Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, kompanitë energjetike kërkojnë rrymë më të shtrenjtë, rregullatori ende po llogarit harxhimet

Published

on

Kompanitë energjetike kërkojnë që të rritet kostoja e rrymës, por rregullatori mendon se kjo nuk duhet të ndodhë për momentin. Kriza energjetike i dha një goditje të rëndë ekonomive familjare për sa i përket buxhetit të tyre, ndaj nuk duhet menduar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski për Televizionin 24. Për të mos pasur energji elektrike më të shtrenjtë, duhet të përdoret energjia e marrë nga fotovoltaikët.

“Tani nuk është koha dhe nuk ka nevojë të rritet çmimi i energjisë elektrike, për faktin se kemi kaluar një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Të gjitha burimet e brendshme ishin në dispozicion, u hap hapësira edhe për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike. Fakt është se gjatë ditës ne gjithmonë kemi çmime të energjisë elektrike në treg më shumë se dy herë më të ulëta se çmimet në pjesën tjetër të ditës”, thotë Bislimovski.

Situata me çmimin e rrymës është edhe më e paqartë sepse EMV-ja shtetërore ende nuk i ka dorëzuar kalkulimet në qeveri, nga të cilat ministrat përgjegjës për politikat ekonomike duhet të vendosin se me çfarë çmimi do të shkojnë në tenderin e EVN Home për prokurimin e energjisë elektrike për Furnizuesin Universal për qytetarët.

Në një bisedë telefonike nga EMV shkurtimisht njoftuan se ende janë duke bërë llogaritë dhe dokumentacionin do ta dërgojnë në Ilindenska numër dy më së voni në fillim të javës së ardhshme.

“Çmimi përfundimtar nuk është dërguar në qeveri. Llogaritjet përfundimtare janë duke u bërë. Ne përpiqemi të ofrojmë çmim sa më të ulët të jetë e mundur.”

Advertisement

Qeveria dje konfirmoi për TV 24 zërat në opinion se ka mundësi që çmimi i EMV të jetë 70 euro për megavat orë, dhe sipas rregullatorit kjo mund të jetë e pavolitshme sepse vetëm mbi këtë bazë çmimi do të rritej me mbi 10 për qindMEMO kërkon 80 për qind rritje të çmimit, por pjesa e tyre në çmimin përfundimtar është vetëm 0.5 për qind, pastaj MEPSO kërkon 50 për qind rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe pjesa e tyre në çmim është rreth pesë për qind, ndërsa për Elektrodistribucija, ata kërkojnë rritje prej 30 për qind, por pjesa e tyre është pak më shumë se 30 për qind.

Sipas Ligjit për energjetikë, për gjashtë muajt e ardhshëm obligim i EMV-së është që të sigurojë 50 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për amvisëritë, por qeveria tha se do të përpiqet të sigurojë të gjithë energjinë elektrike për amvisëritë dhe të reduktojë importin në minimum. Për momentin, nuk ka një periudhë specifike nga kur deri në çfarë kohe do të kthehej tarifa e lirë ditore.

Advertisement

Lajme nga vendi

TETOVA NË VAPËN AFRIKANE – SI FRYMON QYTETI NË 40 GRADË?

Published

on

Tetova këto ditë po përballet me temperaturat e larta të vapës afrikane. Termometri i afrohet 40 gradëve Celsius, ndërsa qyteti duket sikur ngadalëson ritmin dhe kërkon hije, freski dhe pak ajër.

Tetova në këto temperatura është një qytet që vazhdon të jetojë, por me një ritëm tjetër. Një tabelë e Drejtorisë për Punë Hidrometelereologjike tregon se në orën 14.00 në Tetovë janë matur 34.1 gradë Celsius. Por, në qytet vapa afrikane dhe netët tropikale tashmë janë bërë përditshmëri.

Rrugët në orët më të nxehta janë më të zbrazëta. Qytetarët shmangin daljet gjatë mesditës dhe, kur është e domosdoshme të dalin, kërkojnë rrugët me hije, freskojnë veten me ujë dhe përpiqen të kryejnë punët sa më shpejt.

Edhe tregtarët dhe punëtorët që janë të detyruar të qëndrojnë jashtë duhet ta përshtatin ritmin e punës. Uji, pushimet e shpeshta dhe shmangia e diellit bëhen domosdoshmëri.

Vapa ndryshon edhe zakonet. Takimet shtyhen për pasdite, aktivitetet sportive zhvendosen në orët e vona, ndërsa shumë familje preferojnë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

Advertisement

Daljet gjatë orëve të nxehta shtyhen për më vonë, pazaret dhe obligimet kryhen herët në mëngjes, ndërsa shëtitjet në qytet bëhen kryesisht në mbrëmje. Për shumë tetovarë, vera nuk është më vetëm një stinë pushimi, por një periudhë ku dita duhet planifikuar sipas temperaturës.

Në 40 gradë, qyteti nuk ndalet, në pritje të shiut, thjesht mëson të marrë frymë më ngadalë./Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

DREJTORIA E GJIMNAZIT PËRGËNJESHTRON “LEVICËN”

Published

on

Drejtoria e Gjimnazit „Kirili Pejçinoviq“ – Tetovë reagon ashpër ndaj informacioneve të publikuara lidhur me funksionimin e shkollës.

Drejtoria e Gjimnazit të Tetovës i ka përgënjeshtruar pohimet e një komunikate të partisë “Levica” ku ata pretendojnë se po nënçmohet gjuha maqedonase dhe se klasat janë të stërmbushura me nxënës.

Nga Drejtoria thonë se do ta kuptonin këtë gjuhë të “Levicës” nëse vendi ishte në fushatë zgjedhore, por duke prezantuar fakte përgënjeshtrojnë pohimet e partisë në fjalë.

Dje, faqja e internetit e shkollës u hakua në të tri gjuhët – maqedonisht, shqip dhe anglisht. Ekipi i IT-së së shkollës punoi intensivisht për zgjidhjen e problemit dhe arriti ta rikthejë funksionimin e saj. Faqja e internetit tashmë është në funksion dhe në të janë publikuar listat e nxënësve të pranuar në afatin e regjistrimit të qershorit.

Shpërndarja e nxënësve në paralele bëhet në përputhje me konkursin për regjistrimin e nxënësve në Gjimnaz, të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, numrin e nxënësve të regjistruar dhe kapacitetet hapësinore të dy objekteve ku nxënësit e ndjekin mësimin në turnin e paradites.

Advertisement

Po ashtu, si tërësisht të pavërteta I kanë hedhur poshtë pretendimet se 50 nxënës do ta ndjekin mësimin në një klasë.

Drejtoria e shkollës është e përkushtuar për krijimin e shërbimeve dhe kushteve më të mira dhe më cilësore për zhvillimin e pandërprerë dhe të vazhdueshëm të procesit arsimor.

Sipas tyre, pikërisht informacione të tilla të paverifikuara, të pabazuara dhe të pasakta krijojnë kaos në arsim./Tv Koha/ 

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së Shkup- Bllacë

Published

on

Pas dy vitesh humbje kohe, VLEN sot po e paraqet si sukses vazhdimin e autostradës Shkup- Bllacë, projekt i përfunduar më 2 maj 2023 dhe i tenderuar po atë vit nga qeveria e kaluar, me një vlerë prej rreth 183 milionë eurosh.

Dy vjet më parë, VLEN dhe partnerët e tyre politikë e sulmonin projektin si “tepër të shtrenjtë” dhe “të papërshtatshëm”. Sot, pa ndryshuar as trasenë dhe as projektin, duke e vonuar pa asnjë nevojë për mbi dy vite, të njëjtën autostradë prej rreth 10 kilometrash do ta ndërtojnë për rreth 210 milionë euro, apo afërsisht 21 milionë euro për kilometër.

Pra, projekti që e kritikuan nuk është ndryshuar as për 0,1 për qind. Traseja është e njëjtë, projekti është i njëjtë, autostrada është e njëjtë.
Të vetmet gjëra që kanë ndryshuar janë dy vite vonesë dhe rreth 30 milionë euro më shumë nga paratë e qytetarëve.

VLEN duhet t’i përgjigjet opinionit: pse u bllokua për dy vjet një projekt i gatshëm dhe pse sot i njëjti projekt kushton rreth 30 milionë euro më shumë? Ku përfundojnë këto para dhe cili është arsyetimi për këtë shtrenjtim?

Shqiptarët humbën dy vite për një autostradë jetike, ndërsa qytetarët do të paguajnë dhjetëra milionë euro më shumë. Dy vite vonesë, 30 milionë euro më shtrenjtë dhe asnjë ndryshim në projekt, kjo është fatura e paaftësisë dhe keqmenaxhimit të VLEN-it.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat