Connect with us

Lajme nga rajoni

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

Published

on

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq përshëndeti mbajtjen e forumit, duke uruar që porositë e rëndësishme që vijnë nga ky forumi do të dëgjohen nga ata që marrin vendime.

Ai tha se bota ka ndryshuar shumë nga fundi i luftës së dytë botërore, duke theksuar se bota është multilaterale dhe se më nuk ka hegjemoni.

Mesiq theksoi se për këtë, shtetet e vogla duhet bashkëpunojnë mes vete dhe në këtë mënyrë, të bashkuar, të bashkëpunojnë me “lojtarët e mëdhenj”.

Duke folur për Ballkanin, ai tha se vendet e rajonit kanë shumë interesa të përbashkëta, por theksoi se duhet kuptuar dhe pranuar mëvetësia e shteteve pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Disa akoma nuk e kuptojnë këtë. Problemi para së gjithash është në Serbi, kur është në pyetje Kosova. Është shumë e vështirë nëse zhvilloni një politikë ku e keni të kthyer vetëm pasqyrën e pasme, të drejtuar nga historia. Dhe ne jemi në situatë që kemi shumë histori për metër katror. Kjo është diçka që na pengon sepse ne shikojmë vetëm prapa, kështu që kjo politikë ndaj Kosovës është një politikë totalisht e humbur. Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur.

Advertisement

Është një i humbur që e gjen veten në politikë dhe që mendon se Kosova mund të kthehet ushtarakisht. Nuk mundet, kjo mundësi thjesht nuk ekziston”, tha Mesiq sipas Anadolu, raporton Paparaci. Më tej, Mesiq tha se duhet gjetur zgjidhje për problemet përmes bisedimeve, duke respektuar institucionet zyrtare dhe duke njohur realitetet e reja.

Nga ana tjetër, presidenti Pendarovski u shpreh se çështjet energjetike gjithmonë kanë qenë sfida dhe se këto vetëm se janë intensifikuar nga lufta në Ukrainë.

Edhe Pendarovski theksoi nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë midis shteteve të rajonit, duke theksuar se asnjëra prej tyre nuk e ka fuqinë që e vetme të bëjë ndryshime në planin global.

“Për çfarëdo pengese, problemi apo sfidë në botë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në organizata më të gjera, mbi të gjitha e kam fjalën në Bashkimin Evropian, sepse në mënyrë të pavarur, vetëm me burimet e tyre të brendshme, nuk mund ta zgjidhin këtë lloj të problemeve”, tha Pendarovski.

Duke folur për eurointegrimet, Pendarovski tha se dekada më parë, para luftës në Ukrainë, BE-ja humbi interesin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat e saja.

Advertisement

Ai bëri thirrje për veprim më urgjent nga institucionet e Brukselit, duke rikujtuar se mbështetja për anëtarësimin në BE është në rënie në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

Lajme nga rajoni

“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…

Published

on

Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.

Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.

Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.

“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një

Published

on

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, digjen studiot dhe ndërpriten transmetimet! Reagon Ledion Liço: Jemi të shokuar

Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje, 22 tetor 2026, ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme materiale në studio dhe duke ndërprerë programacionin e zakonshëm të radios. Si pasojë e incidentit, emisioni i njohur i mëngjesit “Wake Up” nuk është transmetuar.

Sipas informacioneve të publikuara në media, flakët janë përhapur në ambientet e regjisë dhe në disa studio të Top Albania Radio, duke dëmtuar infrastrukturën e përdorur për realizimin e programeve.

Situata e krijuar ka bërë të pamundur zhvillimin normal të transmetimeve të mëngjesit, ndërsa stafi është detyruar të ndërpresë aktivitetin e zakonshëm.

Menjëherë pas ngjarjes, Top Channel ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke informuar publikun se emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohej gjatë ditës së sotme.

Advertisement

Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”**, thuhet në njoftimin e publikuar nga Top Channel.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahje mes deputetëve (VIDEO)

Published

on

Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.

Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.

Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.

Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat