Lajme nga vendi
Çdo i dyti aksident nga motorët ose trotinetet! Apel për kujdes të shtuar, veçanërisht te të rinjtë

Brenda dy muajsh në Tetovë janë sanksionuar 94 motoçiklistë dhe ngasës të trotineteve elektrikë. Shumica kanë janë kapur duke vozitur pa dokumentacionin e nevojshëm ose pa pajisje mbrojtëse.
“Gjatë dy aksioneve që janë organizuar gjatë këtyre dy muajve në Tetovë janë shqiptuar 49 masa nga të cilat 41 në Tetovë dhe 8 në qytetin e Gostivarit, ndërsa gjatë muajt maj janë marrë 53 masa, edhe atë 43 në qytetin e Tetovës edhe 10 në qytetin e Gostivarit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SOB- Tetovë .
Nga SPB Tetovë paralajmërojnë se tani që moti është duke u përmirësuar, edhe kontrollet do të jenë më të shpeshta. Bëjnë apel që të kihet më shumë kujdes, pasi që në bazë të dhënave, në çdo të dytin aksident trafiku pjesëmarrës janë motoçiklistë ose vozitësit e trotineteve.
“Apeloj tek qytetarët pasi që gati çdo i dyti pjesëmarrës në komunikacion që aksidentohen me motoçikleta, biçikleta apo tricikël pasojat janë të rënda, mos themi edhe fatale, mos themi edhe me humbje jete, pasi që siguria në komunikacion me këtij lloj është shumë e ulët dhe kemi pasoja të rënda. Apelojmë edhe tek prindërit që të kenë kujdes ku i lënë çelësat pasi që të rinjtë janë ata që nuk i dinë rregullat dhe dinë të pësojnë më rëndë në aksidente me motoçikleta”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SOB- Tetovë .
Në bazë të rregullave të komunikacionit trotinetet elektrikë duhet të lëvizin në trotuare, edhe atë me shpejtësinë e një këmbësori, ndërsa shumicë e rasteve ato shihen në rrugë.
Lajme nga vendi
Ndalohen dy persona nga Shkupi, transportonin një migrant nga Turqia

MPB Maqedoni njofton se dje në orën 22:50 në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, oficerët e Stacionit të Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare Mihajlovë arrestuan A.V. (47) dhe A.B. (54), të dy nga Shkupi.
“Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.V., dhe pasagjerit me emrin A.B., u gjet B.U. (22), një migrant ilegal nga Turqia”.
“Automjeti u konfiskua, dhe me urdhër të prokurorit publik, migranti u vendos në Qendrën e Pritjes për të Huaj në Shkup. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.158 orë të falsifikuara

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 1,158 orë dore të falsifikuara.
Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në pikat kufitare deri në shtator të këtij viti janë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke sekuestruar pothuajse 78.000 produkte me marka të njohura tregtare.
“Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1.158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare “Rolex”, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu një kontroll të detajuar, duke gjetur orë vlera e të cilave, deklaruar sipas faturës nga një kompani kineze ishte 60.852 denarë.
Për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale, mallrat u bllokuan dhe u nis procedura për të përcaktuar origjinalitetin e produkteve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Lajme nga vendi
Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.
Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë