Lajme nga vendi
Marrëveshja shembullore e Prespës/ Maqedonia e Veriut dhe Greqia vijojnë me projekte të përbashkëta…
Në disa rrugë të Greqisë ende nuk janë ndryshuar tabelat e vjetra të trafikut në të cilat shkruan Shkup ose FYROM, megjithëse Marrëveshja e Prespës parashikon respektimin e emrit të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në Samitin e fundit të NATO-s, kryeministri Kovaçevski pati takim me kryeministrin e ri të Greqisë. Pyetjes së TV21 se a është diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, ai u përgjigj:
“Në fushën e marrëveshjes së Prespës, një pjesë e madhe e punës është zbatuar, janë disa ratifikime që duhen bërë në parlamentin grek, ka edhe disa detyrime në vendin tonë që duhen zbatuar në sferën e politikave tatimore etj. Një pjesë e punës është në kompetencën e autoriteteve rajonale që përmendëm dhe Greqia me siguri do të punojë për zbatimin e saj në periudhën e ardhshme, ashtu siç po punojmë ne për zbatimin e elementeve të tjera të marrëveshjes me Greqinë”, tha kryeministri I RMV-së Dimitar Kovaçevski.
“Shembull i përkushtimit të institucioneve në Greqi është regjistrimi i qendrës për gjuhën maqedonase, i cili u kontestua, por gjykata në Greqi solli vendim shumë të qartë se është diçka që mund të regjistrohet në Greqi dhe ata që dëshirojnë ta ruajnë gjuhën maqedonase mund ta bëjë këtë lirisht në mënyrë institucionale”, shtoi Kovaçevski.
Marrëveshja e Prespës, e cila zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë maqedonase-greke për emrin, u nënshkrua më 17 qershor 2018, në anën greke të liqenit të Prespës, në fshatin Nivici (Psarades).
Lajme nga vendi
“TETOVA OPEN – BILARDO” FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)
Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.
Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.
Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.
Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.
EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo
Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.
Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.
IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut
BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova
Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.
Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Lajme nga vendi
Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

