Lajme nga vendi
Lojrat Pranverore Sportive Rajonale mbahen në Tetovë | VIDEO
Lojrat Pranverore Sportive Rajonale që organizohen nga Federata e Sporteve Shkollore e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë u mbajtën tonë respektivisht në Shkollën Fillore komunale “ Kikish”. Me këtë rast kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se duhet që ti tejkalojmë stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimin me qëllim që t`ju japim mundësinë edukimi të gjithëve në mënyrë të barabartë. Sipas tij, fëmijët me aftësi të veçanta në këtë rast të mundet që maksimalisht t’i arrijnë mundësitë e tyre në procesin e edukimit dhe arsimit, njofton Televizioni KOHA.
Drejtoresha e Shkollës Fillore komunale “ Kikish” për Televizionin KOHA tha se në Tetovë Dijana Petrovska, tha se shkolla është duke përmbushur misionin e saj sa i përket veprimtarisë edukative dhe arsimore.
“Mësimi në shkollën tonë zhvillohet në dy gjuhë edhe atë në gjuhën maqedonasedhe në gjuhën shqipe dhe kemi 6 nxënës që janë pjesë e arsimimit inkluziv.Në vitin 2009, shkolla jonë u ngrit në një qendër për ndjekjen e mësimit nga nxënësit me nevoja të veçanta në edukim.Pra, ne vazhdojmë me misionin tonë duke përmbushur misionin tonë për të mësuar dhe edukuar fëmijët me nevoja të veçanta”, tha Dijana Petrovska drejtoreshë e Shkollës Fillore komunale “ Kikish, transmeton Televizioni KOHA.
Në kuadër të Lojrave Pranverore Sportive Rajonale krahas stafit arsimor dhe fëmijëve të shkollës Kikish ishin pjesë edhe edukatoret speciale dhe fëmijët me nevoja të veçanta nga shkolla Liria. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
“TETOVA OPEN – BILARDO” FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)
Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.
Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.
Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.
Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.
EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo
Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.
Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.
IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut
BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova
Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.
Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Lajme nga vendi
Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

