Connect with us

Lajme nga vendi

MPB dhe SHGM me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka mbajtur takim pune me grupin punues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, në të cilin u promovua  Protokolli i përgatitur për sigurinë e gazetarëve në internet, me fokus për gazetaret.

Si rezultat i zhvillimit të këtij protokolli, ndër të tjera, në Ministrinë e Punëve të Brendshme është caktuar një person-pikë kontakti  për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve dhe në përgjithësi punonjësve të medias. Protokolli ofron hapa praktike që gazetarët të veprojnë kur janë subjekt i një kërcënimi përmes rrjeteve sociale dhe në përgjithësi në internet, përmes përfshirjes proaktive të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbrojtjen e punonjësve të medias. Ky është një nga aktiviteteve të rradhës  të zhvilluara bashkërisht nga MPB-ja she SHGM-ja  për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve, që nga viti 2017, kur u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi.

Në takim u diskutua edhe për aspekte të tjera të sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre, kërcënimet që janë të pranishme në hapësirën e internetit, nevojën për raportim të lirë dhe të papenguar të ngjarjeve në terren, efikasitetin në mbrojtjen e gazetarëve me zbatim të plotë të instrumenteve ligjore që kanë institucionet dhe u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes MPB-së dhe SHGM-së.

“Është e qartë se impenjimi  ynë si ministri është që gazetarëve t’u ofrojmë të gjitha kushtet që ata ta bëjnë punën e tyre pa probleme dhe këtë e kemi treguar që nga viti 2017 e deri më tani. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë, sepse liria e mediave është një nga shtyllat bazë mbi të cilën mbështetet demokracia. Dhe ky protokoll, në përpilimin e të cilit kanë marrë pjesë përfaqësues të MPB-së, SHGM-së dhe ekspertë të komunitetit akademik, ofron zgjidhje që do të kontribuojnë që çdo gazetar, veçanërisht femrat gazetare, të ndihen të sigurtë, por edhe të dijnë të veprojnë në rastet e kërcënimeve online. Për ne liria e gazetarëve është prioritet dhe në atë drejtim vazhdojmë me aktivitete të rradhës në bashkëpunim me SHGM-në. Në periudhën paraprake  kemi kryer trajnime të shumta, së bashku me SHGM-në dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, kemi zhvilluar Doracakun për sigurinë e gazetarëve gjatë ngjarjeve me rrezikshmëri të lartë dhe sot mund të konstatojmë se është përgatitur  edhe Protokolli për sigurinë e gazetarëve në internet”, theksoi ministri Spasovski.

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski tha se ky Protokoll është një hap plus në ndërtimin e një atmosfere të sigurt për të punuar gazetarët.

“Besojmë se ky është një hap pozitiv në kuadër të rritjes së sigurisë së kolegëve gazetarë. Sot ne jo vetëm përballemi me kërcënime për sigurinë tonë, por përballemi edhe me rrezikun e kërcënimeve online, ku fatkeqësisht, viktimat kryesore janë gazetaret. Në këtë mënyrë presim që të zvogëlohen sulmet dhe rreziku prej tyre dhe të zhduket mosndëshkimi i autorit. Shpresojmë që rekomandimet që gjenden në këtë Protokoll do ta gjejnë vendin e tyre në krijimin  e një atmosfere të sigurt për punën e gazetarëve”, tha Çadikovski.

Në procesin e përgatitjes së këtij Protokolli janë bërë analiza të gjëra, është përdorur literatura aktuale ligjore për këtë temë, si dhe praktika të shumta institucionale, për të gjetur qasjen më të mirë për mbrojtje dhe siguri më të madhe të gazetarëve në internet. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet mundësia e autocensurës për shkak të frikës ekzistuese të sulmit dhe do të rritet liria e shprehjes dhe standardet profesionale gazetareske. Anëtarë të grupit punues të përbërë për përgatitjen e këtij protokolli nga SHGM-ja ishin Mlladen Çadikovski dhe Dragan Sekullovski, Nikolla Dujovski, profesor në Fakultetin e Sigurisë Shkup në USHKO Manastir, Jasna Baçovska Nediq, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” Shkup, Toni Angellovski, ndihmës i ministrit për Marrëdhënie me Publikun dhe Planifikim Strategjik në MPB, ndërsa nga femrat gazetare në grupin punues ishin Sashka Cvetkovska, Evi Shkopi dhe Kristina Atovska.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)

Published

on

Me një ceremoni solemne në Kukës të Shqipërisë, është inauguruar simboli i
shqiponjës që është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani. Monumenti
“Shqiponja”, u vendos në këtë pikë tek e cila kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin
me Rrugën e Kombit poashtu përmes kërij rreth rrotullimi realizohen edhe hyrje
daljet nga Rruga e Kombit të qytetarëve të Hasit. Në ceremoninë e sotme solemne,
krahas donatorit Lazim Destani me bashkëpuntorët e tij ishte i pranishëm edhe
kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj dhe deputeti i zonës së Kukësit
Pandeli Majko.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, pas prerjes së shiritit, filantropi tetovar Lazim
Destani tha se ndihet krenar që shqiponja tash e tutje do të qëndrojë në këtë vend
pasi që është simboli ynë që na bën krenar. Ai tha se vjen nga një fshat i malësisë
së Tetovës, Bozovcë, ku është rritur dhe me Kukësin i ndan vetëm një kodër.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj tha se Kukësi është qyteti
që i bashkon të githë shqiptarët përmes rrugës së Kombit.
Në shenjë vlerësimi për dashurinë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për
Kukësin, filantropit Lazim Destanit i është dorëzuar çelësi e Qytetit, simbol i
mirënjohjes dhe respektit të përbashkët. Çelësi i është ndarë nga ana e kryetarit të
Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj. Për Destanin ky është një moment i veçantë në
jetën e tij,
Ky monument është dhuruar në Tiranë për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së
shtetit shqiptar dhe prej sot do të qëndrojë në trekëndshin e tre shteteve, Shqipëri,
Kosovë dhe Maqedoni. Shqiponja poashtu do të ketë edhe aksesorët ndihmës dhe
sistemin e ndriçimit dekorativ./TV KOHA /

Continue Reading

Lajme nga vendi

Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat

Published

on

Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.

“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës

Published

on

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.

Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.

“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.

Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”

Continue Reading

Më të lexuarat