Lajme nga vendi
“Komplet qyteti është rrënuar”, zjarrfikësit e Tetovës flasin për TV21 rreth gjendjes në Turqi

Zjarrfikësit e Tetovës tashmë dy ditë janë në Adiyaman të Turqisë,pas tërmetit tragjik që goditi vendin. Komandanti i zjarrfikësve të Tetovës ,Avni Ameti tha se gjendja është shumë e vështirë dhe se po përpiqen të shpëtojnë banorët që janë bllokuar nën rrënoja.
Gjendja është katastrofale,siçe shihni edhe mbrapa meje,komplet qyteti është i rrënuar.Në fakt këtu objekti mbrapa meje është shembur komplet,ka pasur diku 100 banorë edhe tash prej mbrëm edhe tash kemi nxjerrë kufoma.Po mundohemi të depërtojmë në hapsira më të gjëra që të kemi mundësi që të shpëtojmë, tha Avni Ameti.
Lajme nga vendi
Filipçe: 17.000 punëtorë më pak, studentët ikin jashtë, të rinjtë nuk shohin perspektivë në Maqedoni

Të rinjtë në Maqedoni sot jetojnë në një shtet që nuk po zhvillohet, një shtet ku nuk ka prosperitet, theksoi kryetari i LSDM-së, Dr. Venko Filipçe, gjatë takimit me studentët.
Gjatë takimit, Filipçe theksoi se mungesa e një strategjie për përmirësimin e tregut të punës dhe varfëria në rritje janë vetëm disa nga arsyet për të cilat të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre jashtë Maqedonisë.
Statistikat tregojnë shifra të frikshme që tregojnë se të rinjtë po e lënë vendin, thonë nga LSDM.
“Numri i personave të punësuar në vend është zvogëluar për mbi 17.000 veta. Për shembull, kam qenë në Delçevë. Në këtë qytet, çdo vit mesatarisht diplomojnë rreth 100 nxënës. Këtë vit, 90 prej tyre janë regjistruar në fakultete në Bullgari. Pse? Sepse tek ne nuk ka universitet që të jetë në listën e Shangait. Nuk ka investime serioze në shkencë, nuk ka mbështetje për kërkim, nuk ka cilësi që do t’i mbante të rinjtë këtu,” tha Filipçe.
Duke folur për arsyet e emigrimit të të rinjve, Filipçe theksoi se të gjitha parametrat tregojnë se pushteti nuk po kujdeset për qytetarët, e sidomos për të rinjtë.
“Pozicionet e punës që hapen janë të gjitha me paga të ulëta, nuk janë të ardhura të qëndrueshme, kjo është vetëm mbijetesë, nuk është zhvillim. Sa herë që thonë se pagat rriten, këto janë vetëm përqindje minimale që me inflacionin, të cilin nuk e kontrollojnë, janë të shkatërruara para se të ndihen,” tha Filipçe.
Lajme nga vendi
Aleanca për Shqiptarët: Sulmi në Tetovë është akt barbar me bazë etnike, kërkojmë përgjegjësi institucionale

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për aktin e fundit të dhunës brutale në Tetovë, ku mbi 20 huliganë të grupit “Vojvoda” kanë sulmuar barbarisht dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike.
Ky sulm, i cili ka lënë pas dy të mitur me lëndime të rënda – njëri me hundë të thyer dhe tjetri me brinjë e krah të thyer – është dëshmi e një klime të papranueshme urrejtjeje etnike dhe tolerance institucionale ndaj huliganizmit.
Kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike që të identifikohen dhe të arrestohen menjëherë të gjithë autorët e këtij akti kriminal, të cilët jo vetëm që kanë rrezikuar jetën e dy të rinjve, por kanë goditur edhe ndjenjën e sigurisë së qytetarëve.
Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se heshtja dhe mosveprimi i shtetit përballë rasteve të tilla vetëm sa i inkurajojnë grupet huligane që të përsërisin sulme të ngjashme.
Dhuna ndaj fëmijëve është vijë e kuqe dhe përgjegjësia bie mbi institucionet që duhet të garantojnë rend dhe siguri”, theksohet më tej.
ASh qëndron pranë viktimave dhe familjeve të tyre, duke i inkurajuar të kërkojnë drejtësi deri në fund. Ky rast, nuk duhet të mbyllet si një incident i zakonshëm, por të trajtohet si akt i dhunës së organizuar me bazë etnike.
Aleanca për Shqiptarët
Lajme nga vendi
Shpëtim dramatik në Halkidiki: Notuesja 63-vjeçare nga Maqedonia e Veriut gjendet shëndosh e mirë

Shërbimi Bregdetar i Greqisë ndërmori një aksion shpëtimi në zonën detare të Nea Kalikatria, Halkidiki, pas denoncimit për zhdukjen e një notuese 63-vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet bregdetare të Selanikut dhe Nea Mudanisë, në koordinim me Qendrën e Vetme për Hetim dhe Shpëtim, aktivizuan planin lokal emergjent. Në operacion morën pjesë një anije patrulluese e Shërbimit Bregdetar, tri anije private dhe dy automjete patrulluese në tokë.
Notuesja u gjet e shëndoshë dhe pa lëndime, në tokë në zonën e Nea Kalikatria, dhe sipas saj nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Ky aksion tregon gatishmërinë dhe koordinimin e autoriteteve bregdetare për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe notuesve në rajonin e Halkidikit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve