Connect with us

Lajme nga vendi

“Përgjigjja e shpejtë”, fillon stërvitja ushtarake në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Stërvitja “Përgjigjja e shpejtë”, e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe në Evropë këtë vit, fillon sot në terrenin e ushtrisë së URMV-së “Krivollak” dhe do të zgjasë deri më 2 qershor.

Në poligonin e ushtrisë “Krivollak” stërvitja do të fillojë sot dhe do të jetë stërvitja më e madhe në vend për këtë vit. Në stërvitje të do të marrin pjesë 1850 persona nga ushtritë e vendeve të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Gjithashtu, Ushtria e Maqedonisë së Veriut me rreth 130 pjesëtarë do të marrë pjesë në zbatimin e kësaj stërvitje në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri. Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i aftësive ushtarake dhe ndërveprimit të aleatëve dhe partnerëve.

Advertisement

Lajme nga vendi

Sabahudin Rustemi jep dorëheqje nga posti i drejtorit të “Higjienës Komunale” në Shkup

Published

on

Drejtori i “Higjienës Komunale” Sabahudin Rustemi dha dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i tij dje gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Penale, njoftoi avokati i tij Asmir Alispahiq.

“Ajo që dua të deklaroj publikisht me kërkesë të drejtorit është se ai ia ka paraqitur dorëheqjen gjyqtarit të procedurës paraprake në procesverbal. Kjo është një dorëheqje e parevokueshme nga drejtori në detyrë i ndërmarrjes publike Komunalna Higiena. Ky është një akt moral nga i dyshuari, ish-drejtori Rustemi, i cili nuk dëshiron që publiku të mendojë se do ta pengojë hetimin në ndonjë mënyrë”, tha mbrëmë avokati Alispahiq.

Ai është thellësisht i bindur se do ta dëshmojnë se nuk kanë asnjë lidhje ajo për të cilët ngarkohen të dy të akuzuarit.

“Ky është një krim i rrallë, i cili nuk shfaqet aq shpesh në sistemin tonë të drejtësisë penale. Është neni 230 i Kodit Penal, i cili me ndryshimet e vitit 2023 ka fituar një fushëveprim më të madh”, shton Alispahiq.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bilall Kasami:Tani Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël janë edhe më të bashkuar edhe më të fortë për më 2 nëntor, ditën kur do ta vulosë përfundimisht fitoren e punës

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale më 2 nëntor, sot ka vizituar shtabet e Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël, ku është pritur nga një numër i madh i aktivistëve dhe banorëve.

Në një postim në Facebook, Kasami shkruan se Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël janë më të bashkuara dhe më të forta për më 2 nëntor, kur edhe siç thotë, do të vuloset fitorja përfundimtare për Tetovën.

“Vizituam shtabet tona në Reçicë të Madhe dhe Reçicë të Vogël, ku u pritëm në një atmosferë plot entuziazëm, bashkim dhe besim në vizionin tonë për Tetovën. Falënderim të sinqertë për çdo aktivist, çdo familje dhe çdo qytetar që na dha mbështetje të madhe më 19 tetor”.

“Tani Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël janë edhe më të bashkuar edhe më të fortë për më 2 nëntor, ditën kur Tetova do ta vulosë përfundimisht fitoren e punës, ndershmërisë dhe vizionit”, shkruan Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kallëzim penal kundër ish-drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për shpërdorim detyre

Published

on

SPB Shkup ngriti kallëzim penal në PTHP Shkup kundër Z.A., ish-drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre” nga neni 354 paragrafi 1 i Kodit Penal, F.M., ish-zëvendësdrejtor në agjenci për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre” nga neni 354 në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal “ndihmë” dhe kundër L.U., A.R., E.T., A.B. dhe A.B., të punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre” nga neni 354 në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal “ndihmë”.

Z.A. në cilësinë e drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, në disa raste, me synimin që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme për vete mjete parash që i qenë besuar në detyrë, për udhëtime zyrtare jashtë shtetit në të cilat i njëjti ka marrë pjesë, ka marrë mëditje në lartësi prej 50%, edhe pse në përputhje me Rregulloren për ndryshimin e Rregullores për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare dhe udhëtimeve zyrtare jashtë shtetit duhej të merrte vetëm 20%, sepse shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit nuk i ngarkoheshin institucionit. F.M. në cilësinë e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, duke nënshkruar vendimet për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit i ka ndihmuar personit Z.A. që të përvetësonte në mënyrë të kundërligjshme paratë, ndërsa L.A., A.R. dhe E.T. në disa raste, në kundërshtim me Dekretin e lartpërmendur, përgatitën vendime për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë shtetit në emër të Z.A., në bazë të të cilave vendime A.B. dhe A.B. kanë miratuar pagesën e mjeteve në para bazuar në vendimet e përgatitura më parë, edhe pse e kanë ditur dhe kanë qenë të vetëdijshëm se vendimet nuk ishin miratuar në përputhje me rregulloren, kanë vepruar sipas vendimeve dhe ia kanë paguar paratë, me çka i kanë ndihmuar Z.A. të përfitojë dobi të kundërligjshme pasurore në shumën e përgjithshme prej 62.530 denarëve, por në dëm të buxhetit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Continue Reading

Më të lexuarat