Connect with us

Lajme nga vendi

Maqedoni, Grupi punues për ndryshimet kushtetuese këtë javë do të fillojë me punë

Published

on

Grupi punues për ndryshime kushtetuese pritet të mbajë seancën e parë të mërkurën ose të enjten, konfirmuan nga Ministria e Drejtësisë.

Grupi punues i ekspertëve, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, do të përbëhet nga Sali Murati – ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska – ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Bajram Polozhani – ish-gjyqtar kushtetuese, Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, Ana Çupeska – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Elena Mihajlova Stratilati – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Besa Arifi – profesoreshë në Universitetin e EJL-së dhe Marija Pandevska – profesoreshë në Institutin e Historisë Kombëtare.

Ndërsa partitë për anëtarë në Grupin punues kanë propozuar: Cvetanka Ivanova nga LSDM, Arbër Ademi nga BDI, Remzi Mehmedi nga Aleanca e Shqiptarëve, Sonja Mirakovska nga NSDP, Nano Ruzhin nga PLD, Hrista Najdanov nga RDM, Temelko Risteski nga Partia e Pensionistëve, Rametula Kuqi nga PDSH, Eran Kurtish nga Partia Lëvizja e Turqve dhe Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike e Turqve.

Lista e Grupit Punues do të plotësohet në periudhën e ardhshme me anëtarë të tjerë që do të kontribuojnë në përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ky trup punues është themeluar nga Ministria e Drejtësisë, e cila është ngarkuar nga Qeveria që të përgatisë propozimin iniciativë për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është qeveria. Pas përgatitjes së amendamenteve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Kuvendit.

Advertisement

Njëkohësisht do të mbahen dëgjime publike ekspertësh, ku ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund të shprehin qëndrimet e tyre.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha sot se çështja e amendamenteve kushtetuese për partinë e tij është mbyllur.

Për hapjen e Kushtetutës në Kuvend duhet të votojnë së paku 80 deputetë.

Advertisement

Lajme nga vendi

MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Published

on

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.

Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.

“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Published

on

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Published

on

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat