Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoni, i vranët dhe me reshje të dobëta shiu

Published

on

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare, e në pjesën perëndimore e fortë nga drejtimi perëndimor, e cila pasdite në pjesët veriore do të ndryshojë drejtimin në veri. Temperatura do të jetë nga 3 deri në 19 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 7 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të shkojë deri në 17 gradë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë ,Mavrovë dhe Rostushë, së shpejti me u.d. kryetarë, të caktuar nga qeveria

Published

on

Kryeministri Hritijan Mickoski tha se pret që gjatë javës tjetër të ulet me partnerët e koalicionit dhe të caktojë emrat e personave që do të ushtrojnë detyrën e kryetarit të komunës në katër komuna, respektivisht në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë, pas zgjedhjeve të pasuksesshme, përcjell TV21. Mickoski tha se pas njoftimit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për mbarim të zgjedhjeve, qeveria ka afat 15 ditë që të caktojë ushtrues detyre në komunat ku nuk kishte census dhe ku dështuan zgjedhjet.

“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ t’i përfundojë zgjedhjet, ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën tjetër. Dhe më pas qeveria ka afat 15 ditë të veprojë për këtë, pastaj ta informojë KSHZ-në dhe Kuvendin, që Kuvendi në afat të 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në këto komuna ku ishin të pasuksesshme, dhe atëherë nuk ka më kusht censusi, ai censusi për dalje. Kështu që unë pres që gjatë javës së ardhshme kur t’i marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe të propozojmë emrat që do të jenë të dërguarit e qeverisë në ata komuna ku nuk kishin sukses zgjedhjet”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Prokuroria ka nisur hetim për vrasjen në Çashkë: Njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe i dyti është në kërkim

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Velesit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ka dyshime se ka qenë bashkëpunëtor në një vepër penale “Vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Më 5 nëntor, në vendin e quajtur Porojnica, pranë rrugës së dheut nga Çashka në fshatin Busilci, i dyshuari, së bashku me një person tjetër që ende nuk është identifikuar, i morën jetën Gjelo Gjoshevin, banor i Velesit.

Së pari, i dyshuari e joshi dhe e çoi të dëmtuarin në vendin e ngjarjes me makinën e tij. Pastaj, së bashku me personin tjetër, e qëlluan me armë zjarri, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri në kafkë, nga e cila viktima vdiq.

I dyshuari më parë kishte kryer një krim grabitjeje, dhe sipas disa provave që janë siguruar tashmë, pas vrasjes në Çashkë ai u përpoq të mbulonte gjurmët dhe në këtë mënyrë të ndikonte në procedurë.

Për këto arsye, prokurori publik është i qartë në lidhje me rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit te dëshmitarët dhe rrezikun e përsëritjes së krimit, prandaj ai paraqiti një propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Advertisement

Pas urdhrave të prokurorit publik, Ministria e Brendshme po punon intensivisht për të identifikuar bashkëpunëtorin tjetër, si dhe motivet e sakta të vrasjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Shkupi dhe Çairi po pastrohen nga mbeturinat

Published

on

Nga VLEN sot përmes një kumtese thonë se pas muajsh të tërë kur Shkupi u mbyt në erë të keqe, mbeturina, neglizhencë dhe propagandë, nisi pastrimi i vërtetë i kryeqytetit dhe i Çairit.

“Jo vetëm i rrugëve, por i gjithë asaj mendësie që për vite e kishte lënë qytetin në kaos. Ajo erë që vinte nga kontejnerët ishte e njëjtë me erën që vinte nga zyrat e pushtetit të djeshëm, pushtet që bllokonte, vidhte dhe nuk kujdesej për askënd, përveç vetes. Më 19 tetor dhe 2 nëntor, qytetarët e Shkupit i dhanë fund kësaj epoke të ndotjes politike. E rrëzuan bashkëqeverisjen e dështuar mes Arsovskës, Blerim Bexhetit dhe Levicës, një treshe që la pas baltë, borxhe dhe qytet të mbytur në kaos. Ata që deshën ta dëmtojnë Shkupin, veçanërisht Çairin, sot po e shohin se qyteti paska mundur të pastrohet dhe po pastrohet përnjëmend, pa ta.
Sot, Çairi me Izet Mexhitin në krye po merr frymë lirshëm. Po pastrohen rrugët, por mbi të gjitha po hiqen pasojat e viteve të bllokadave dhe të moskujdesit që vinin nga pushteti i qytetit ndaj çairasve. Ky është pastrimi që Shkupi e priste, pastrimi i ndërgjegjes, i përgjegjësisë dhe i politikës së vjetër2, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Më të lexuarat