Connect with us

Lajme nga vendi

Në një pjesë të marketeve nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë

Published

on

Në një pjesë të marketeve sot në mëngjes nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çka furrtarët e realizuan paralajmërimin se nuk do të prodhojnë bukë në qoftë se Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit në 33 denarë për bukë prej 450 gramësh.

Vendimi për t’u ngrirë çmimi i bukës u mor dje në seancën e qeverisë, ndërsa pezullohet çmimi preferencial i energjisë elektrike për industrinë ushqimore. Qeveria vendosi për një hap të tillë pasi analizat e Ministrisë së Ekonomisë dhe shërbimeve inspektuese treguan se ka keqpërdorime.

Pas publikimit për ngrirjen e çmimit të bukës, furrtarët dje deklaruan se fillimisht do të presin vendimi të publikohet në Gazetën zyrtare.

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Filipçe thotë se po përgatitet për t’ia rikthyer pushtetin qytetarëve

Published

on

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për “360 Gradë”, tha se partia po hyn në një fazë të re të veprimit politik, ku fokusi nuk është më vetëm te cikli zgjedhor, por te ndryshimi thelbësor dhe rikthimi i shtetit në duart e qytetarëve.

“Ne nuk po përgatitemi më për zgjedhje. Po përgatitemi ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve, sepse jemi të vetëdijshëm se në këtë mënyrë shteti vetëm do të ngecë. Këtë, qytetarët tashmë kanë filluar ta kuptojnë. Duhet të them se ne po përgatitemi për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, theksoi Filipçe.

Duke folur për mundësitë e një bashkimi më të gjerë politik, kryetari Filipçe theksoi se LSDM është e hapur për bisedime me të gjitha subjektet politike, por vetëm mbi baza të qarta strategjike.

I pyetur nëse kjo është e mundur edhe me Levicën, Filipçe u përgjigj se gjithçka varet nga pozicionet strategjike për përparimin e shtetit, në raport me integrimet evropiane dhe me NATO-n.

Ai theksoi se beteja e LSDM-së është një betejë për demokracinë, për lirinë dhe për një shtet që do t’u shërbejë qytetarëve, e jo interesave partiake dhe personale.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kuvendi sot pritet të vendosë për shkarkimin e Kocevskit

Published

on

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mban seancën e 76-të, në rend dite të së cilës janë Propozimi për shkarkimin e Kryeprokurorit, Lupço Kocevski, si dhe Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it për dënimin e manipulimeve të opozitës dhe konfirmimin e politikave kundër migrimit të paligjshëm.

Qeveria kërkon shkarkimin e Kocevskit për shkak të, siç thuhet, gabimeve të rënda profesionale, përfshirë zbulimin e paautorizuar të informatave për çështje gjyqësore, shkeljen e konfidencialitetit dhe dëmtimin e reputacionit të Prokurorisë Publike, duke mos vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Rezoluta për migrimin e paligjshëm përbëhet nga nëntë pika dhe, sipas VMRO-DPMNE-së, synon t’i japë fund spekulimeve dhe manipulimeve për gjoja pranimin e migrantëve dhe ndërtimin e kampeve, duke përcaktuar qartë kornizën e politikës shtetërore të migrimit.

Në rend dite janë edhe disa propozim-ligje në lexim të parë, përfshirë ndryshime në ligjet për rrugët shtetërore, Këshillin Gjyqësor dhe çmimet shtetërore, si dhe vendime për emërime, pjesëmarrjen e ARM-së në misionin UNIFIL në Liban, vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të migrimit dhe ratifikimin e marrëveshjes me Bullgarinë për tunelin hekurudhor ndërkufitar.

Me procedurë të shkurtuar do të shqyrtohen edhe ndryshime në Ligjin për buxhetet, garancitë shtetërore për projektin fotovoltaik Manastir 3 dhe projektet energjetike, si dhe ndryshime në Ligjin për shpronësim.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Prokuroria heton keqpërdorimet në Ministrinë e Bujqësisë

Published

on

Kallëzim penal ndaj ish ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kallëzimi është dorëzuar nga ministri aktual Cvetan Tripunovski, i cili pa dhënë detaje, tha se kallëzimet do të tregojnë çfarë krimi është kryer në Ministri, por edhe në Agjencinë Pagesore për Bujqësi, e cila së fundmi u përfshi në skandalin me fondet evropiane, IPARD 3.

“Sa i përket asaj që po bëhet në kontrollin e agjencisë, besoj se do të dalin shumë veprime të paligjshme që janë kryer në Agjenci në kohën e tyre, por le të lëmë kohën të tregojë për çfarë saktësisht bëhet fjalë. Sa i përket punës së Nikollovskit, vetëm të theksoj se janë dorëzuar disa kallëzime penale për keqpërdorim të pozitës së tij, shkelje të ligjeve dhe dëmtim serioz të buxhetit të shtetit”, deklaroi Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë.

Nga Prokuroria për Alsat konfirmuan se kallëzimet janë pranuar dhe se tashmë po ndërmerren veprime.

“Këto kallëzime së fundmi u pranuan nga Prokuroria Themelore Publike dhe prokurori tashmë po vepron mbi to. Rasti është në hetim paraprak dhe në këtë moment nuk mund të ndahen më shumë informacion me publikun”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

E gjithë kjo vjen pas arrestimit të Ilija Stoilov, ish-drejtor i Agjencisë së Pagesave për Bujqësi, i akuzuar për marrje ryshfeti për një projekt nga programi IPARD-3, i cili ndërkohë është pezulluar, dhe të gjitha kontratat janë subjekt i revizionit. LSDM-ja dhe ish ministri Nikollovski akuzonin se kjo rrezikon realizimin e të gjithë programit IPARD-3, respektivisht që mijëra kontrata të bujqve mund të dështojnë, dhe kritikuan veprimtarinë e Ministrisë. Pushteti mohon se pagesa e subvencioneve është vënë në pikëpyetje, ndërsa sot ministri Tripunovski theksoi se nga 453 kontrata të nënshkruara në programin IPARD-3, në 289 prej tyre tashmë janë kryer pagesa ndaj fermerëve. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat