Connect with us

Lajme nga vendi

Policia Financiare me kallëzim penal kundër dy personave fizikë dhe një personi juridik për mashtrim tatimor

Published

on

Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Publike Themelore Shkup ka shtruar padi penale kundër dy personave fizikë dhe një personi juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë për vepër të kryer penale mashtrim tatimor sipas nenit 279-a paragrafi 2 dhe nenit 22 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtuan sot nga Drejtoria e Policisë Financiare, personat fizikë të paraqitur, në cilësinë e drejtuesit, gjegjësisht kontabilistit të autorizuar të subjektit juridik të paraqitur, me qëllim që të përfitojnë dobi pronësore të paligjshme, gjatë vitit 2017 dhe vitit 2018 në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, i kanë shtruar tri paraqitje tatimore me të dhënave të rrejshme dhe të pavërteta për shumën e qarkullimit hyrës dhe shumën e TVSH-së hyrëse, në bazë të TVSH-së që e kanë paraqitur kanë kryer kthim të pabazë të TVSH-së në dobi të subjektit juridik të paraqitur në shumë të përgjithshme prej 14.507.184 denarë, për të cilën shumë e kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.zhurnal.

Advertisement

Lajme nga vendi

PËRSËRITJA E ZGJEDHJEVE NË KATËR KOMUNA MË 11 JANAR

Published

on

  • Është gjithnjë e më e qartë se 11 janari do të jetë data e zgjedhjeve të përsëritura
    në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Me propozimin e
    kreut të Kuvendit Afrim Gashi, pajtohet edhe kryeministri Hristijan
    Mickoski.“Mendoj se ishte 11 janari. Po, po na konvenon”, tha Hristijan Mickoski,
    Kryeministër.Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të përsëriten në afat prej 60
    ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve. Në një përgjigje ndaj kërkesave të opozitës
    shqiptare që zgjedhjet të mbahen më herët, kreu i Kuvendit Gashi thotë se këto nuk
    janë çështje të preferencave individuale.Opozita shqiptare kishte kërkuar që
    zgjedhjet të mbahen në fund të dhjetorit, atëherë kur mërgimtarët janë me pushime
    në vend.Kryetari i Kuvendit vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave të
    përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet
    nga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parime
    thelbësore:Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, Vlerësimi
    dhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, tha Kreu i Kuvendit, Afrim
    Gashi.Zgjedhjet lokale do të përsëriten në katër komunat ku nuk u arrit censusi i
    daljes prej të paktën 1/3 së votuesve më 19 tetor.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komuna e Tearcës së shpejti bëhet me nënstacion të zjarrfikësve

Published

on

Kanë filluar përgatitjet konkrete për hapjen e Njësisë Rajonale të Zjarrfikësve në komunën e Tearcës. Nga Komuna e Tearcës kanë bërë të ditur se tashmë është caktuar lokacioni ku do të vendosen zjarrfikësit e kësaj komune. Sipas kryetarit të Komunës së Tearcës Daut Memishi, lokacioni ndodhet në fshatin Përshefcë, ndërsa do të duhet që Komuna të bëjë disa investime për rikonstrumin e objektit. “E kemi një lokacion në fshatin Përshefcë, ku objekti duhet të riparohet dhe të kthehet në gjendje normale për t`u shfrytëzuar. Kushtet ne të cilët i treguan mysafirët nga Austria për të marrë ne grante dhe për të marrë të gjitha ata të mira të cilët mund t`i ofrojnë siç janë pajisjet e zjarrfikësve dhe kamion të cilët janë apostafat për punën të cilët duhet ta kryejnë në komunën tonë. Pasi që zjarrfkësit si punë e kanë edhe dhënien e ndihmës së parë kur ndodhin aksidente, në rajonin tonë kemi shumë aksidente dhe kjo për ne do të jetë një ndihmë shumë e madhe kur do të funksionalizohet” tha kryetari Memishi. Që të realizohet ky projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj Komune, gjatë ditës së sotme në këtë Komunë qëndruan përfaqësues të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë dhe përfaqësues të nga zjarrfikësit e Tirolit nga Austria.Komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë Avni Ameti është shprehur se do të ndihmojnë komunën e Tearcës që të jetësohet njësia e zjarrfikësve. “Presim që të hapim një nënstacion të zjarrfikësve këtu në Komunën e Tearcës.Interesimi është i mirë dhe bashkëpunimi me ambasadën e Austrisë dhe kolegët tanë nga Tiroli janë këtu për të na ndihmuar në këtë drejtim. Kemi angazhim maksimal edhe nga komuna e Tearcës që kjo iniciativë të realizohet sa më shpejtë në Komunën e Tearcës” tha Avni Ahmeti, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë. Përfaqësuesit e zjarrfikësve të Tirolit nga Austria thonë se janë në dispozicion të Komunës së Tearcës për të sjellë pajisje që u nevojiten këtyre zjarrfikësve. “Në Komunën e Tearcës takova kryetarin e Komunës dhe shumë vullnetarë të tjerë, njerëz të mirë, poashtu edhe komandatin e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës. Kur do të ndërtohet garazha në hapësirat që ne e kemi vizituar në Tearcëm do të jetë jetë kënaqësi për neve si donator nga Austria që të sjellim kamion dhe mjete që duhen” tha Petar Logan kordinator nga Tiroli. Ndryshe, sipas kreut të komunës së Tearcës, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve emergjente dhe mbrojtjes së qytetarëve në komunën tonë dhe në mbarë rajonin e Pollogut. Me këtë nismë, synohet që reagimi ndaj zjarreve dhe fatkeqësive natyrore të jetë më i shpejtë, më profesional dhe më i koordinuar, në përputhje me standardet evropiane të sigurisë, u theksua në takimin në Tearcë. Nga Komuna e Tetovës thonë se po hidhen themelet e një infrastrukture moderne të mbrojtjes civile, që do të garantojë më shumë siguri për çdo qytetar të komunës së Tearcës. /Tv Koha/Urim Hasipi/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dimitrieska-Koçoska: Propozim-buxheti për vitin 2026 është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim

Published

on

Ky nuk është vetëm një dokument me numra dhe tabela, ky është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim, si dhe dëshmi e qartë për menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike që e kemi vendosur dhe po e vazhdojmë me kapacitet të plotë, tha sot ministrja e Finacave Gordana Dimitrieska-Koçoska e cila para Komisionit të Kuvendit e sqaroi Propozim-buxhetin për vitin 2026.

Komisioni duhet të fillojë debatin për amendamentet mbi Propozim-buxhetin.

“Buxheti për vitin 2026 është dëshmi se mundemi të menaxhojmë mënyrë të mençur, të disiplinuar dhe vizionare, edhe në kohë sfidash. Ky dokument flet për një ekonomi që rritet, për një shtet që investon dhe për një Qeveri që e di çfarë bën”, theksoi ministrja.

Pasi i prezantoi projekcionet, ajo tha se nga Komisioni pret një diskutim të argumentuar, cilësor dhe produktiv.

Pas Dimitrievska-Koçoska, para anëtarëve të Komisionit fjalim mbajti edhe kryetari i Këshillit fiskal, Abdulmenaf Bexheti, i cili e dha vlerësimin për Buxhetin e projektuar.

Advertisement

Të ardhurat e përgjithshme në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet në 413,9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë ose 650 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind nga PBB.

Seanca plenare, ku do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas paralajmërimeve, është planifikuat të mbahet më 9 dhjetor.

Continue Reading

Më të lexuarat