Lajme nga vendi
Rrogat e zyrtarëve, nismë për ndryshime ligjore nga një zyrë avokatie

Një zyrë avokatie nga Struga ka parashtruar nismën për ndryshim të nenit 11 të Ligjit për rrogat e personave të zgjedhur dhe emëruar, me çka baza për përllogaritjen e rrogave të bartësve të funksioneve do të definohet si minimale për rrogën e paguar vitin e kaluar, e jo sipas rrogës mesatare.
Kjo nismë u është dërguar të gjitha grupeve parlamentare, ndërsa ka për qëllim bartësit e funksioneve të dëshmonë solidaritet me popullin në kohë krize, thonë parashtruesit e kësaj nisme.
Në këtë mënyrë do të harmonizoheshin rrogat e zyrtarëve të zgjedhur dhe emëruar në përputhje me standardin në vend.
“Është etike dhe morale që bartësit e funksioneve të dëshmojnë kredibilitet dhe solidaritet me popullin e tyre, të bëjnë ndryshime adekuate ligjore, të mos e lejojnë atë rritje të rrogave e cila është e lartë” – thotë Gligor Qatoski.
Nga zyra e avokatëve në Strugë, e cila ka parashtruar nismën poashtu theksojnë se rroga nuk duhet të jetë motivi kryesorë i zyrtarëve shtetërorë, por përgjegjësi për të kontribuar për interesat e shtetit dhe qytetarëve.
“Në këtë mënyrë zyrtarët përsëri do të kishin rroga mbi mesataren, ndërsa do të dëshmonin se solidarizohen me popullin. Poashtu do të dëshmonin se funksionin e marrin jo për benefitet financiare dhe privilegjet, por si ndjenjë përgjejgësie” – u shpreh Qatoski.
Reagimet e opinonit erdhën pas vendimit të Gjykatës kushtetuese për të anuluar pjesë nga ligji për rrogat dhe kompensimet tjera të zyrtarëve të zgejdhur dhe emruar duke rritur ndjeshëm rrogat e zyrtarëve të zgejdhur dhe emruar.
Kundër rritjes së pagave me 78% është shprehur edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa Qeveria ka paralajmëruar një zgjidhje ligjore për këtë çështje. Por, deri sa të vijë zgjidhja ligjore zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar morën rrogën e parë me rritje, siç parasheh vendimi i gjykatës kushtetuese. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
Lajme nga vendi
Vdes tetovari në një kafene në Tetovë

Sot në mesditë, në rrugën e Ilindenit në Tetovë ka ndërruar jetë një 46 vjeçar (1979) nga Tetova me inciale B.I nga Tetova. Sipas informacioneve të policisë, I njejti ka qenë ulur në një kafene dhe në një moment I është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e Ndihmës së Parë dhe Policisë së Tetovës. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë vetëm ka konstuar vdekjen e 46 vjeçarit. Priten që gjatë ditës të ketë detaje tjera rreth këtij rasti tragjik.
Lajme nga vendi
Vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje nga sot deri më 31 gusht

Prej sot deri më 31 gusht vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyll dhe toka pyjore në territorin me të cilin ekonomizon NP “Pyjet Kombëtare”. Ndalesa, siç informojnë vendoset duke marrë parasysh rrezikur e rritur nga paraqitja dhe përhapja e zjarreve në ambient të hapur për periudhën kohore në terminin nga ora 00:00 deri në 24:00. Lëvizja do të jetë e mjaftueshme vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga filialja e NP “Pyjet e Maqedonisë”-Shkup për rajonin me të cilin ekonomizon Drejtoria.
Për mosrespektimin e kësaj ndalese, individët që kapen duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten me gjobë prej 1500 deri në 2000 euro në kundërvlerë të denarit.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, siç informojnë nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, më 26 qershor sipas nenit 57, paragrafi 3, ka dhënë pëlqim për ndalesë të plotë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore që do të hyjë në fuqi nga 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025.
Ndalesa e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore nuk vlen për punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup dhe degët e saj, si dhe për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ministrisë së Mbrojtjes, Policisë Pyjore, Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti (ISHPGJ), subjektet që kryejnë aktivitete pyjore – prerje, furnizim dhe transport të drurit dhe asortimenteve të drurit në zonat e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, anëtarët e shërbimit të rojeve të gjahut dhe zyrtarët nga përdoruesit e gjahut në vendet e gjuetisë që kryejnë punë për përdoruesin e gjahut në vendin e gjuetisë dhe për personat që kanë leje me shkrim për të lëvizur në pyjet e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup.
Ndalesën e zbatojnë të punësuarit nga NP “Pyjet Kombëtare” të cilët kryejnë veprimtari mbrojtëse, Policia Pyjore, MPB dhe ISHPGJ.
Lajme nga vendi
Digjen tre autobusë dhe një furgon në Koçan

Tre autobusë dhe një furgon u dogjën mbrëmë në një parking në dalje të Koçanit pranë një pompe benzine pranë Orizarës.
Sipas MPB-së, zjarri u shua nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Shtipi, ndërsa nuk pati të lënduar.
Një ekip nga Departamenti i Zjarrfikësve të Koçanit do të kryejë inspektim gjatë ditës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve