Connect with us

Lajme nga vendi

A do të ndikojë “presioni” i SHBA-së ndaj opozitës për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit?

Published

on

Maqedonia e Veriut ndodhet në udhëkryq, fundviti shënon edhe vazhdimin e orientimit të vendit. Vendi duhet ta kalojë me sukses “provimin” për të vazhduar tutje rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Por, politikbërja në vend nuk është një zëri e rreshtuar drejtë këtij procesi, pushteti është pro dhe opozita maqedonase kundër. Vendi më herët ka kaluar edhe procese tjera ngjashëm të komplikuara mbase me tematikë tjetër, por që opozita maqedonase çdoherë ka qenë bllokatorë që ka barrigaduar secilin proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Por, të gjitha kanë kaluar me sukses falë ndihmës së faktorit ndërkombëtarë, që kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm si ndërmjetësues. Një ndihmë e tillë e faktorit ndërkombëtarë tani në këtë moment historik në prag të ndryshimeve kushtetuese është mëse i nevojshëm se asnjëherë më parë. Sinjale të tilla janë vërejtur menjëherë, Uashingtoni i ka thënë drejtpërdrejt opozitës që të mbështesë rrugën evropiane të shtetit, të mbështesë amendamentet kushtetuese dhe të mos bllokojë ligjet me rëndësi vendimtare për shtetin, bënë të ditur burime qeveritare, duke përmbledhur vizitën e delegacionit qeveritar amerikan, shkruan Zhurnal.

SHBA-të i kërkojnë opozitës të mbështesë rrugën evropiane të vendit –

Në SHBA, theksojnë burime qeveritare, kemi marrë një mbështetje të qartë dhe të fortë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, që nënkupton zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, pra miratimin e amendamenteve dhe vazhdimin e negociatave të përcaktuara sipas kornizës së negociatave.

SHBA-ja përmes zyrtarëve të saj të lartë thekson mbështetjen që kemi për vazhdimin e rrugës evropiane, si dhe mbështetjen e padyshimtë për marrjen e këtyre vendimeve që i nevojiten Kuvendit tonë dhe ai mesazh ishte i drejtpërdrejtë edhe për opozitën – dallimet ideologjike nuk mund të jenë pengesë për përparimin e shtetit dhe për marrjen e vendimeve të rëndësishme për qytetarët, jo për partitë politike, e më së paku për liderët e tyre sepse karriera personale e dikujt është shumë më pak e rëndësishme se e ardhmja e shtetit”, shtuan burimet qeveritare.

Nga aty shtojnë se procesi eurointegrues është proces i pakthyeshëm i cili ka filluar dhe askush nuk mund ta kthejë prapa, as të dërgohet në një tjetër drejtim.

Advertisement

“E vetmja gjë që mund të bëjë është ta ngadalësojë për interes personal, një ngadalësim të tillë e kemi pasur tashmë për 11 vjet, për të cilin kemi kuptuar se askush nuk ka pasur asnjë përfitim, më së paku ata që e kanë penguar procesin. Për këtë arsye ata shprehën shqetësimin për bllokadën që po bën opozita në Kuvend jo vetëm në këtë proces, por edhe në procese të tjera, shtojnë burimet qeveritare.

Sipas tyre kjo është hera e parë që bllokada  nuk vjen nga jashtë, por nga brenda, nga opozita, dhe kjo duhet thënë qartë sepse de fakto, është kundër të gjitha proceseve që e çojnë shtetin përpara dhe kjo, siç theksojnë, nuk është proces i një personi ose një partie, por janë vendime dhe procese nga të cilat varet e ardhmja e gjeneratave të tashme dhe të ardhshme.

Nga Qeveria njoftojnë se në VMRO-DPMNE ka individë, deputetë dhe përfaqësues të udhëheqësisë të cilët  nuk mendojnë si një pjesë e lidershipit aktual dhe të cilët duan që vendi ta vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe ata individë, siç shtojnë, duhet të inkurajohen.

Ata shtojnë se VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e tjera opozitare duhet të jenë pjesë e marrjes së këtij vendimi sepse të mos jesh pjesë e vendimeve të tilla është e padenjë për një parti politike, e cila, siç thonë ata, ekziston që nga dita e parë e pavarësisë së shtetit. Nga aty, sqarojnë se nuk kanë diskutuar drejtpërdrejt me deputetët e opozitës, as se si të vendosin, por, thonë se është përgjegjësi e secilit individ që të marrë vendime në interes të qytetarëve.

Një front i tërë kundër ndryshimeve kushtetuese, a po vështirësohet procesi?

Advertisement

Përderisa nga BDI është krijuar parulla për frontin evropian, nga ana tjetër është krijuar një front i tërë kundër ndryshimeve kushtetuese, përmes të cilave edhe hapet rruga për integrim në Bashkimin Evropian. Këtij fronti kundër ndryshimeve kushtetuese i prinë VMRO-DPMNE në krye me Hristijan Mickovskin, të cilët tashmë kanë dalë edhe me vendim të prerë që janë kundër ndryshimeve kushtetuese, dhe nuk do të lejojnë që asnjë deputet nga radhët e kësaj partie të votojnë për këto ndryshime

Por, nuk është VMRO e vetme në këtë front, pasi me qëndrime pothuajse të njëjta janë edhe nga e Majta në krye me Dimitar Apasiev, të cilët edhe pse në numër janë vetëm dy deputet, janë shprehur kategorikisht kundër ndryshimeve kushtetuese.

Në të njëjtin front është edhe deputeti dhe kryetari i partisë Bashkimi Demokratik, Pavle Trajanov, i cili propozon mbajtjen e referendumit për ndryshimet kushtetuese ose organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Meqenëse janë grupuar më shumë parti politike, LSDM duhet të vlerësojë nëse e kanë mbështetjen e qytetarëve. Kovaçevski duhet të dalë para qytetarëve. Besoj se referendumi apo zgjedhjet janë të nevojshme, por për mua zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë më të pranueshme”, tha Trajanov në Sitel. Ai përsëriti qëndrimin e partisë se nuk do t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në grupin punues për ndryshime kushtetuese, i cili duhet të fillojë debatin nga mesi i këtij muaji.

Nuk janë këto të vetmit, pasi bashkë me këto të lartëpërmendurit është edhe kryetari i partisë GROM, Stevce Jakimovski, të cilët kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në grupin punues për ndryshime kushtetuese, pas seancës së rregullt të kryesisë së partisë.

Advertisement

“Pas diskutimit të gjerë në të cilin kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë anëtarët e kryesisë, qëndrimi i GROM-it është që të mos marrë pjesë në punën e këtij grupi sepse nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Ky qëndrim vjen nga korrelacioni mes kushtetutës maqedonase dhe bullgare, ku pakica kombëtare maqedonase nuk ka asnjë të drejtë të garantuar me kushtetutë. Nëse në kushtetutën e tyre nuk ka vend për mbi 200.000 maqedonas në Bullgari, pse duhet të ketë vend në kushtetutën e Maqedonisë vetëm për 3.400 bullgarë të vetëidentifikuar”, thonë nga kjo parti.

Kujtojmë që, të bëhen ndryshimet kushtetuese nevojiten 80 deputetët. Shumica aktuale parlamentare ka vetëm 64, pra i nevojiten edhe 16 deputetë të tjerë, që kjo shpjegon qartazi situatën që pa ndihmën e partive opozitare ndryshimet e tilla nuk do të ndodhin asnjëherë. Prandaj, pritet që “presioni” i SHBA-ve direkt ndaj opozitës të japin efektin e duhur dhe ndryshimet kushtetuese të realizohen dhe të vazhdojë rrugëtimi i vendit drejt BE-së. /Zhurnal.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 26 Mars Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Dje, në ora 22:50 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Vollkovi, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 23-vjeçar nga fshati Zhelinë e Tetovës. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Tetovës pa pasur leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Dje, në ora 19:15 në fshatin Kamjan të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Kamjanit kanë ndaluar një 28-vjeçar nga po i njëjti fshat. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 297 të Kodit Penal.  Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Dje, në ora 17:30 në SPB Tetovë, një 40-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 12:50 në fushën e futbollit në një shkollë fillore në Tetovë, gjatë një turneu sportiv, vajza e tij 13-vjeçare është sulmuar fizikisht nga katër nxënëse më të rritura. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Dje, në ora 15:30 në Departamentin Policor të Tearcës është denoncuar se në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 15:00 është hyrë në xhaminë e fshatit Sllatinë të Tetovës dhe me përdorimin e forcës dhe mjetit të fortë është hapur arka me kontribute vullnetare dhe janë marrë para. Inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Dje, në ora 12:15 në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Zherovjanit kanë privuar nga liria një 31-vjeçar duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 11:45 ka sulmuar fizikisht nënën e tij 54-vjeçare dhe bashkëshortin e saj, i cili ka tentuar ta mbrojë, me çka i ka kërcënuar edhe me mjet të mprehtë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kriza energjetike: Çfarë masash propozojnë ekspertët në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Në tryezën e rrumbullakët “Roli i tregut dhe shtetit në menaxhimin e burimeve të kufizuara”, ekspertët vlerësuan se është e pashmangshme një valë e re e inflacionit. Edhe pse nuk pritet një rritje e ndjeshme, inflacioni do të vazhdojë të rritet. Pasiguria e bën të vështirë edhe vlerësimin e rritjes ekonomike.

Taki Fiti: ulja e akcizës, kursimi dhe koordinimi i politikave

Akademiku Taki Fiti është i mendimit se ulja e akcizës do të kishte një efekt të drejtpërdrejtë në çmimin e derivateve të naftës. Sipas tij, është e nevojshme të forcohet kontrolli antimonopol, sepse disa kompani nën pretekstin e rritjes globale të çmimeve, po i rrisin çmimet e tyre të prodhimit.

Fiti thotë se nëse kriza vazhdon, do të jetë i nevojshëm një ribalanc i buxhetit, kursim dhe ulje maksimale e shpenzimeve joproduktive. Ai vlerësoi se çmimi i naftës nuk do të bjerë shpejt, ndërsa infrastrukturës së shkatërruar të naftës dhe gazit në Katar dhe Iran do i duhen muaj për t’u rindërtuar.

Vanço Uzunov: Qeveria është vonë, inflacioni është kronik

Profesori Vanço Uzunov është i mendimit se masat e qeverisë janë të vonuara dhe të pamjaftueshme, veçanërisht në kushtet kur çmimi i naftës ka shkaktuar tashmë një rritje të shpenzimeve në numrin më të madh të sektorëve.

“Kategoritë më të cenueshme janë tashmë të varfra, ndërsa disa nga qytetarët që nuk ishin nën pragun e varfërisë së shpejti mund të gjenden atje”, paralajmëroi Uzunov. Ai bëri thirrje për masa selektive dhe një plan të qartë, jo, siç tha ai, mesazhe të tipit “mos u shqetësoni, po e ndjekim situatën”.

Advertisement

Sipas tij inflacioni në vend është bërë kronik dhe shteti nuk po bën mjaftueshëm për ta ndaluar këtë trend.

Borçe Trenovski: çdo masë e ka një çmim

Profesori Borçe Trenovski paralajmëron se çdo masë antikrizë ka një barrë financiare: “Çfarëdo mase që të merrni, dikush duhet ta paguajë koston, ose shteti përmes tatimeve të të gjithë qytetarëve ose biznesit, përmes rritjes së çmimeve të tyre, ose qytetarët përmes uljes së standardit të tyre të jetesës”, tha ai.

Sipas profesorit, skenari më i mirë është që të gjithë të marrin pjesë në pjesën e tyre dhe të gjithë të mbajnë një pjesë të rrezikut në të cilin ndodhemi. Ai bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të fondeve publike dhe një shtet dhe treg efikas. Pasiguria rreth çmimeve të energjisë, normave të interesit dhe rritjes evropiane e bën të vështirë çdo parashikim ekonomik.

Kryeministri qetëson: situata është e qëndrueshme, rezervat janë siguruar

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se pavarësisht krizës globale situata energjetike është e qëndrueshme. Sipas tij janë siguruar rreth 165.000 ton qymyr, hidroakumulacionet janë 40% të mbushura dhe gaz ka deri në fund të prillit. Nga foltorja në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, ai vlerësoi se shteti “eksporton stabilitet”, sepse furnizon disa aeroporte të huaja me kerozin.

Edhe ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, është i mendimit se shteti reagoi në kohën e duhur duke e ulur TVSH-në për naftën nga 18% në 10% dhe duke i monitoruar vazhdimisht çmimet e produkteve bazë. Ai informoi se janë caktuar 30 ekipe mobile të inspektoratit të tregut, të cilat po e monitorojnë intensivisht zinxhirin e furnizimit. Deri më tani, sipas tij, nuk janë identifikuar rritje të palogjikshme.

Advertisement

Durmishi thotë se në dy muajt e fundit inflacioni ka qenë në rënie, gjë që tregon për stabilizim.

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale, veçanërisht në energji dhe zinxhirët e furnizimit. Rritja e pasigurisë në këtë rajon ka shkaktuar luhatje në çmimet e naftës dhe transportit, të cilat më pas reflektohen në koston e prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore. Si rrjedhojë, edhe ekonomitë më të vogla dhe të varura nga importi, si ajo e Maqedonisë së Veriut, ndjejnë efektin zinxhir, ku çdo rritje e kostove në nivel global përkthehet gradualisht në çmime më të larta për konsumatorët në raftet e supermarketeve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Të dielën përfundon llogaritja dimërore e kohës – akrepat zhvendosen një orë përpara

Published

on

Llogaritja verore e kohës fillon gjatë fundjavës, natën e shtunë drejt së dielës në orën 2 kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara dhe në vend se 2, do të jetë 3.

Kjo do të thotë se do të bëjmë gjumë një orë më pak, por do të ketë ditë më të gjata dhe më shumë dritë dite gjatë pasdites.

Ndryshimi i kohës tek ne, si dhe në disa vende evropiane, bëhet dy herë në vit, dhe atë fundjavën e fundit të marsit kur fillon llogaritja verore e kohës dhe fundjavën e fundit të tetorit kur fillon llogaritja dimërore e kohës.

Këtë vit, llogaritja verore e kohës do të zgjasë deri më 25 tetor në orën 3 pas mesnate.

Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore të kohës është në pajtim me Ligjin për llogaritjen e kohës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në pajtim me direktivat evropiane.

Advertisement

Përveç nesh, shumica e vendeve evropiane do të aplikojnë gjithashtu orën e verës, përveç Rusisë, Turqisë, Bjellorusisë dhe Islandës. Ndryshimet sezonale të kohës, përveç Evropës, aplikohen edhe në shumicën e vendeve në Amerikën e Veriut dhe Qendrore, si dhe në disa vende të tjera anembanë botës. Më 4 mars 2019, Parlamenti Evropian votoi për të hequr ndryshimet sezonale të kohës nga viti 2021. Megjithatë, Këshilli i BE-së ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, kështu që nuk është plotësisht e sigurt se kur do të jetë ndryshimi i fundit i orës. Ora nuk ndryshon në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut, as në vendet në kontinentin afrikan.

Continue Reading

Më të lexuarat