, varrimi është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, në një ceremoni private. Me dëshirën e të ndjerit, nuk është organizuar asnjë ceremoni pritjeje, ndërsa familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Familja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë periudhë zie dhe të mundësohet një lamtumirë e qetë dhe e dinjitetshme. Rexhep Qosja ishte një nga emrat më të shquar të albanologjisë, i njohur për kontributin e tij të gjerë në letërsi, kritikë letrare dhe studime historike, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme intelektuale.
https://www.facebook.com/share/p/1GsLLMzzA3/
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Valjet Rexhepi, nipi i akademikut tashmë të ndjerë.
Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Gucisë, ndërsa njihet si shkrimtar me një penë të vyer, kritik letrar dhe historian.Si shkrimtar, ai njihet kryesisht për romanin e tij të vitit 1974 “Vdekja më vjen nga sy të tillë”, i përkthyer në shumë gjuhë, Një Dashuri dhe Shtatë Mëkate (2003), Nata është dita jonë (2007) Bijtë e askujt (2010), Sekretet e Zbuluara (2020) e shumë të tjerë.
Ai ishte Doktori i parë i Shkencave Filologjike në Kosovë, autor i antologjive dhe monografive të ndryshme shkencore, duke përfshirë një histori trevëllimëshe të letërsisë shqipe në periudhën Romantike.
Qosja ka shkruar libra që përshkruajnë historinë e popullit shqiptar në Ballkan dhe ka spikatur si figurë në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund Luftës së Kosovës të vitit 1999.
Lajme nga vendi
Miratohet ndërtimi i pikës së re kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ja kur pritet të hapet
Ndërtimi i pikës së re kufitare midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Strumjani – Berovë, mund të fillojë pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme ekologjike në Ministrinë e Mjedisit dhe Burimeve Ujore, raporton BNR.
“Rruga më e vështirë me miratimin e raporteve për ndikimin në mjedis tashmë është përfunduar, dhe kjo në një afat më të shkurtër se sa pritej. Ndërkohë, po koordinohen kërkesat për infrastrukturën e vetë pikës kufitare në lidhje me doganën dhe kontrollin kufitar”, deklaroi kryetari i komunës së Strumjanit, Emil Iliev.
Paralelisht me këto procedura, Iliev thotë se janë ndërmarrë aktivitete për koordinimin e institucioneve të lidhura me miratimin e këtij projekti, për shkak të së cilës ai beson se punimet mund të përshpejtohen.
Rruga prej 8 kilometrash deri në kufi është gjithashtu tashmë e miratuar, dhe është zgjedhur opsioni më i shkurtër dhe më ekologjik. Zbatues i projektit janë vetëqeverisja lokale e rajonit të Bllagoevgradit dhe Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, ndërsa kostoja e realizimit të tij arrin në 5,5 milionë euro.
Kryetari i komunës së Strumjanit shprehu bindjen se pika e re kufitare midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jetë funksionale deri në fund të vitit 2029.
“Po ashtu ekziston shqetësim nga udhëheqja e programit “Bullgaria – Maqedonia” se ai nuk do ta arrijë fundin e periudhës programore, por ne do të bëjmë gjithçka si vetëqeverisje lokale dhe, sigurisht, me administratën lokale, që është përfituese, që e gjithë kjo të realizohet brenda periudhës programore 2027–2029”, tha Iliev.
Administrata Doganore e Maqedonisë në tetor 2024 filloi aktivitetet për projektin e krijimit të pikës së re kufitare Strumjani – Berovë (Klepalo) me Bullgarinë, me një investim prej 3,7 milionë eurosh. Për këtë projekt janë siguruar 3,1 milionë euro grant nga programi IPA 3 i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë, ndërsa 551.548 euro janë bashkëfinancim kombëtar. Hapja e pikës kufitare Klepalo pritet të forcojë lidhjen rajonale, duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe duke krijuar kushte për zhvillim ekonomik dhe turizëm në rajonin e Maleshevisë.
-
Lajme nga bota4 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport4 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

