Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor i vendit.
Pasdite në vendet malore do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri 34 gradë celsius.
Deri ditën e premte moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë. Gjatë fundjavës pritet të ketë reshje lokale të shiut.
Lajme nga vendi
Zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE tubim në Kërçovë

VMRO-DPMNE mbajti tubime në Dollnen, Makedonski Brod dhe Kërçovë. Kandidati për kryetar komune në Kërçovë, Aleksandar Jovanovski, akuzoi kryetarin aktual se ka lënë qytetin në errësirë dhe kolaps. Premton largim urgjent të deponisë ilegale dhe ndërtim të stacionit për selektimin dhe riciklimin e mbeturinave jashtë qytetit. Tha se ka zgjidhje për qentë endacak të cilët do të strehohen në një vend adekuat. Vetëm nga kafshimet e qenve, komuna qytetarëve u paguan çdo vit nga 7 milion denarë thotë Jovanovski.
“Përfundimisht do ta ndërtoj kanalizimin historik në Zajaz dhe Drugovë, do ta zgjidhë problemin e furnizimit me ujë në Sërbjan, Fusha e Manastirit, Novo Sellë dhe gjithkund ku ka probleme të tilla komunale. Urgjentisht do të ndërmarr masa për rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve në fshatrat ku gjendja është alarmante. Mosekzistimi i këndeve të lojërave, vendtubime për të rinjtë, për sport, rekreacion dhe muzikë, do të ngelin kaluar. Dua që fëmijët tanë të rriten në ambient të pastër, të sigurt dhe të avancuar. Ta zhvillojmë kreativitetin dhe talentin…”, tha Aleksandar Jovanovski – Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Kërçovës. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Çmimet e shërbimeve hotelerike në janar – shtator 2025, janë rritur për 5,2 për qind

Çmimet e shërbimeve hotelerike në periudhën janar – shtator të vitit 2025 janë rritur për 5,2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vititi 2024 për 1,9 për qind.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, çmimet e shërbimeve hotelerike në shtator të vitit 2025 nuk kanë shënuar ndryshime në krahasim me muajin paraprak, por janë rritur për 4,7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Çmimet në shërbimin hotelerike sipas grupeve në shtator të vitit 2025 krahasuar me gushtin e vitit 2025 janë rritur te Pijet joalkoolike me 0,1 për qind, ndërsa te grupet Ushqim, Pije alkoolike dhe Akomodim nuk janë shlnuar ndryshime.
Lajme nga vendi
Ndalohen dy persona nga Shkupi, transportonin një migrant nga Turqia

MPB Maqedoni njofton se dje në orën 22:50 në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, oficerët e Stacionit të Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare Mihajlovë arrestuan A.V. (47) dhe A.B. (54), të dy nga Shkupi.
“Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.V., dhe pasagjerit me emrin A.B., u gjet B.U. (22), një migrant ilegal nga Turqia”.
“Automjeti u konfiskua, dhe me urdhër të prokurorit publik, migranti u vendos në Qendrën e Pritjes për të Huaj në Shkup. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë