Lajme nga vendi
Kushtetuesja shfuqizoi një pjesë të nenit 9 të Rregullores së Agjencisë së Medias
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Nenin 9 paragrafi 6 në pjesën: “edhe personat e angazhuar në bazë të kontratës në vepër apo kontratës autoriale” nga Rregullorja për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e licencës për transmetim për radio dhe televizion. (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”) Nr. 172/2014 dhe Nr. 76/20150, të përfshirë në lëndën Referat U.nr. 32/2022.
Në dispozitën e plotë të miratuar nga ana e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thuhet: “Si persona të punësuar, konsiderohen personat në marrëdhënie pune me orare të plotë tek radiodifuzeri dhe personat e angazhuar në bazë të marrëveshjes në vepër apo marrëveshjes autoriale. Në këtë rast Këshilli i ASHMAA-së i ka tejkaluar autorizimet e saj të parapara në Ligjin për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele, në mënyrë që në dispozitën kontestuese ka paraparë një kategori të re “personat e angazhuar në bazë të marrëveshjes në vepër apo marrëveshjes autoriale, e cila në fakt nuk përfshihet në kategorinë e personave të punësuar, që paraqet predispozitë kushtetuese dhe e cila si e tillë aspak nuk ekziston në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuele, dhe as në ligjin për marrëdhënie pune.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Agjencisë së Mediave duke u lëshuar në operacionalizimin e dispozitave të Ligjit për Marrëdhënie Punë dhe Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, autorizimin e dhënë nga Neni 62 Paragrafi 6 nga Ligji, në të cilin përveç të tjerash është paraparë që t’i përpunoj kushtet kadrovike, e ka përdorur në drejtim të rregullimit burimorë të çështjeve që nuk janë kompetencë e saj dhe është në kundërshtim me ligjin.
Gjykata vlerësoi se Këshilli i Agjencisë së Mediave nuk mund të rregulloj materie ligjore, por mund vetëm të operacionalizojë dhe të rregulloj disa dispozita ligjore, ndërsa me pjesën kontestuese nga Neni 9 Paragrafi 6 nga Rregullorja, Këshilli i Agjencisë faktikisht rregullon marrëdhëniet të cilat janë jashtë Ligjit për Marrëdhënie Pune, me atë që përskaj dispozitave nga Ligji për Marrëdhënie Pune, shkelet edhe neni 22 paragrafi 1 nga Ligji për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Lajme nga vendi
“TETOVA OPEN – BILARDO” FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)
Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.
Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.
Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.
Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.
EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo
Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.
Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.
IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut
BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova
Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.
Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Lajme nga vendi
Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

