Lajme nga vendi
Aziri zëvendëson Fatmir Bytyqin/ Konfirmohen emrat e para nga ASH !

Ashtu siç edhe dje kumtoi partia, Aleanca për Shqiptarët do të jetë “përforcimi” më i ri i Qeverisë aktuale në krye me Dimitar Kovaçevskin kryeministër, informon Zhurnal.
Tanimë nga burime partiake kanë dalë zërat e para lidhur me atë se cilët individë do të jenë më fatlum të marin poste për funksione të caktuara si ministër, zv.ministër, zv.kryeministër apo edhe drejtorë.
Sipas asaj që mësohet, zyrtarisht Elmi Aziri do të jetë zv.kryeministër për çështje ekonomike në vend të Fatmir Bytyqit.
Krenar Lloga do të zëvendësojë profesorin Nikolla Tupançevski si ministër i drejtësisë ndërsa Fatmir Mexhiti pritet të zëvendësojë ministrin e shëndetësisë, Bekim Sali.
Më pas Tiron Jajaga është konfirmuar si zëvendës ministër i mbrojtjes në vend të Bashkim Hasanit. Profesori Mislim Zendeli pritet të bëhet zv.ministër i bujqësisë duke zëvendësuar kështu Abdyl Shyqyr Abedinin.
Përpos të lartëpërmendurve, ASH pritet të mer edhe institucione tjera sikurse doganat, DAP, MEPSO, e të tjera. Me DAP pritet të udhëheqë ASH ndërsa Llukarevska siç shkruam edhe më herët, do ta zëvendësojë Naser Nuredinin si ministër i ambientit jetësor./Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
ZVICRA DHE KOSOVA NISIN KUALIFIKUESET PËR BOTËRORIN 2026

Përfaqësuesja e Kosovës nesër në stadiumin’’Sent Jakob Park’’ të Baselit me fillim në ora 20 e 45 do të përballet me Zvicrën në kuadër e vlefshme për kualifikimet në Botërorin 2026.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila është në Grupin ‘B’ së bashku me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë, nga dita e nesërme nisin rrugëtimin e saj për kualifikim në Kampionatin Botërorë 2026. Përfaqësuesja e Kosovës tanimë është e akomoduar në Zvicër, ndërsa ditën e djeshme e ka shfrytëzuar për një seancë të rregullt stërvitore . Në bazë të informatave nga Federata e futbollit të Kosovës atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal, njofton shtëpia e futbollit kosovar. Në seancën e e djeshme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofenziv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës. Në mungesë të Zhegrovës, Rashicës e Hadërgjonajt, trajneri gjerman është duke i provuar skemat dhe mbulimet e tyre.
Sipas mediumit të madh zviceran “Blick” thuhet se interesimi për të ndjekur ndeshjen Zvicër –Kosovë është i jashtëzakonshëm dhe tashmë janë shitur krejt biletat për ndeshjen e nesërme mes Helvetikëve dhe Dardanëve, e cila do të luhet në Basel, ku pritet të ketë edhe numër të madh të tifozëve shqiptar.
Ndeshja Yvicër – Kosovë, luhet nesër me fillim në ora 20 e 45 në stadiumin “Sent Jakob-Park” në Bazel, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri polak Szymon Marciniak . Ndërkaq po në të njëjtën kohë zhvillohet edhe ndeshja tjetër e këtij grupi Slloveni – Suedi .
Lajme nga vendi
Kapet me mbi 30 kilogram marihuanë një person në rrugën Manastir – Prilep

Prokuroria Themelore Publike Manastir lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për vepër penale “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, dje në autostradën A3 Manastir-Prilep, pranë rrethrrotullimit për fshatin Topolçan, oficerët e policisë ndaluan dhe kontrolluan një makinë Volkswagen Golf me targa të Prilepit në të cilën i dyshuari po transportonte ilegalisht dy çanta udhëtimi.
Lajme nga vendi
Kallëzim penal kundër pesë punonjësve të AUV-së, dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

Sektori për Punë të Brendshme – Kumanovë ngriti padi penale kundër R.E. (51) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, Z.A. (59) nga Shkupi, N.B. (61) nga Manastiri, A.B. (59) nga Shkupi dhe S.K. (58) nga Shtipi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
“Më 30.05.2024, u krye kontroll në ambientet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë – Njësia Rajonale Kumanovë dhe nga inspektimi i listave të rregullsisë, u konstatua se punonjësi i parë i raportuar në Njësinë Rajonale Kumanovë në pozicionin nëpunës, në periudhën nga 01.12.2018 deri më 30.04.2024 nuk ka ardhur fare në punë, dhe ka marrë rregullisht pagë dhe kontribute nga fondet buxhetore”.
“I raportuari i dytë Z.A., drejtor në detyrë i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë deri më 14.12.2020, me vetëdije i ka lejuar punonjësit të parë të raportuar të marrë pagë dhe kontribute edhe pse ai nuk i ka kryer detyrat e tij të punës. I anketuari i tretë N.B., drejtor në detyrë i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, nga data 15.12.2020 deri më 03.07.2024 ka lejuar vazhdimin e pagesës së pagave për R.E., i cili nuk është paraqitur në punë”.
“I akuzuari i katërt A.B., në pozicionin e Drejtuesit të Departamentit për Çështje Financiare në Agjenci, në periudhën nga dhjetori 2018 deri në prill 2024, pa kryer një kontroll të duhur të rregullsisë, ka nënshkruar raportet financiare dhe ka miratuar pagesën e pagave mujore dhe kontributeve të të akuzuarit të parë edhe pse ai nuk ishte në listat e pranisë. I denoncuari i pestë S.K., i punësuar si Drejtor i Departamentit në agjenci, nga dhjetori 2018 deri në prill 2024 nuk ka marrë masa për të parandaluar situatën e paligjshme në lidhje me të denoncuarin e parë”.
“Me këto veprime, të pandehurit të parë i janë paguar në mënyrë të paligjshme 1.159.081 denarë, ndërsa buxheti i shtetit është dëmtuar me një shumë prej 1.682.759 denarësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve