Lajme nga vendi
Ndryshimet në nëntë ligjet për autostradat sot në Kuvend
Ndryshimet dhe plotësimet e nëntë ligjeve lidhur me autostradat që duhet t’i ndërtojë konsorciumi turko-amerikan “Behtel dhe Enka“ janë në rend dite të mbledhjes së sotme të 112-të në Kuvend. Të gjitha ligjet janë në procedurë të shkurtuar, ndërsa propozues janë një grup deputetësh nga shumica qeveritare.
Në rend dite të mbledhjes janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për tokën bujqësore, shpronësimin, planifikimin urbanistik, atë për ndërtim… Si pikë e funditë e rendit të ditës janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe nomnimin e partneritetit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (akset: Tetovë – Gostivar – Bukojçani dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Koridori 10d (akset në autostradën Prilep – Manastir) në procedurë të shkurtuar.
Krahas seancës së 112-të, Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdimin edhe të shtatë seancave, atë të 50-të, 71-të, 79-të, 86-të, 100-të, 103-të dhe 106-të.
Në kuadër të vazhdimit të mbledhjes së 50-të deputetët duhet ta rishqyrtojnë Propozim-ligjin për procedurën gjyqësore në lexim të parë.
Nga rendi i ditës i seancës së 71-të kanë mbetur edhe disa pika, Raporti vjetor i punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2021, Raporti Vjetor për punën e Komisionit shtetërorë për ankesat e prokurimeve publike për vitin 2021, ndryshimet e propozuara të Ligjit për marrëdhënie të punës në lexim të parë dhe Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, në procedurë të shkurtuar, Informacioni për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
E pashqyrtuar është edhe pika për Interpelancën e punës së kryetares së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes baskësive Sonja Mirakovska iniciuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Nga rendi i ditës i mbledhjes së 86-të kanë mbetur edhe dy pika, Ligji për planin hapësinor të Parkut kombëtar Pelister 2016-2030 dhe Propozim-Ligji për ndryshim të Ligjit për disiplinë financiare në lexim të parë.
Deputetët në kuadër të vazhdimit të seancës së 100-të duhet t’i shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjet për huazim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas marrëveshjes së kredisë për financimin e Projektit “Ndërtimi i një aksi të ri dhe rindërtim të atij ekzistues Bellakovc – Kriva Pallankë – pjesa lindore e hekurudhës së Korridorit VIII, faza 2 dhe Projekt-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për taksat administrative që të dyja në procedurë të shkurtuar.
Në kuadër të vazhdimit të seancës së 103-të, deputetët duhet t’i rishqyrtojnë ndryshimet e propozuara të Ligjit për punësim të personave invalidor, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim në Kodin penal, Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për tarifat doganore, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 106-të. Nga rendi i ditës së seancës janë edhe disa pika, si Propozimi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës së fëmijëve, Propozim-ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Ukrainës, Propozim-ligji për shpalljen e Kanionit të Matkës për monument natyror në lexim të parë.
Lajme nga vendi
SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C
Pas valës së pazakontë të të ftohtit që solli reshje bore në Malin Sharr dhe në Pelister të premten, më 24 korrik, si dhe pas mëngjesit të sotëm jashtëzakonisht të freskët për muajin korrik, Maqedoninë e pret një tjetër ndryshim i fortë i motit.
Meteorologu Sllavço Poposki njofton se nga fillimi i javës vendi do të përfshihet nga një masë shumë më e ngrohtë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.
“Që nga e hëna dhe gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të shënojnë rritje të shpejtë. Në pjesën më të madhe të Maqedonisë ato do të kalojnë 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Povardarisë dhe në pjesën juglindore të vendit do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius”, thekson Poposki.
Sipas tij, vetëm gjatë ditës së hënë, më 27 korrik, priten dukuri lokale të paqëndrueshme të motit, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Nga e marta, më 28 korrik, moti do të stabilizohet plotësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell, i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta lokale.
Poposki paralajmëron se këto ndryshime të menjëhershme dhe të mëdha të temperaturave mund të kenë ndikim negativ, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.
Lajme nga vendi
Sërish shtrenjtohen karburantet nga mesnata
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 5,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,726 denarë për kilogram.
Nga data 28.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,099 (denarë/kilogram)
Lajme nga vendi
“TETOVA N`FESTË”: “KREJT E THIRRIN REXHËN” NË ATMOSFERË VERORE!
Nën qiellin e hapur të Banjës së Tetovës, qytetarët patën mundësinë të ndjekin shfaqjen e filmit “Krejt e Thirrin Rexhën”, në kuadër të manifestimit Vera Tetovare, Tetova n’Festë.
Një mbrëmje e bukur kinematografike, e mbushur me emocione, humor dhe atmosferë të veçantë, që bëri bashkë qytetarë të të gjitha moshave.
Tv Koha takoi edhe Artistin e ri nga Tetova, Ledion Mulaku, i cili hapat e parë në aktrim i ka bërë që në moshë të hershme, duke qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon, duke përfshirë filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, serialin ndërkombëtar Sunrise, si dhe projektin e fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ai interpreton një nga rolet protagoniste dhe është vlerësuar me çmimin Best Young Actor.
Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia jonë.
Vera tetovare riktheu në Tetovë filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” me një mbrëmje të veçantë kushtuar artit dhe kinematografisë shqiptare.
Ambienti I hapur në Banjë të Tetovës u bë arenë e gërshetimit të brezave dhe interesimit të jashtëzakonshëm të publikut tetovar.
U shijua së bashku një film I jashtëzakonshëm në një atmosferë të bukur verore, ku sipas organizatorëve, “Tetova N`Festë” vazhdon të sjellë kulturë, art dhe argëtim në çdo cep të qytetit.
/Tv Koha/

