Lajme nga vendi
Muaji i Ramazanit, qytetarët ankohen për çmimet: Duam të blejmë, s’kemi para
Në krizë ekonomike, me shportë konsumatore të shtrenjtë, ndërsa të ardhura të ulëta, besimtarët myslimanë kanë filluar përgatitjet për muajin e Ramazanit. Mes dëshirës që ta ruajnë frymën e Ramazanit, me shumë ushqime në tryezën e iftarit e syfyrit, qytetarët e anketuar thonë se do të shkurtojnë listën e blerjeve krahasuar me vitet e kaluara.
“Po. Po ngadalë ngadalë po blejmë, sa e kemi xhepin aq… Po heqim nga pak prej secilit send, ta kalojmë Ramazanin si duhet… (A keni me prit mysafirët njëjtë) Po kësmet.”
“ Patjetër duhet, ka ardhur koha… Patjetër duhet të bëjmë shkurtime se nuk janë mundësitë siç kanë qenë më herët. Kështu që diçka po diçka jo… Normal, inshaAllah na vijnë mysafirët.”
“Nuk mund të presim sikur kemi pritur, se nuk ka, kushtet janë më të rënda, nëse në Ramazan i ke thirr 20 vetë, tani duhet të thërrasësh 10, pak numrin më të vogël.”
“ Më pak”.
Shitësit thonë se këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara në këtë periudhë ka shumë më pak shitje.
“Njerëzit duan të përgatiten, por nuk kanë të ardhura prej askund. Çmimet nuk janë të lira dhe nuk kanë, me një rrogë ku t’i çon paratë më parë, a të paguajë rrymën, a të blejë për të ngrënë e me pi, kanë shumë për të dhënë, ndërsa marrin pak. Kanë blerë më parë më shumë se çmimet ishin më të lira, dani më të shtrenjta, me 1000 denarë më herët kanë mbushur 2 kese, ndërsa tani një.”
“Jo jo, prapë njësoj është, sikur ka qenë më herët, nuk kanë njerëzit të holla…shumë ka dallim shumë është më dobët këtë vit.”
“Kanë nis me ble, çmimet janë shumë të larta…( A po blejnë njëjtë sikur vitet e kaluara?) Normal ashtu njëjtë..( Ju personalisht a jeni përgatit për Ramazan) Po jemi përgatit… Normal se më herët ishte viruse, tani do të ketë mysafir, do të jetë Ramazani si më herët”.
Dita e parë e muajit të Ramazanit, sipas kalendarit hënor është të enjten, ndërsa këtë vit qytetarët agjërojnë 29 ditë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
“TETOVA OPEN – BILARDO” FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)
Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.
Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.
Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.
Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.
EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo
Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.
Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.
IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut
BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova
Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.
Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Lajme nga vendi
Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

