Connect with us

Uncategorized

Zendeli: Pa largimin e 20 përqindëshit, nuk votoj ndryshimet kushtetuese

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Besa bëri zotim publik se nuk do të marrë pjesë në debatin për ndryshimet kushtetuese nëse si pjesë e propozimit nuk është edhe heqja e 20 përqindëshit për gjuhën shqipe. Ai madje tha se as nuk do t’i votojë këto ndryshime pa 20 përqindëshin.

“Jo, jo, nuk i votoj. E them hapur. Nëse 20 përqindëshi nuk është pjesë e debatit dhe pjesë e propozimit që ne të diskutojmë në parlament për çështjen e 20 përqindëshit. Nuk do të votohet çështja e premabulë. Kjo është çështje e pozicionit tonë”, deklaroi Fadil Zendeli në Klan Debat.

Këto qëndrime të Zendelit i kundërshtoi deputetja e BDI-së, Arta Bilalli, e cila e akuzoi Fadil Zendelin se po i bën shërbim VMRO-DPMNE-së për të shtuar euroskepticizmin në vend.

Advertisement

Lajme nga vendi

“SHKËLQIMI 26”: STËRVITJE TESTUESE PËR STANDARDET E NATO-s!

Published

on

Me pjesëmarrjen e rreth 1.500 pjesëtarëve të Armatës dhe me mbështetje nga monitorues të NATO-s, nga 19 deri më 27 prill në poligonin ushtarak Krivollak dhe në disa lokacione të tjera në vend do të realizohet ushtrimi taktik “Shkëlqimi 26”.

Nga 19 deri më 27 prill do të mbahet stërvitja ushtarake “Shkëlqimi 26”. Bëhet fjalë për një stërvitje taktike në terren me qitje reale, ku do të marrin pjesë rreth 1.500 ushtarakë.

Gjatë stërvitjes do të përdoren mjete të blinduara, helikopter transporti, mortaja, dronë, si dhe automjetet e blinduara për zbulimin dhe shkatërrimin e mjeteve shpërthyese “Husky 1” dhe “Husky 2”. Automjetet “Stryker” nuk do të përfshihen për arsye administrative.

Njësitë do të duhet të dëshmojnë aftësinë e tyre për të reaguar në më shumë se 20 skenarë të simuluar, që përfshijnë situata dhe incidente të ndryshme, përfshirë edhe forca kundërshtare.

Stërvitja do të zhvillohet nën mbikëqyrje dhe drejtim të vazhdueshëm, pas së cilës do të bëhet vlerësimi nga rreth 40 ekspertë të certifikuar. Pjesa më e madhe e aktiviteteve do të realizohen në poligonin ushtarak të Krivolak.

Advertisement

Nëse gjatë këtij muaji stërvitja “Shkëlqimi 26” merr vlerësim pozitiv nga vlerësuesit e Aleancës, njësia do të vihet plotësisht në dispozicion të komandantit të NATO-s, e gatshme të përballet me sfidat që sjellin tensionet gjeopolitike – nga Lindja e Mesme deri te konflikti ruso-ukrainas.

Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka njoftime për angazhimin e drejtpërdrejtë të kësaj njësie.

Continue Reading

Uncategorized

Kasami uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për të gjithë besimtarët

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si moment reflektimi, bashkimi dhe gëzimi shpirtëror.

Në mesazhin e tij, ai ka vënë në pah se pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi, kjo festë sjell paqe dhe shpresë për të gjithë.

“Pas një muaji reflektimi, sakrifice dhe përkushtimi, sot festojmë! Gëzuar Fitër Bajramin gjithë besimtarëve myslimanë. Uroj që ky Bajram t’ju sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Le të jetë një moment i afrimit të zemrave dhe gëzimit të shpirtit”, thuhet në urimin e Kasamit.

 

Continue Reading

Uncategorized

Bilall Kasami uron muajin e Ramazanit: Ramazani le të jetë muaj i shenjtë

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ua ka uruar besimtarëve musliman fillimin e muajit të Ramazanit

” Ramazani le të jetë muaj i shenjtë, një fillim i ri për shpirtin dhe një afrim më i madh me njëri tjetrin.

Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara 🤲

Continue Reading

Më të lexuarat