Uncategorized
Keyetari i Komunës së Bogovinës uron Fitër Bajramin!

Keyetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu ka uriar Fitër Bajramin, Emshiu ka shkruar:
Të nderuar qytetarë,
Uroj që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit dhe zemrave tona duke dëshiruar që të përcillet jo vetëm me urime, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Në emër të komunës së Bogovinës dhe në emrin tim personal ju uroj për shumë vite festa e Fitër Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë me ju dhe familjet tuaja.
Me respekt, i juaji
Besnik Emshiu”
Postimi i Plotë
Lajme nga vendi
Ujëmatës dhe kyçje në ujësjellës për lagjen “146”

Pas shumë problemeve me ujin e pijshëm, më në fund në lagjen 146 në Tetovë filloi kyçja në rrjetin e ri të ujësjellësit. Paralelisht me këtë ka filluar edhe vendosja e ujëmatësve. Me këtë pritet që të zgjidhet problemi shumëvjeçar për këta banorë të cilët me dhjetëra herë kanë kërkuar nga autoritetet lokale që të gjendet zgjidhje për ujin e pijshëm. Në këtë lagje e cila ka infrastrukturë problematike për shkak se është e vendosur në kodër (rrugës për në Kodrën e Diellit), procesi i kyçjes së amvisërive në rrjetin e ujësjellësit dhe vendosja e ujëmatësve pritet që të sjell ujë të mjaftueshëm për këta banorë.
Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri”, ky projekt do t`i kushtojë rreth 1.5 milionë euro ndërsa banorët nuk do të paguajnë asgjë. “E gjithë lagjeja 146 së bashku me lagjen 188 do të furnizohen nga rrjeti i ri i ujësjellësit. Janë diku rreth 3 mijë shtëpi. Pra, e gjithë kjo zonë do të ketë kyçje në rrjet deri tek rruga e Lubotenit. Për çdo shtëpi do të ketë kyçje të re dhe ujëmatës. Një kyçje dhe një ujëmatës ndërmarrjes i kushton rreth 500 euro, ndërsa i tërë projekti kushton 1.5 milionë euro, komplet is projekt. Banorët nuk të paguajnë për kyçje dhe ujëmatës por më pas uji do të faturohet në bazë të harxhimeve”, deklaroi Valon Zeqiri, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri”.
Banorët shprehen se krahas ujit të pijshëm, në këtë lagje mungon edhe rrjeti i kanalizimit fekal dhe atmoseferik. Sipas banorëve, erë e rëndë kundërmon sidomos gjatë stinës së verës. Ata kërkojnë që edhe ky problem të merret parasysh nga autoritetet lokale. “Besojmë se problemi me ujin e pijshëm do të zgjidhet, ndërsa është një problem tjetër. Këtu tërë kanalizimi përfundon në oborrin tim. Para shtëpisë sime vjen erë e rëndë sepse ka një rrjet kanalizimi i parregulluar dhe i tërë uji i kanalizimeve prej lart kalon përmes shtëpisë time. Kemi bërë kërkesë, nuk është bërë asgjë. Ne i paguajmë faturat, por problemi nuk zgjidhet. Jemi mirënjohës për ujin por kanalizimi është shumë problem për neve”, thotë një mërgimtar.
Për shkak të poztës gjeografike, kjo lagje gjithmonë ka patur probleme me ujin e pijshëm, kanalizimin dhe mungesë të infrastrukturës së mirëfilltë. Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” shpresojnë se përfundimisht problemi me ujin e pijshëm në këtë lagje do të zgjidhet, ndërsa kyçja në rrjetin e ri të ujësjellësit dhe vendosja e ujëmatësve do të vazhdojë edhe në lagjet tjera.
TV KOHA
Lajme nga vendi
Toshkovski: Siguria në komunikacion është prioritet për MPB-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Pançe Toshkovski së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev dje i vizituan nëpunësit policorë nga Njësia mobile për siguri në komunikacion dhe nga sektori motorizues, në lagjen Ilinden, të cilët po kryejnë kontrolle në kuadër të aksionit operativ “Trafik i sigurt”.
Siç kumtoi MPB, theksi i kontrolleve të përforcuara të djeshme ishte në drejtimin e rregullt me motorë dhe skuterë elektrik, si dhe mbajtjen e pajisjes mbrojtëse.
“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, posaçërisht atyre të cilët drejtojnë motoçikleta dhe skuterë elektrik, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos e tejkalojnë shpejtësinë, të mbajnë kaska mbrojtëse dhe të kontribuojnë për rritje të sigurisë në komunikacion”, tha ministri Toshkovski.
Nga MPB shtojnë se kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Uncategorized
Durmishi në “Top Tema”: BDI apo Fronti në çarje totale – kujt t’i “japin” komuna Taravarit apo Selës?

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Top Tema”, hodhi dritë mbi kaosin e brendshëm që po përjeton BDI dhe i ashtuquajturi “Front Evropian”, duke theksuar se tashmë gara e tyre nuk është për ide, por për pazare mes njëri-tjetrin.
“BDI apo Fronti është në krizën më të thellë të brendshme që ka përjetuar ndonjëherë. Deri dje flisnin për bojkot të zgjedhjeve lokale, sot nuk kanë as kë të kandidojnë”, tha Durmishi.
Ai shtoi se situata është aq e tensionuar, sa brenda Frontit do të jemi dëshmitarë të shpërthimeve të reja, pazareve dhe përplasjes së interesave personale, ku secili tenton të sigurojë ndonjë copë pushtet për vete.
“Taravari u kërkon komuna, Sela u kërkon komuna, edhe satelitët e tjerë kërkojnë pjesën e tyre. Të gjithë flasin për ndarje pushteti, por askush për qytetarin”, theksoi ministri.
Sipas tij, ky është dallimi mes dy blloqeve të sotme shqiptare “VLEN që ndërton një ofertë të re për qytetarët dhe BDI që sillet sikur komunat i ka në xhep.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve