Lajme nga vendi
Funksionarët e lartë të BDI-së takuan banorët e lagjes Cetinska në Tetovë
Funksionarët e lartë të BDI-së të përbërë nga Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Visar Ganiu dhe Nevzat Bejta takuan mbrëmë banorët e lagjes Cetinska në Tetovë ku bashkëbiseduan me banorët e kësaj lagjeje rreth gjëndjes së mjerë të krijuar në BDI, nga pasiviteti absolut të ekzekutivit të udhëhequr nga zv/kryeministri i dështuar Artan Grubi.
Siç theksohet në kumtesë, sekretari organizativ Blerim Bexheti tha se këtu kanë ardhur sepse janë të shqetësuar për politikat që i udhëheq ky ekzekutiv, ne jemi këtu se ia duam të mirën BDI-së.
“Investime nuk ka, aktivistët nuk përfillen, ka një arrogancë nga Artan Grubi, ka pakënaqësi nga Struga deri në Likovë. Sot jemi në Tetovë, të marrim edhe nga ju sygjerime se si ta rregullojmë këtë katrahurë të krijuar. Organet e partisë nuk funksionojnë dhe partia është shndërruar në parti funksionarësh. Unë dhe gjithë këtu nuk jemi për funksione, por dëshirojmë të parandalojmë shuarjen e BDI-së siç ndodhi me PPD-në e shumë partitë tjera. Pas Sellcës, sot ne Cetinska jemi për të shprehur pakënaqësinë për humbjen e Tetovës ne zgjedhjet lokale, sepse dikush duhet të jep përgjegjësinë”, tha Bexheti.
Kryetari i Këshillit mbikëqyrës Musa Xhaferi tha se lidhur me shqetësimet e thëna nga banorët e Ceninskës, se ministrat nuk pranojnë ti takojnë ata, tha se ‘vërehet se Tetova ska ministra, të paktën të tillë për të zgjidhur probleme të qytetarëve. As pasi morën ortak Aleancën për Shqiptarët, Tetova ska ministra. Pse BDI sot ska ministra për ti takuar qytetarët, për ti shqyrtuar hallet e qytetarëve dhe për tu ndihmuar që ti zgjedhin. BDI është krijuar për të bashkuar popullin, jo për të ikur nga populli. Do ti dalim zot ne Tetovës dhe BDI-së, se nuk do ti lëmë ta shkatrojnë’, tha Xhaferi. Do tu themi stop, se kjo nuk na çon në rrugë të mirë, tha Xhaferi.
Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha se vendosëm të takohemi në këtë mënyrë që të dëgjojmë zërin e qytetarit.
“Ne shofim se qytetari në çdo lagje, çdo fshat, çdo qytet ka ngritur zërin, shfaq shqetësime. Dhe ne jemi këtu të gjejmë zgjidhje, të tregojmë se nuk jemi dy-tre vetë të pakënaqur siç e gënjen Artan Grubi kryetarin Ali Ahmeti. Shofim se gjithandej qytetarët janë të pakënaqur, ndërsa ne kemi gjetur dijagnozën, se ky ekzekutiv është i dështuar, ka aq shumë pozita politike, ndërsa nuk arrin të bën asgjë, as punësime, as investime, as zbatim të gjuhës shqipe dhe në çdo segment kemi dështim total. 50 përqind ministra, nga 400 milion euro investime kapitale, asnjë euro në vendbanimet shqiptare. Ne nuk jemi këtu për funksione, por ministrat e dështuar ti zëvendësojmë Artanin dhe Artanat, me ministra që do të punojnë për shqiptarët, që nga 400 milion, 100 milion të paktën të shkojnë te vendbanimet shqiptare”, tha Mexhiti.
Funksionarët e lartë të BDI-së thanë para tetovarëve se ideja nuk është që të ndahet BDI e të përfundon si PPD-ja e si PDSH-ja, por përkundrazi ajo të fuqizohet dhe të kthehet te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi, theksohet në kumtesë.zhurnal.mk
Lajme nga vendi
MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar
Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.
Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.
Lajme nga vendi
Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.
„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.
Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.
Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.
„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.
Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

