Connect with us

Lajme nga vendi

Sërish anulohet seanca gjyqësore për “Besa Trans”,

Published

on

Është anuluar seanca gjyqësore për parregullsinë në dokumentacione të kompanisë “Besa Trans” pasi që pronari i kësaj kompanie, Shaban Hoxha ende nuk është kthyer prej jashtë shtetit pasi kishte shkuar 1 muaj më herët sipas tij, për shkak të rastit të vdekjes të një familjari të afërm. Deri tani disa herë janë anuluar seancat gjyqësore për këtë rast ndërkaq në një prej autobusëve të kësaj kompanie, e cila sipas prokurorisë, ka përdorur certifikatë licence e cila nuk ishte lëshuar nga organet kompetente të vendit, në nëntor të vitit të kaluar si pasojë e një aksidenti në Bullgari, humbën jetën 45 persona në mesin e të cilëve 12 fëmijë./A.R.

Advertisement

Lajme nga vendi

Vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje nga sot deri më 31 gusht

Published

on

Prej sot deri më 31 gusht vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyll dhe toka pyjore në territorin me të cilin ekonomizon NP “Pyjet Kombëtare”. Ndalesa, siç informojnë vendoset duke marrë parasysh rrezikur e rritur nga paraqitja dhe përhapja e zjarreve në ambient të hapur për periudhën kohore në terminin nga ora 00:00 deri në 24:00. Lëvizja do të jetë e mjaftueshme vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga filialja e NP “Pyjet e Maqedonisë”-Shkup për rajonin me të cilin ekonomizon Drejtoria.

Për mosrespektimin e kësaj ndalese, individët që kapen duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten me gjobë prej 1500 deri në 2000 euro në kundërvlerë të denarit.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, siç informojnë nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, më 26 qershor sipas nenit 57, paragrafi 3, ka dhënë pëlqim për ndalesë të plotë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore që do të hyjë në fuqi nga 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025.

Ndalesa e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore nuk vlen për punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup dhe degët e saj, si dhe për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ministrisë së Mbrojtjes, Policisë Pyjore, Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti (ISHPGJ), subjektet që kryejnë aktivitete pyjore – prerje, furnizim dhe transport të drurit dhe asortimenteve të drurit në zonat e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, anëtarët e shërbimit të rojeve të gjahut dhe zyrtarët nga përdoruesit e gjahut në vendet e gjuetisë që kryejnë punë për përdoruesin e gjahut në vendin e gjuetisë dhe për personat që kanë leje me shkrim për të lëvizur në pyjet e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup.

Ndalesën e zbatojnë të punësuarit nga NP “Pyjet Kombëtare” të cilët kryejnë veprimtari mbrojtëse, Policia Pyjore, MPB dhe ISHPGJ.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Digjen tre autobusë dhe një furgon në Koçan

Published

on

Tre autobusë dhe një furgon u dogjën mbrëmë në një parking në dalje të Koçanit pranë një pompe benzine pranë Orizarës.

Sipas MPB-së, zjarri u shua nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Shtipi, ndërsa nuk pati të lënduar.

Një ekip nga Departamenti i Zjarrfikësve të Koçanit do të kryejë inspektim gjatë ditës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup: Kurrë më afër anëtarësimit se sot

Published

on

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në Samitin dyditor mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili është fokusuar në zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se vendet e Ballkanit janë sot më afër se kurrë realizimit të aspiratës për anëtarësim në BE.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht,” u shpreh Rama.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se mbrëmjen e së hënës kanë pasur një darkë në Shkup, ku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.

Ai para mediave tha se është kënaqësi ta vizitojë Shkupin, vend që bashkërisht me shtetet e tjera synon anëtarësimin në BE.

Advertisement

Kurti përmendi edhe marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbi pikat e përbashkëta të kontrollit.

“Me këtë rast kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë, ku kemi diskutuar për Planin e Rritjes. Kënaqësi të vij në Shkup, tash kur kemi pika të përbashkëta kontrolli. Ajo Han i Elezit – Bllacë, që më 12 prill u funksionalizua dhe ajo Glloboçicë-Jazhincë, që më 28 maj u funksionalizua. Si rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta me Qeverinë Mickovsksi, më 18 nëntor në Prishtinë, në mbledhjen e përbashkët”, ka thënë ai.

Gjatë samitit, pritet që liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian të diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes, një nismë që synon të afrojë më shumë vendet e rajonit me tregun e përbashkët evropian dhe të nxisë zhvillimin ekonomik.

Në sesionin hapës, pjesëmarrësve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse kryeministri i RMV-së Hristian Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Samiti pritet të ketë dy panele diskutimi:

Advertisement

Në panelin e parë me temë “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, liderët e rajonit, përfshirë kryeministrin Rama, do të diskutojnë mbi përparimin dhe zbatimin e iniciativave kryesore të Planit të Rritjes, veçanërisht ato të Shtyllës 1 që përfshin turizmin, mbrojtjen e konsumatorit dhe lehtësimin e qarkullimit në kuadër të “Autostradës” së Tregut të Përbashkët.

Ndërkohë, paneli i dytë, i titulluar “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes”, do të mbledhë ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të institucioneve evropiane, organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues, për të analizuar detajet teknike të secilës shtyllë dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm drejt integrimit.

Continue Reading

Më të lexuarat