Connect with us

Lajme nga vendi

Janë shtuar mashtrimet në RMV, evitoni blerjet nëpërmjet rrjeteve sociale nga kompani të paregjistruara

Published

on

Rritet numri i blerjeve online nga qytetarët e Maqedonisë, e paralelisht rriten edhe mashtrimet ndaj qytetarëve gjatë blerjes nëpër vendet virtuale të shitjeve në Internet. Pakënaqësia e qytetarëve nga mashtrimet online përhapet nëpërmjet postimeve nëpër rrjetet sociale, por edhe denoncohet tek Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Që të evitohet “zbrazja” e kartelave të kreditit nëpërmjet mashtrimeve, ekzistojnë disa rekomandime të cilat duhet t’i ndjekim si qytetarë, shkruan Meta.mk.

Nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë për Meta.mk sqarojnë se në pjesën e blerjeve online në vitin 2021 dhe 2022 kanë pranuar mbi 420 ankesa nga konsumatorët.

Nga MPB-ja thonë se gjatë vitit 2022 dhe tre muajt e parë të këtij viti janë parashtruar gjithsej 27 denoncime për mashtrime gjatë porositjes së artikujve nga Interneti, e pas marrjes së masave janë shqiptuar nëntë kallëzime penale për veprën penale të “mashtrimit”.

Cilat janë format më të shpeshta të mashtrimeve online gjatë blerjes?

Sektori për kriminalitetin kompjuterik dhe forenzikën digjitale pranë MPB-së shënon paraqitje të mashtrimeve nëpërmjet internetit me marrje jolegale dhe ndërmjetësim mashtrues në komunikimin nëpërmjet postës elektronike midis kompanive të Maqedonisë dhe partnerëve të tyre të biznesit nga vendet e huaja, kryesisht nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

Grupe ndërkombëtare kriminale me përdorimin e spam mesazheve, metodave të fishingut dhe inzhinieringun social, arrijnë që ta vjedhin fjalëkalimin për qasje deri te e-maili i partnerëve të biznesit, me çka fitojnë qasje pa pengesa deri te historia e komunikimit të përgjithshëm. Pastaj, siç sqarojnë nga MPB-ja, grupet kriminale krijojnë e-mail adresa të reja të cilat dallojnë minimalisht, gjegjësisht për një karakter nga ato origjinale dhe të njëjtat vështirë vërehen në komunikim, për shembull: p0raka@mail.com në vend të poraka@mail.com ose primerl@mail.co.uk në vend të primer1@mail.com.

Advertisement

“Grupet e organizuara kriminale me përdorimin e fjalëkalimit “të vjedhur” e marrin mesazhin origjinal, e modifikojnë dhe e ridërgojnë nga njëra e-mail adresë e rrejshme. Në këtë mënyrë të dy palët e komunikimit janë në lajthim se komunikojnë me partnerin e vërtetë”, sqarojnë nga MPB-ja.

Më së shpeshti mashtruesit pastaj prezantohen si partneri i vërtetë – dërguesi i mallit të kontraktuar dhe i dërgojnë mesazh partnerit – blerësit se e kanë ndryshuar llogarinë bankare për pagesën e mjeteve dhe kërkojnë mjete avans të paguhen në llogarinë e re që ia dërgojnë bashkëngjitur me mesazhin.

Grupet kriminale disponojnë me llogari bankare në vende të ndryshme, e shumë shpesh nëse ndonjë nga llogaritë është e bllokuar, për një kohë shumë të shkurtër dërgojnë llogari alternative për pagesë, e sqarojnë nga MPB njërën nga mënyrat e mashtrimeve online.

Nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë nga ana tjetër sqarojnë se gjatë blerjes në Internet duhet të bëhet kujdes i veçantë tek shitjet në rrjetet sociale (Facebook, Instagram dhe të tjera) nga firma të paregjistruara nga ato që nuk kanë seli të regjistruar, nuk japin mundësi pagese nëpërmjet transaksionit ose llogarisë bankare dhe nuk lëshojnë llogari/faturë, fletë garancie ose dokumentacion tjetër për produktin.

“Për shkak se tek ne nuk janë të rregulluara konkretisht këto shitje jolegale në rrjetet sociale, për dallim nga shitjet legale online, nuk ka mekanizëm me të cilin do të mund të pengohen disa persona që të bëjnë profile në rrjetet sociale dhe të shesin produkte, të fshehur pas ndonjë profili ose emërtimi të rrejshëm të ndonjë online shitoreje”, sqarojnë nga Organizata e konsumatorëve.

Advertisement

Pikërisht për këtë shkak, qytetarët janë ato që duhet të kenë kujdes gjatë blerjes nëpër rrjete sociale, sepse më tej do të kenë vështirësi për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Për çfarëdo keqpërdorimi të të dhënave personale, qytetarët duhet të njëjtën ta paraqesin te Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa keqpërdorimin e kartelave bankare dhe mashtrimet e ngjashme duhet menjëherë t’i paraqesin te Sektori për kriminalitet kompjuterik pranë MPB-së.

Çfarë duhet të kemi kujdes si konsumatorë gjatë blerjes online?

Qytetarët duhet të bëjnë dallim midis shitjes legale dhe jolegale në internet. Në Maqedoni ekzistojnë ligje për tregti elektronike dhe mbrojtje të konsumatorëve që e definojnë shitjen online, së bashku me të drejtat dhe obligimet e të dy palëve, por këto ligje kanë të bëjnë vetëm me ato tregtarë që janë të regjistruar për kryerjen e shitjeve online. Kështu që, qytetarët duhet të bëjnë verifikim të mirë të vendit të shitjes virtuale prej ku duan të blejnë diçka.

“Gjatë blerjes online, veçanërisht nëse bëhet fjalë për blerje nga rrjetet sociale nevojitet që si konsumatorë paraprakisht të verifikojnë dhe të hulumtojnë se ajo shitore a është firmë e regjistruar, a ka seli, a ka shitore fizike apo a është online shitore e regjistruar, a ofron shitësi mundësi për pagesë nëpërmjet transaksionit, nëpërmjet urdhëresës për pagesë në bankë dhe a dërgon vërtetim valid për porosinë në e-mail, gjatë dërgesës së produkteve a dorëzon edhe llogari fiskale/faturë ose vërtetim-pagese”, sqarojnë nga Organizata e konsumatorëve.

Nëse nuk u është dorëzuar llogari fiskale, faturë apo vërtetim-pagese, atëherë qytetarët nuk kanë obligim ta marrin produktin, porosisin nga Organizata e konsumatorëve, duke u rekomanduar qytetarëve që të mos bien pre e reklamave bombastike në internet, si për shembull: zbritje vetëm për një ditë, produkte falas ose aksion produktesh që janë imitim i ndonjë brendi aktual.

Advertisement

Nga Asociacioni për e-tregti i Maqedonisë për Meta.mk thonë se kanë krijuar aktivitete dhe masa, me të cilat i ndihmojnë konsumatorët gjatë marrjes se vendimeve mbi blerjet online.

Në kuadër të platformës ecommerce4all.eu, e kanë përgatitur edhe doracakun Mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet të cilit qytetarët së pari mund të njihen me të drejtat e tyre si konsumatorë dhe mbrojtjen që ua ofron ligji. Kanë krijuar edhe Regjistër të e-tregtarëve të regjistruar, nëpërmjet të cilit lehtë mund të verifikohet se kompania prej të cilës blihet është person juridik i regjistruar dhe ofron e-pagesa. Mbi 100 e-shitore në vendin tonë janë pajisur me Badge për e-tregtar të verifikuar, nëpërmjet të cilit mbështetet kultivimi i politikave dhe praktikave që janë në dobi të konsumatorëve.

Kontrolli i vërtetësisë, legjitimitetit dhe praktikës së mirë të punës së e-shitores, sipas Asociacionit të Maqedonisë për e-tregti është hapi i parë të cilin duhet ta ndërmarrin qytetarët.

“Nëse doni që ta kontrolloni më detajisht kompaninë nga e cila porositni, shikoni të dhënat e tyre mbi: Politikën e kthimit të produkteve, Politikën e cookies-ave, Politikën e privatësisë dhe Kushtet për përdorim dhe a është ueb-faqja e sigurt, gjegjësisht a posedon https protokoll – dryni në të majtë të emrit të faqes në shiritin për kërkim e tregon këtë”, theksojnë nga Asociacioni i Maqedonisë për e-tregti.

Këshillat e Asociacionit për qytetarët – t’i lexojnë edhe recenzionet për vlerësim që i kanë lënë blerës të tjerë të kënaqur ose të pakënaqur, mbi vetë e-shitoren, por edhe të kontrollojnë se a janë të qasshme publikisht të dhënat mbi emërtimin juridik të kompanisë dhe të dhënat e kontaktit të tyre. Gjithashtu, rekomandohet që qytetarët të informojnë mbi kushtet e shfrytëzimit të ueb-faqes, politikat e privatësisë dhe politikat e kthimit të produkteve.

Advertisement

“Këto mbase duken si shumë hapa që duhet të ndërmerren ose si diçka që merr shumë kohë, por më mirë është të shpenzohen më pak se pesë minuta në të cilat do të sigurohemi në rregullshmërinë dhe praktikën e mirë të punës së kompanisë nga e cila porosisim, sesa të mashtrohemi nga ndonjë subjekt i paregjistruar dhe i panjohur”, rekomandojnë nga Asociacioni i Maqedonisë për e-tregti.

BPRMV: Transaksionet ndaj shitoreve online vitin e kaluar janë rritur për 25 përqind

Qytetarët e Maqedonisë në vitin 2022 kanë realizuar transaksione të përgjithshme ndaj shitoreve online në vendin tonë dhe jashtë vendit në lartësi prej 550,2 milionë eurosh, që paraqet rritje prej 25 përqind në krahasim me vitin paraprak. Përveç mjeteve të shpenzuara, vitin e kaluar për 13 përqind është rritur edhe numri i transaksioneve online që janë bërë nga ana e personave fizikë, tregojnë të dhënat nga Banka Popullore e RMV-së (BPRMV).

Blerjet te tregtarët e vendit në internet vitin e kaluar kanë kapur vlerën prej gjithsej 394 milionë eurosh, me çka është shënuar rritje prej 18 përqind në krahasim me vitin 2021. Qytetarët e Maqedonisë nga ana tjetër jashtë vendit me kartela, në vitin 2022 kanë realizuar transaksione në vlerë prej 156 milionë eurosh, gjegjësisht është shënuar rritje prej 46,3 përqind. Banka Popullore shënon edhe rritje të numrit të shitoreve të reja të hapura online për 14 përqind në vitin 2022, gjegjësisht janë hapur 269 vende shitjeje në internet.

Advertisement

Lajme nga vendi

4 të miturat që rrahën dhe filmuan 13-vjeçaren dërgohen në shtëpi edukative-korrektuese

Published

on

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shqiptuar masa edukative për katër të miturat e përfshira në rastin e dhunës brutale ndaj një vajze 13-vjeçare në komunën e Gjorçe Petrovit.
Sipas vendimit, e mitura e akuzuar e para është dërguar në shtëpi edukative-korrektuese për një vit, ndërsa tri të tjerat për nga tetë muaj.
Rasti kishte tronditur opinionin publik pasi katër vajzat kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës në dy raste të ndara. Gjatë sulmit, disa nga të pranishmit e kishin filmuar ngjarjen me telefona mobilë.
Pamjet e publikuara nga mediat tregonin se 13-vjeçarja ishte goditur me shqelma dhe grushte, ishte tërhequr për flokësh dhe kishte përfunduar e gjakosur në fytyrë.
Për këtë rast, Prokuroria kishte nisur procedurë ndaj katër të miturave për veprën penale „dhunë“. Ndërkohë, ishin ngritur edhe gjashtë kallëzime penale ndaj prindërve të tyre, nën dyshimin për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijëve.
Vendimi gjyqësor ende nuk është i formës së prerë./skopje1.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

MICKOSKI PARALAJMËRON PERIUDHË TË VËSHTIRË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

Published

on

Qeveria planifikon rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në Termoelektranat në Manastir dhe Osllomej, përmes sigurimit të qymyrit nga Kosova, si dhe rifillimin e punës së Termoelektarnës në Negotinë, me qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm gjatë dimrit, parandalimin e rritjes më të madhe të çmimit të rrymës dhe mbrojtjen e vendit nga goditja e çmimeve të energjisë në tregun evropian.

Rritja e çmimit të rrymës për amvisëritë mund të arrin deri në 5 për qind, por qeveria po ndërmerr aktivitete që rritja eventuale të mos jetë më e madhe se kaq, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Në një brifing me gazetarët, ai shpjegoi se po përgatitet një model për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike, i cili parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e Termocentralit në Manastir, kombinimin e tij me sasitë vendore dhe furnizime shtesë nga Greqia. Në plan është edhe aktivizimi i sërishëm i bllokut të tretë në termocentral.

Mickoski paralajmëroi se tregjet energjetike në Evropë po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve, ku energjia elektrike dhe gazi janë shtrenjtuar deri në tri herë. Sipas vlerësimeve të tij, në muajt e ardhshëm çmimi i energjisë elektrike mund të arrijë nga 350 deri në 400 euro për megavat-orë.

Për sigurimin e qymyrit nga Kosova tashmë po përgatitet një model logjistik, përmes të cilit do të mundësohet transporti i më shumë se 6.000 tonëve në ditë. Për realizimin e këtij operacioni parashihet angazhimi i mbi 200 kamionëve.

Advertisement

Procedura e tenderimit për transportin dhe deponimin e qymyrit është në zhvillim e sipër, ndërsa pritjet janë që të përfundojë deri në fund të muajit.

Mickoski vlerësoi se zhvillimet në tregun evropian të energjisë paraqesin rrezik serioz për inflacionin, por theksoi se Qeveria po ndërmerr masa për ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

40 VJET KRIJIMTARI: TETOVA NDERON SADIJE ALITI ME AKTIVITET TË VEÇANTË KULTUROR

Published

on

Biblioteka Universitare “Koço Racin” në Tetovë ka organizuar sot një aktivitet të veçantë kulturor në Muzeun e Tetovës, duke bashkuar autorë, lexues dhe dashamirës të letërsisë në një takim kushtuar librit dhe krijimtarisë letrare. Në fokus të këtij aktiviteti ishte shënimi i 40-vjetorit të krijimtarisë letrare të autores Sadije Aliti, e cila ishte protagonistja kryesore e këtij organizimi.

Gjatë aktivitetit, drejtori i Bibliotekës Universitare “Koço Racin”, Binaz Pajaziti, foli për rëndësinë e promovimit të vlerave letrare, mbështetjen e autorëve vendas dhe rolin që ka biblioteka në zhvillimin e jetës kulturore.

Ndërkaq, autorja Sadije Aliti u vu në qendër të vëmendjes për rrugëtimin e saj katërdekadësh në letërsi, duke shënuar një përvjetor të rëndësishëm të krijimtarisë së saj.

Aktiviteti përfshiu edhe takimin me autorët vendas, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe promovimit të krijimtarisë letrare, si dhe aktivitetin e Klubit të Lexuesve të Bibliotekës Universitare “Koço Racin”. Ky organizim përbën një tjetër nismë kulturore të bibliotekës, me synimin për të afruar autorët dhe lexuesit dhe për të nxitur interesimin për librin dhe letërsinë në Tetovë./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat