Connect with us

Lajme nga vendi

Mbahet seanca konstituive e grupit të punës për reformën zgjedhore | VIDEO

Published

on

Grupi i punës për reforma zgjedhore ka mbajtur sot seancën konstituive ku kryetar u zgjodh Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së.Ky grup punues fillimisht do të fokusohet në miratimin e ndryshimeve që kanë të bëjnë me rekomandimet dhe vërejtjet e OSBE/ODIHR-it dhe më pas pritet të përpilohet një kod i ri zgjedhor.

“Unë jam optimist për mënyrën e punës sepse shoh që përfaqësues në këtë grup punues janë persona të cilët janë nga kjo fushë dhe të cilët kohë të gjatë punojnë në këtë materie dhe shpresoj se, do të dalim me propozim dhe do të arrijmë t’i respektojmë afatet që janë të përcaktuara me disa standarde evropiane që këto ndryshime të zbatohen në periudhë 6 muaj para zgjedhjeve” tha Aleksandar Novakovski, kryetar i grupit të punës.

I pyetur nëse në kuadër të këtij grupi punues do të ndryshohet edhe modeli zgjedhor, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, , tha se kjo nuk është prioritet.

“Të gjitha vërejtjet që janë vënë në raportit e OSBE/ODIHR-it do të inkorporohen. Sot biseduam për modalitetin se si do të jepen zgjidhje këto dhe do të diskutohen nga ana e ekspertëve por edhe nga ana e institucioneve tjera dhe mendoj që do të kenë zgjidhje konkrete ligjore për këtë punë” – deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë. 

Ndërkaq, përfaqësuesi i BDI-së Arbër Ademi, tha se janë të hapur që mbi bazë të argumenteve të diskutojmë për çfarë do lloj modeli.

Advertisement

“Në radhë të parë na duhet konsensus, konsensus i gjerë ndëretnik e ndërpartiak i cili do të pasqyrojë realitetin heterogjen të shoqërisë. Sot nuk u lëshuam në diskutime që kanë të bëjnë me modeli zgjedhor dhe ky grup punues nuk është i themeluar ekskluzivisht të diskutojë vetëm për këtë çështje, por edhe shumë çështje të tjera që janë të një rëndësie jetike” – tha Arbër Ademi.

VMRO – DPMNE, nuk i është përgjigjur ftesës që të merr pjesë në këtë grup punues. Megjithatë, ata propozojnë që në kuadër të ndryshime në kodin zgjedhor, të vendoset modeli me një njësi zgjedhore. Ministri Lloga i bëri thirrje VMRO-DPMNE që t’i bashkëngjiten grupit punues dhe aty t’i parashtrojnë të gjitha propozimet dhe iniciativat për reforma në legjislacionin zgjedhor.

 

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

“25 VITE DHE PËRTEJ” – “OHRI” SHËNOHET NË AFËRSI TË URËS SË GURIT!

Published

on

Me një manifestim të mbajtur në afërsi të Urës së Gurit, Qeveria shënoi zyrtarisht përfundimin e aktiviteteve kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Nën moton “25 vjet dhe përtej”, aktiviteti solli në fokus rëndësinë e marrëveshjes për paqen, stabilitetin, bashkëjetesën dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e cilësoi Marrëveshjen e Ohrit si një “besëlidhje historike” për mënyrën se si duhet të ndërtohet shteti i përbashkët.

Sali nënvizoi se barazia është bazë për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, ndërsa bëri thirrje për një kulturë politike të bazuar në dialog, bashkëpunim dhe përgjegjësi.

“25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të jetë jo vetëm kujtim i së kaluarës, por edhe zotim për të ardhmen. Zotim se do të vazhdojmë të ndërtojmë ura e jo mure, se do ta mbrojmë barazinë, do ta forcojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe do të punojmë për një shtet ku askush nuk do të ndihet i përjashtuar, i papërfaqësuar dhe i huaj”

Advertisement

Ndërkaq, ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, tha se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të shërbejë jo vetëm si moment përkujtimi, por edhe si mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësitë që qëndrojnë përpara.

Ferati theksoi se fokusi duhet të zhvendoset nga e kaluara drejt së ardhmes, me prioritet sundimin e ligjit, gjithëpërfshirjen, tolerancën, bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

“25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, duhet të flasim më shumë për atë se çfarë duam të ndërtojmë në 25 vitet e ardhshme. Rinia është jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe një nga resurset më të mëdha për ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme. Marrëveshja e Ohrit na dha një bazë për të jetuar së bashku. Përgjegjësia jonë sot është që këtë bashkëjetesë ta shndërrojmë në bashkëpunim, zhvillim dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Para 25 vitesh, zgjodhëm paqen. Sot, brezi ynë duhet të zgjedhë të ardhmen”.

Nën moton “25 vite dhe përtej”, Qeveria organizoi shënim dy ditorë të Marrëveshjes së Ohrit me aktivitete të ndryshme.

Nga këto organizime, përfaqësuesit e Qeverisë vlerësuan rolin e të gjithë nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian./Tv Koha – Shkup/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksidentohet një çiklist në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë

Published

on

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në Tetovë, në të cilën është lënduar një person.

“Më 13.08.2026 në SPB Tetovë është denoncuar se në ora 12:45 në bul. „Bllagoja Toska“ në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti pasagjerësh „Daihatsu“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.M. nga Tetova dhe një biçiklete e drejtuar nga R.I. (60) nga Tetova. Në aksident, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Paralajmërim nga DPHM, moti i lig dhe reshje të rrëmbyeshme pritet të përfshijnë Maqedoninë

Published

on

Gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditëve në vijim, moti në një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM),

Sipas sinoptikanëve, në disa vende do të kemi erë të fortë të shoqëruar me vetëtimë si dhe paraqitje të mundshme të breshërit.

Nga DPHM bëjnë thirrje për kujdes më të madh, veçanërisht për qytetarët që lëvizin në zonat e hapura dhe drejtuesit e automjeteve, si dhe rekomandojnë ndjekjen e rregullt të njoftimeve dhe paralajmërimeve meteorologjike.

Kujtojmë se era që goditi Shkupin para isa kohëve më 21 korrik,  ishte në kategorinë e uraganit, dhjetëra pacientë u pranuan në spitale me lëndime dhe fraktura.

Continue Reading

Më të lexuarat