Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, nga korriku do të ketë tarifë të lirë të rrymës gjatë ditës

Published

on

Përsëri do të ketë tarifë të lirë ditore të energjisë elektrike, e cila u hoq në janar të vitit të kaluar për shkak të krizës energjetike. Siç thotë kryetari i Komisionit Rregullatot për Energjetikë, Marko Bislimoski, analizat që kanë bërë deri më tani tregojnë se ka mundësi që nga korriku të kthehet tarifa e lirë për shkak të rënies së çmimit të energjisë elektrike në bursën botërore, transmeton Portalb.mk.

“Deri në fillim të qershorit duhet të bëhen të gjitha analizat për kthimin e tarifës së lirë. Çmimet në bursën botërore kanë shënuar rënie të ndjeshme dhe kjo mundëson rifutjen e energjisë elektrike të lirë për dy orë gjatë ditës”, thotë Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Bislimoski thotë se çmimet tani i mundësojnë EMV-së dhe EVN Home-it që të blejnë rrymë në tregun e lirë, për të ruajtur resurset, gjegjësisht thëngjillin dhe ujin për periudhën e dimrit, kur nuk dihet se sa do të jenë çmimet e energjisë elektrike.

Tarifa e lirë gjatë ditës u prezantua në tetor 2017. Qeveria e hoqi atë më 1 janar 2022, kur pati rritje të çmimit të energjisë elektrike me 9.48 për qind. Nëse do të mbetej tarifa e lirë, qytetarët do të duhej të paguanin 14.23 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike.

Qytetarët vazhdojnë të përdorin energjinë e lirë vetëm gjatë natës, nga ora 22:00 deri në orën 07:00 çdo ditë dhe gjithë ditën të dielave.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat