Lajme nga vendi
Kyuchyuk: Brenda dy javësh do të dorëzohet në Kuvend propozimi për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni
Brenda dy javësh, Maqedonia e Veriut do të dorëzojë në Kuvend amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve. Këtë e ka bërë të ditur për mediat bullgare eurodeputeti dhe raportuesi special i PE për progresin e vendit tonë, Ilhan Kyuchyuk.
Ai mohoi se i është bërë presion për të shtyrë votimin e raportit të vjeshtës. Arsyeja e vonesës së raportit është se javën e kaluar eurodeputetët nuk ranë dakord që të përfshihen në të temat e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Nuk ka pasur presion nga asnjë shtet, as bullgar, as amerikan, as maqedonas, as ndonjë koleg nga unë nuk ka bërë presion”, theksoi Kyuchyuk.
Siç pretendon ai, është siguruar se ndryshimet kushtetuese po hyjnë në Kuvendin e Maqedonisë e Veriut.
“Ose këtë javë ose javën e ardhshme, propozimet specifike duhet të dorëzohen nga një komision punues dhe të shqyrtohen në përputhje me rrethanat në Kuvendin Kombëtar të Maqedonisë së Veriut”, tha Kyuchyuk.
Nuk ka një datë specifike deri në fund të vitit 2023 që eurodeputetët të miratojnë raportin e progresit.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

