Lajme nga vendi
Gjendja e rrugëve LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Duke filluar nga data 08.4.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është i hapur për komunikacion të automjeteve me peshë të lejuar deri 3,5 tonë.
Nga 08.05.2023 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore: Vendosja e rrethojës mbrojtëse në autostradën A2, seksioni Shkup – Tetovë, nga ana e firmës NSHN BITEM SHPKNJP Shkup sipas Marrëveshjes së lidhur ndërmjet Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe firmës realizuese NSHN BITEM SHPKNJP Shkup. Në rrugën në të cilën do të kryhen punimet ndërtimore do të ketë regjim të përkohshëm të qarkullimi.
Nga 26.4.2023 filluan aktivitetet ndërtimore në Rrugën Shtetërore A1, në drejtim nga Demir Kapija në Negotinë, për të cilën do të ndryshohet regjimi i qarkullimit me mbylljen e plotë të autostradës në kryqëzimin Demir Kapi dhe qarkullimi do të ridrejtohet në Rrugën Rajonale R1102.
Duke filluar nga data 06.03.2023, në autostradën A1, aksi Petrovec – Katllanovë, do të fillojnë aktivitetet ndërtimore, për këtë arsye ka ndryshuar mënyra e lëvizjes së automjeteve. Qarkullimi po zhvillohet pa probleme dhe rekomandohet qasje e kujdesshme.
Sipas informacioneve të DGT Zhikoll, për shkak të punimeve ndërtimore në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Milladinovc-Hipodrom, komunikacioni në autostradë do të zhvillohet sipas regjimit kohor.
Nga data 03.11.2022 filluan punimet ndërtimore në rrugën shtetërore A4, Bllacë – Shkup. Punimet ndërtimore fillojnë me mbylljen e plotë prej 11 + 056 km deri në 12 + 369 km dhe riorientimin e komunikacionit nëpër rrjetin e komunikacionit përreth.
SH.N. Ilinden – Strugë njofton se në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, në seksionin nga fshati Trebenishtë – Ohër prej datës 13.10.2022 është vendosur regjim i ndryshuar i komunikacionit. Pjesëmarrësit në komunikacion rekomandohen që t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.
Në rrugën rajonale R1102, gjegjësisht seksioni Veles – Gradsko, për shkak të punimeve ndërtimore, aksi në fjalë do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 28.09.2022. në 9 muajt e ardhshëm komunikacioni do të zhvillohet sipas regjimit të përkohshëm të komunikacionit.
STRABAG AG njofton: Në bazë të Miratimit për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1 – aksi Veles-Negotinë, të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me numër 11-rr-46/4, nga 21.07.2022, që ka të bëjë për ndërtimin e pjesës së re Gradsko (si pjesë e autostradës A1), në pjesën e lartpërmendur do të kryhen punime ndërtimore edhe në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit.
Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja akset rrugore të autostradës E-75, në zonën e ndërtimit të unazës së re Gradsko edhe atë në drejtim të pikës kufitare Bogorodicë dhe në drejtim të vendkalimit kufitar Tabanoc. Komunikacioni do të zhvillohet nëpër korsinë për komunikacion, ndërsa nuk do të mund të lëvizë në korsinë e tejkalimit.
SHN Granit SHA Shkup njofton se në pajtim me miratimin e lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit gjatë ndërtimit të autostradës A4, segmenti VK “Bllacë” – Shkup ( qarkorja “Stenkovec”) Nënaksi 1 – zgjerimi i rrugës ekzistuese A4 nga VK “Bllacë” deri në fshatin Bllacë në nivelin e autostradës dhe ndërtimi i një pjese të autostradës me qarkore për lidhje me rrugë lokale për në fshatin Bllacë, para pikës kufitare “Bllacë” nga 17.06.2022. në vendin e punimeve të ndërtimit zhvillohet regjim i përkohshëm i qarkullimit të dyanshëm me sinjalizues përkatës. Komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa.
Sipas informatës nga Shoqata e Ndërtimtarisë Pellagonia SHA Gostivar, prej të martës 05.09.2022 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në km 19+500 (afër fshatit Glloboçicë) dhe 24+000 (afër fshatit Llukovë) në rrugën rajonale R1001 aksi Strugë – Dibër. Komunikacioni po zhvillohet në mënyrë alternative dhe është rregulluar me semaforë.
“Stenton gradba SHPK” njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1, segmenti Gradsko-Prilep (Farishë-Prilep), konkretisht pas urës në lumin Raec drejt Pletvarit për shkak të aktiviteteve ndërtimore nga data 02.03.2022. në lidhje me projektin Rehabilitimi i rrugës shtetërore A1, pjesa Farish-Prilep dhe do të zgjasë në12 muajt e ardhshëm. Për shkak të punimeve ndërtimore do të ketë ndryshim të qarkullimit në dy korsi, drejtuesit e mjeteve duhet t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur në rrugë dhe të lëvizin me shpejtësi të ulur gjatë kalimit në aksin ku po zhvillohen punimet.
Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

