Lajme nga vendi
Dita botërore e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, SHMMP vitin e kaluar evidentoi 22 fatkeqësi me pasoja fatale
Me rastin e Ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë – 28 Prillit, Shoqata e Maqedonisë së veriut për mbrojtje gjatë punës (SHMMP), sot në parkun e stacionit të fundit të autobusit me numër 5 në Lisiçe të Re në Komunën Aerodrom, do të mbjellë 22 fidane, ndërsa numri i fidaneve, siç informuan nga shoqata, e pasqyron numrin e të vdekurve në vendin e punës gjatë vitit 2022.
Në ngjarje, në organizim të Shoqatës së inxhinierëve për mbrojtje Tutela Shkup, Shoqatës për mbrojtje gjatë punës së Komunës së Manastirit dhe Shoqatës për siguri gjatë punës “28 Prilli” Shkup do t’u ndahen shpërblime kompanive për praktika më të mira për siguri dhe mbrojtje gjatë punës për vitin 2022. Do të ndahen shpërblime edhe për nxënësit në kuadër të projektit “SMP që nga mosha e hershme”, miratuar nga Byroja për zhvillim të arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Janë paralajmëruar edhe fjalime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Emil Kërstanovski, koordinues i zyres së MOT për Maqedoni.
Në Raportin vjetor për fatkeqësi gjatë punës, që hollësisht do ta prezantojë sot MPPS, janë evidentuar 169 fatkeqësi gjatë punës në vitin 2022. Informata është në bazë të publikimeve në mediumet elektronike dhe të shtypura, si dhe të dhënat e komunikuara drejt tyre si shoqatë. Ky numër, informojnë nga shoqata, është konservator dhe në masë të madhe nuk e pasqyron numrin e vërtetë të fatkeqësive më të rënda në vendin e punës, që mesatarisht siç thonë, sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik deri në vitin 2020 është diku rreth 1500 rëndë të lënduar në nivel vjetor.
Në fokus të shënimit të Ditës botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës këtë vit tema është “Mjedis i sigurt dhe i shëndoshë si parim dhe e drejtë bazë e punës. Kjo datë njëherit është edhe Dita ndërkombëtare e komemoracionit dhe përkujtimit të të gjithë punëtorëve të cilët i humbën jetët për shkak të lëndimeve në punë dhe sëmundjeve profesionale.
Lajme nga vendi
MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar
Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.
Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.
Lajme nga vendi
Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.
„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.
Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.
Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.
„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.
Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

