Connect with us

Lajme nga vendi

Hulumtim i “Fokus”: Para se të fitoj tenderin milionësh për autostradën drejt Bllacës “Granit” ka shitur hotelin në Kodrën e Diellit një firme për ndriçim

Published

on

Në kohën kur paralajmërohet modernizimi i Kodrës së Diellit nga një koncesioner i huaj, “Granit” ia ka shitur hotelin e djegur për 55 mijë euro kompanisë me një punonjës “Euro Com Lighting”, që viteve të fundit punon me humbje. Kompania në fjalë është në pronësi të shtetasve maqedonas dhe turk, e cila është themeluar nga kryetari aktual i Klubit të Futbollit “Shkupi”, dikur i angazhuar në Drejtorinë doganore.

Ndryshe, N.P. për Rrugë Shtetërore dhe “Granit” më 16.01.2020 kam nënshkruar kontratën e parë për ndërtimin e 2 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë , në vlerë prej 17 milionë euro. Por, kjo marrëveshje nuk u realizua në afatin e paraparë, kështu që sipas Byrosë për Furnizime Publikë, të dyja palët më 24.01.2023 kanë firmosur një tjetër marrëveshje për përfundimin e trasesë më vlerë prej 11.5 milionë euro.

Më pas, shpallja për tenderin është publikuar më 21.10.2022, ose vetëm pak ditë pasi në 17.10.2022 në Kadastër është regjistruar ndërrimi i pronësisë së hotelit “Granit” në Kodrën e Diellit, i cili është djegur në vitin 2013. Sipas evidencës së Kadastrës, bëhet fjalë për tokë prej 150 metra katrorë, me objekt me sipërfaqe të brendshme nga 278 metra katrorë, të locuar në kadastër si parcela 1/37, thuhet mes tjerash në hulumtimin që e ka bërë “Fokus“./alsat.mk/

Lajme nga vendi

“TETOVA OPEN – BILARDO”  FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)

Published

on

Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.

Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.

Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.

Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.

EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo

Advertisement

Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.

Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.

IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut

BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova

Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Published

on

Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.

Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit

Published

on

Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

Continue Reading

Më të lexuarat