Connect with us

Lajme nga vendi

NPRRSH ka sjell vendim për punësime në njësinë projektuese me “Behtel dhe Enka” për Korridoret 8 dhe 10d

Published

on

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) ka marrë vendime për punësimin e punëtorëve në njësinë projektuese për realizimin dhe ndërtimin e projektit infrastrukturor të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, konform me njoftimin 1/2023 të publikuar më 13 prill i cili kërkonte angazhimin e punëtorëve në më shumë pozita në ndërtimtari, punonjës administrativ dhe shoferë.

Kështu, është marrë vendim për zgjedhjen e Semial Hasani Ziberi në pozitën e ndihmëses së koordinatorit kryesor dhe përgjegjës të projektit, për të cilën është paraparë pagë prej 70.052 denarë.

Për vendin e koordinatorit të njësisë për performancë teknike të projektit, për të cilin është paraparë pagë prej 65.029 denarë, do të angazhohet Rami Jusufi.

Janë të punësuar dy nga katër specialistë të planifikuar për shpronësimin e pronave të paraparë me konkursin. Është angazhuar edhe një përkthyes dhe në vend të dyve është bërë përzgjedhje e një specialisti për ndjekjen dhe përgatitjen e dokumentacionit të projektit, një punonjës administrativ dhe një shofer. Nuk është bërë përzgjedhje për pozitën e raportuesit të projektit, specialistit për investime dhe ndërtimit të rrugëve dhe specialistit për dokumentacionin urbanistik.

Shpallja ka zgjatur deri më 25 prill, ndërsa kontrata është deri më 22 janar 2028, pra deri në përfundimin e projektit. Vendimet e NPRRSH janë të kapshëm në linkun.

Advertisement

Për zbatimin e Marrëveshjes me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” me të cilin parashikohet ndërtimin i katër pjesëve të autostradës me gjatësi mbi 120 kilometra në Korridoret 8 dhe 10d, së fundmi në Kuvend u votuan ndryshimet e gjashtë ligjeve.

Është planifikuar ndërtimi i pjesëve të autostradave të Korridorit 8: Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë (22.5 kilometra), Gostivar – Bukojçan (30.1 kilometra), Tetovë – Gostivar (27 kilometra) dhe Prilep – Manastir (43.4 kilometra) nga Korridori 10- d.

Advertisement

Lajme nga vendi

Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës

Published

on

Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit

Published

on

Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.

Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.

Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.

Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.

Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj

Published

on

VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.

Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.

Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.

Continue Reading

Më të lexuarat