Lajme nga vendi
Në përkujtim të Hafëz Jusuf Azemi (1920-2023)
Në moshën 103-vjeqare ka ndërruar jetë veprimtari më i vjetër në krahun e diasporës shqiptare në Amerikë,Hafëz Jusuf Azemi i lindur më 1920 në fshatin Dobrosht të Tetovës.Jusuf Azemi qysh në moshën e rinisë,thuhet në kronikat e kohës,i pati vërejtur padrejtësitë historike ndaj popullit shqiptar qysh nga koha mbretërore e Jugosllavisë(1918-1999) e deri në fund të shpërberjes të këtij shteti i formuar në vitin 1918 dhe një ogurzezë për shqiptarët e robëruar,që,në këto rrjedha historike asnjëherë nuk e njohën për shtetin e vet dhe në krah të saj Serbinë.
Për shkak të rrethanave të rënda pas ardhjes së pushtetit komunist në hapësirën etnike në Maqedoni,Hafër Jusuf Azemi me një grup të rinjsh shqiptarë marrin udhën për në Greqi,ku prej nga shkojnë në Bari të Italisë për të gjetur afër nacionalistët shqiptarë të udhëhequr nga Balli Kombëtar në krye me Mid`hat Frashërin,Vasil Andonin,Zef Palin,Hasan Dostin etjerë,që ishin të preokupuar me fatin e popullit shqiptar.Tërë rrjedha e këtyre ngjyrjeve të kohës janë zhvilluar në vitin 1945-1946,dhe në Itali në ketë vend Jusuf Azemi e takoi për herë të parë kryetarin e Ballit Kombëtar,Mid`hat Frashërin.
Jusuf Azemi si djalë i ri dhe në krah të Ballit Kombëtar zhvilloi një aktivitet me shpirt kombëtar,ku duhet theksuar se me vendimet e Kongresit të Ballit Kombëtar të mbajtur në Regio Emilia të Italisë,Mid`hat Frshëri e pati angazhuar Jusuf Azemin që t`i njoftojë anëtarët e ballit Kombëtar nga Kosova për rianëtarësim në frymën e Ballit Kombëtar,të cilën detyrë Jusuf Azemi,djali i ri nga Tetova e kryen me kënaqësi dhe nivel të lartë.
Në kujtimet e Jusuf Azemit tashmë në dritën e historisë kombëtare,thuhet se takimet me burrin e madh të kombit dhe të trualllit shqiptar,Mid`hat Frashëri kanë mbetur të paharruara deri në fund të jetës .Në takimet tona në Çikago,Jusuf Azemi për takimin e tij me burrin e madh të kombit i kanë mbetur në zemër dhe në shpirt ndër vite të tjetës.Nga ai takim me Mid`hat Frashërin,në rrethet e aktiviteteve tona kombëtar në Çikago,Jusuf Azemi i thoshte me zemër e shpirt:,,Fjalët e fundit të shqiptarizmit e kanë Prishtina dhe Tetova,,-u kishte thënë burri i madh i truallit Frashëri.
Në këto vite,Jusuf Azemi u dallua në krah të Komitetit ,,Shqipëria e Lirë,,pas shpalljes në Paris më 26 gusht 1949 dhe angazhimi i tij për themelimin e organizatave tjera politike ishte pjesë e frymës kombëtare shqiptare.Ndonëse në Londër më 6 shtator 1949,në një konfrencë të shtypit të mbajtur nga Mid`hat Frashëri,që e ndërpret për shkak se nuk ia mundësojnë të flasë për Kosovën dhe për ketë arsye lindi iniciativa që të themelohej Lidhja Kosovare nga përfaqësuesit e Ballit Kombëtar me bijtë më të mirë të lindur jashtë kufinjve të Shqipërisë londineze.
Për jetën dhe veprimatrinë kombëtare të Jusuf Azemit,profesor Riza Sadiku,botoi Monografinë me të dhënat historike dhe të bollshme arkivore ,,Hafëz Jusuf Azemi,një jetë për kauzën shqiptare në mërgim,, Botues: Muzeu i Kosovës, Prishtinë, 2012
Mërgata shqiptare në Amerikë po ndahet sot nga veprimtari më i vjetër në mërgatën Jusuf Azemi dhe, si thuhet me gjuhën e De Radës,këndej detit në Amerikën e largët me kujtimet tona se e patëm për nder të punojmë e të veprojmë afër me zemrën dhe shpirt atdhe,që,shpeshherë na thoshte:Po të kem edhe një jetë,unë përseri do të bëja luftën time për kombin dhe popullin shqiptar për një Shqipëri Etnike në Ballkan!
Lajme nga vendi
Kallëzim penal kundër 35-vjeçarit nga Tetova, nën dyshimin për kryerje “dhunë” dhe “denoncim i rremë i veprës penale”.
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër 35-vjeçarit me iniciale P.I. nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “dhunë” dhe “denoncim i rremë i veprës penale”.
Më 9 janar 2026, i denoncuari kishte raportuar rrejshëm në polici se në një hapësirë parkingu para një ndërtese në Tetovë, ishte sulmuar fizikisht nga një burrë dhe ishte goditur me një send të fortë nga një grua.
Megjithatë, pas ndërmarrjes së masave hetimore nga ana e policisë, u vërtetua se e vërteta ishte krejt ndryshe. U konstatua se ishte vetë P.I. ai që kishte nisur një zënkë me një person tjetër dhe e kishte sulmuar atë fizikisht. Për këtë arsye, ai tashmë do të përballet me drejtësinë jo vetëm për dhunën e ushtruar, por edhe për tentativën për të mashtruar organet e rendit.
Lajme nga vendi
Ministri Sali në takimin ministror të KE-së për zbatimin e CBAM
Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në takimin ministror kushtuar Mekanizmit për Rregullimin e Karbonit në Kufij (CBAM), ku theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj objektivave evropiane për dekarbonizim dhe përafrim me legjislacionin klimatik dhe energjetik të BE-së.
Takimi u organizua nga Komisioni Evropian për të informuar vendet e Ballkanit Perëndimor mbi zhvillimet e fundit lidhur me zbatimin e Mekanizmit për Rregullimin e Karbonit në Kufij (CBAM), i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2026 dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e zgjerimit dhe në sektorët energjetikë të rajonit.
Ai theksoi se në janar 2026 Qeveria miratoi projekt-Ligjin për Veprim Klimatik, i cili vendos bazën ligjore për sistemin e monitorimit, raportimit, verifikimit dhe akreditimit të emetimeve, si hap kyç drejt vendosjes së çmimit të karbonit.
Ministri Sali theksoi se vendi po punon aktivisht edhe për integrimin e tregut të energjisë elektrike me sistemin evropian, si pjesë e integrimit gradual në tregun e përbashkët evropian të energjisë.
Sa i përket CBAM-it, ai theksoi se Maqedonia e Veriut i mbështet objektivat e mekanizmit, por është e nevojshme të merren parasysh veçoritë specifike të vendeve kandidate dhe palëve të Komunitetit të Energjisë, veçanërisht për shkak të ekspozimit ndaj dallimeve të çmimeve dhe sfidave teknike në tregtinë ndërkufitare të energjisë.
Ai bëri thirrje për një zbatim të kujdesshëm dhe gradual, përfshirë zgjatjen e periudhës tranzitore, me qëllim shmangien e efekteve negative në tregjet rajonale dhe mbështetjen e integrimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.
Ministri Sali theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj agjendës së gjelbër evropiane dhe futjes graduale të instrumenteve për çmimin e karbonit, me synimin përfundimtar të një tregu energjetik evropian të integruar, të sigurt dhe të dekarbonizuar.
Lajme nga vendi
Aftësitë e fituara përmes mësimit joformal dhe përvojës praktike do të mund të validohen përmes Qendrave Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim
Të gjitha shtatë Qendrat Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim, krahas funksionimit si institucione arsimore për arsimin e mesëm të detyrueshëm, nga sot do të mund të validojnë edhe njohuritë dhe aftësitë e popullsisë më të rritur, të fituara përmes mësimit joformal dhe përvojës praktike.
Nëntëmbëdhjetë këshilltarë për arsim joformal dhe mësim nga përvoja dhe 20 vlerësues nga Qendrat Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim në Mansastir, Tetovë, Kumanovë, Veles, Ohër, Strumicë dhe Shtip, e përfunduan me sukses trajnimin që gjatë periudhës së kaluar u realizua nga ana eQendrës për Arsimin e të Rriturve dhe sot, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, morën certifikatat me të cilat do të mund të validojnë njohuritë dhe aftësitë e qytetarëve më të rritur.
“Kjo është edhe një dëshmi për funksionimin e suksesshëm të Qendrave Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim. Në të ardhmen, të gjithë qytetarët që do të dëshirojnë të marrin një dokument formal për njohuritë dhe aftësitë e fituara ndër vite jashtë shkollës do të mund ta bëjnë këtë në njërën nga shtatë qendrat. Certifikata që do të marrin do t’u shërbejë për avancim të mëtejshëm profesional dhe në karrierë”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska.
Kjo risi është përcaktuar në Ligjin për Arsimin e të Rriturve, ndërsa përveç validimit të arsimit joformal, Qendrat Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim do të zhvillojnë edhe procese rikualifikimi dhe kualifikimi shtesë të punëtorëve.

