Lajme nga vendi
Ademi: Ftojmë Alternativën dhe Besën t’i bashkangjiten frontit evropian
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi para seancës për votimin e rikonstruktimit të Qeveris, tha se ftesa për frontin evropian është edhe për Lëvizjen Besa dhe Alternativën.
“Ka shumicë të mjaftueshme, madje edhe përtej asaj që është e nevojshme dhe e domosdoshme për votim të Qeverisë. Ne filluma me seanca të tjera, prej orës 15 dot ë vazhdojmë me seancën që ka të bëjë me ndryshimet në Qeveri, me çka po konkretizohet idea për një front evropian”.
“Dëshira jonë është edhe për Alternativën edhe për Besën dhe të gjithë ata që i bashkëngjiten ftesës për krijimin e një fronti të përbashkët evropian”, tha mes tjerash Ademi.
Lajme nga vendi
130 MIJË DOLLARË DONACIONE PËR SPITALIN E GOSTIVARIT!
Sigurohen pajisje moderne mjekësore në vlerë totale prej rreth gjysmë milioni dollarësh amerikanë, të destinuara për katër spitale rajonale: Gostivar, Veles, Strumicë dhe Strugë.
Donacioni realizohet në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë shtetin gjerman dhe organizatën Project HOPE.
Vetëm për Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, vlera e pajisjeve arrin rreth 130 mijë dollarë amerikanë.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se pajisjet kanë vlerë shumë konkrete dhe humane, pasi synojnë përforcimin e kujdesit për nënat, të porsalindurit dhe pacientët më të cenueshëm në këto spitale.
AZIR ALIU – Ministër i Shëndetësisë
“Pra, atë që e kemi definuar në letër, sot e realizojmë në vepër. Realizimi i projekteve në shëndetësi është shumë i rëndësishëm dhe domethënës për çdo qytetar, pavarësisht ku jeton,” deklaroi Aliu.
Ambasadorja gjermane në Shkup, Petra Dreksler, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit që donacionet të mbërrijnë aty ku ka më së shumti nevojë.
PETRA DREKSLER – Ambasadore e Gjermanisë
“Sot një ditë e bukur bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë. Jam e entuziazmuar nga bashkëpunim I gjatë që e kemi në kuadër të këtij projekti. Në bashkëpunim me partner nga Gjermania dhe Evropa kemi arritur shumë dhe kjo është një shembull I mirë se arritjet vijnë vetëm nëse ka bashkëpunim. Ky është shembull ku ka mbështetje nga donacione private ku janë të kyçur kompani, këtu është e kyçur edhe qeveria federale si dhe krahinat gjermane”
“Project Hope” që nga viti 2016 merret me projekte që synojnë kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve.
EMILIJA DUKOVSKI – “Project Hope”
“Në emër të Project Hope do të doja të falënderoj donatorët, partnerët, Ministrinë e Shëndetësisë, Spitalin dhe punonjësit e këtij spitali, për mbështetjen në këtë projekt të rëndësishëm, që është pjesë e programit, ku projekti punon në Maqedoni që nga viti 2016, lidhur me shëndetin e nënave dhe fëmijëve. Shpresojmë se ky donacion do të kontribuojë për kujdesin shëndetësor të nënave dhe foshnjave si dhe për një të ardhme më të mirë për pacientët tanë më të vegjël.
Bëhet fjalë për aparate ekografie, inkubatorë, ngrohës për të porsalindur, monitorë për pacientë dhe foshnja, aparate CTG, pompa infuzioni, shtretër lindjeje, pajisje për fototerapi dhe pajisje të tjera mjekësore, të siguruara si rezultat i partneritetit afatgjatë në kuadër të projektit PERIMAK.
Në repartin gjinekologjiko-akusherik në Spitalin e Gostivarit brenda një viti bëhen mbi 400 lindje dhe rreth 1.000 kontrolle dhe intervenime.
Në kuadër të kësaj bashkëpunimi, deri më tani janë siguruar pajisje mjekësore në vlerë mbi 3.5 milionë dollarë amerikanë dhe janë trajnuar më shumë se 1.000 punonjës shëndetësorë./Tv Koha/
Lajme nga vendi
UT-ja HAPI DYERT PËR “DITËN E HAPUR” DHE “PANAIRIN E KARRIERËS”!
Universitetit të Tetovës, hapi dyert për “Ditën e Hapur” dhe “Panairi i Karrierës”.
Këto veprimtari kanë për qëllim prezantimin e ofertës arsimore dhe shkencore për vitin akademik 2026/2027, për maturantët nga vendi dhe rajoni.
Nxënës të shkollave të mesme dhe jo vetëm, nga të gjitha qytetet kishin mbërritur në Tetovë për të parë ofertën e Universitetit dhe për të bërë një përzgjedhje të parë për studimet.
Ndërkaq, në kuadër të “Panairit të Karrierës”, kompani të ndryshme prezantuan aktivitetet e tyre, si dhe mundësitë për punësim dhe zhvillim profesional për studentët e UT-së.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thanë se mbështesin studentët duke i konsideruar edhe si e ardhmja e bizneseve.
NUHI ALIU – Kryetar i OEMVP-së
“Ne si biznese fuqishëm I përkrahim studentët dhe do t`i përkrahim githmonë edhe si Odë Ekonomike, edhe gjatë vizitës iu thashë se e keni derën hapur te OEMVP-ja 24 orë dhe mund të vini për bashkëpunim, për ndonjë nevojë praktike që kanë nevojë studentët se teorinë e mësojnë këtu në fakultet, por praktikën duhet ta bëjnë nëpër ndërmarrjet tona private që I kemi, por shyqyr kemi mjaft anëtarësi të Odës, mjaft Kompani private që janë shqiptarë dhe të cilët I kemi derët hapur për studentët që janë ardhmëria edhe I bizneseve”
Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, thotë se UT-ja me impaktin dhe rezultatet në fushën e arsimit të lartë, paraqet një vatër, ku studentët e ardhshëm do të marrin dije cilësore që më vonë të bëhen edhe konkurrues të denjë në tregun e punës.
“Realisht ne kemi afër 100 programe studimore vetëm në ciklin e parë dhe të përzgjedhin njërin nga ta duke qenë të bindur se do të marrin njohuritë më të miar dhe do të jenë më të përgatitur profesionalisht për të ushtruar profesionin e tyre”
Sot UT-ja është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe 3 Institute hulumtuese shkencore. Stafin akademik e përbëjnë 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të caktuar, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Nisma për ndryshimet kushtetuese, Mickoski: BDI le të zgjidh problemet që ka me programin dhe kuadrot
Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar nismën e Frontit Evropian, respektivisht BDI-së, për mbledhje të nënshkrimeve për nisjen e procesit për ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Mickoski thotë se BDI duhet të punojë për problemet që ka me kuadrin dhe programin në parti, ndërsa shton se çështjet shtetërore, i zgjidh qeveria.
“BDI kishte mundësi ta bënte atë kur ishte në qeveri, 20 vjet ishte në qeveri. Kështu që mendoj që BDI ka problem me kuadrot dhe programin. Unë do t’u sugjeroja ta zgjidhin problemin me kuadrot dhe programin, ndërsa problemet shtetërore do t’i zgjidhë qeveria që ka legjitimitet nga qytetarët”, tha Mickoski.
-
Lajme nga bota1 month ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni1 month agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport1 month agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

