Lajme nga vendi
Kujdes nga radari i policisë më 11 dhe 12 Maj | VIDEO
Në kuadër të projektit për më shumë siguri në trafikun rrugor, Televizioni Koha, vazhdon që të publikojë oraret e kontrolleve të policisë në rajonin e Tetovës, respektivisht se në cilat pikat do të jenë të vendosura radarët e policisë, me qëllim që qytetarët edhe të kenë kujdes por edhe të mos u shqiptohen dënime, pasi që kohëve të fundit është rritur dukshëm numri I dënimeve për shpejtësi. Kështu, në bazë të dhënave zyrtare në kuadër të planit operativ, nesër më 11 maj, policia me radar do të jetë në këta vende në rajonin e Pollogut.
Prej oës 10 deri në orën 16 në autostradën Tetovë-Shkup, tek kthesa për në Grupçin.
Në qytet policia me radar nesër do të jetë nga ora 6 e mëngjesit e deri në orën 7 e 30 minuta në Bulevardin Marshall Tito.
Dhe prej orës 17 deri në orën 19 në bulevardin e Ilindenit.
Prej orës 8 deri në orën 11 dhe nga ora 14 deri në orën 17, policia me radar do të jetë në autostradën Tetovë-Gostivar në vendin e quajtur Plinara.
Të premten më 12 maj, policia me radar do të jetë prej oës 9 deri në orën 12 në autostradën Tetovë-Shkup, tek kthesa për në Grupçin.
Prej orës 14 deri në orën 16 në autostradën Tetovë-Shkup, në kthesën për në fshatin Kamjan.
Prej orë 11 deri në orën 13 në bulevardin Vidoja Smilevski Bato.
Kurse gjatë orëve të natës policia me radar do të jetë në bulevardin Marshall Tito.
Prej orës 11 deri në orën 17 policia me radar do të jetë në autostradën Tetovë-Gostivar në vendin e quajtur Plinara. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Moti sot me kushte të paqëndrueshme, vranësira dhe reshje shiu
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të herëpashershme me diell. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 17 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 17 gradë.
Sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH), deri në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, nga e shtuna temperaturat do të jenë në rënie. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa të premten erë e fortë dhe herë pas here shumë e fortë nga drejtimi jugor.
Lajme nga vendi
TETOVA MES TENSIONEVE DHE DEZINFORMATAVE TË “POROSITURA” PËR PROBLEME NDËRETNIKE (VIDEO)
Jo të pakta janë rastet kur disa media të caktuara në gjuhën maqedonase raportojnë për konflikte ndëretnike në Tetovë. Më shpesh, për sulme të pretenduara të njërit grup që përbën shumicë në Tetovë, kundrjet një grupi tjetër që është pakicë në qytetin tonë multietnik. Megjithatë, ku është qëllimi i tyre dhe cilës agjendë i shërbejnë ngritja e tensioneve ndëretnike dhe shkaktimi i frikës te të rinjtë, kryesisht te të miturit?!
Nga policia e Tetovës thonë se pas rastit të 7 shtatorit kur pati me të vërtetë konflikt mes tifogrupeve, kanë pësuar vetëm dy raste të izoluara që kanë kaluar pa dhunë dhe pasoja. Nga SPB Tetovë përgënjeshtrojnë lajmet se ka pasur raste të tjera ku janë përfshirë tifogrupet apo sulme me motive etnike!
FATMIR REXHEPI – SPB TETOVË
Nga SPB TETOVË thonë se janë në dijeni të faqeve në rrjetin social tik tok ku plasohen video të ndryshme që nxisin urrejtje ndëretnike dhe se këto faqe po monitorohen.
Në suaza të qetësimit të tensioneve të krijuara nga këto lajme, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti në takim Myftiun e Tetovës, Selver Xhemaili dhe Mitropolitin Josif, ku diskutuan për zhvillimet e fundit dhe incidentet e izoluara ndëretnike në qytet.
Pas takimit, palët përcollën mesazh të përbashkët për ruajtjen e paqes, tolerancës dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve, duke theksuar se Tetova është shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët.
Gjithashtu, u shpreh gatishmëria për krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi me institucionet fetare, shkollat, prindërit dhe organizatat qytetare, me synim afrimin e të rinjve dhe parandalimin e tensioneve ndëretnike.
Kujtojmë se dy vitet e fundit, gjegjësisht pas ndryshimit të pushtetit, rastet e dhunës me motive etnike janë dyfishuar në Tetovë.
Vetë Ministri i Punëve të Brendshme Pance Toshkovski në muajin shtator tha se do të ndërmarin masa konkrete kundër rasteve të tilla por edhe dezinformatave, megjithatë deri tani nuk ka asgjë konkrete./Tv Koha/
Lajme nga vendi
BANORËT E LAGJES JASHTË VARDARIT – RRETHI NË V.S.BATO TË BËHET SA MË SHPEJTË (video)
Po flitet gjatë kohë, por punë nuk po bëhet. Kjo është ankesa e banorëve të lagjes jashtë vardarit kur pyeten për rrethrotullimin e premtuar nga Komuna e Tetovës, që pritet të lidh dy lagje të mëdha të qytetit.
Banorët thonë se me realizimin e rrethrotullimit, përveç se do të shkurtohet rruga dhe do të lehtësohet qarkullimi, më me rëndësi është rritja e sigurisë për nxënësit që kalojnë këtë rrugë dhe të pleqve që shkojnë 5 herë në ditë në xhami.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se kanë përfunduar të gjithë procedurat dhe se janë në pritje të një leje komunikacioni nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ai premton se me tu marr kjo leje, menjëherë do të fillojnë punimet.
“Aty duhet të sigurojmë leje të komunikacionit. Projekti ekgziston, procedurat janë bërë të gjitha për shpronsim. Ka mbetur vetëm leja e komunikacionit që duhet ta sigurojmë nga Ministia e Punëve të Brendshme që të nisin punimet për depërtimin e asaj rruge aty” tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.
Banorët presin që këto projekte të realizohen sa më shpejt, pasi deri atëherë rreziku për aksidente mbetet i lartë, veçanërisht për fëmijët dhe këmbësorët që kalojnë çdo ditë në këtë segment rrugor. Kujtojmë se edhe pengesat për zhvillimin e shpejtësisë apo policët rrugorë në jëtë zonë janë të dëmtuara dhe deri tani as Komuna e as Policia nuk kanë ndërmarrë asgjë për sanimin e tyre. Në mungesë të pengesave, shpejtësia që zhvillohet nga shoferët e papërgjegjshëm është jashtëzakonisht e madhe. Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak se pranë kësaj rruge ndodhen një çerdhe, një shkollë fillore dhe një xhami, ndërsa çdo ditë dhjetëra fëmijë dhe qytetarë detyrohen ta kalojnë rrugën./Tv Koha/
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

