Connect with us

Lajme nga vendi

Mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale

Published

on

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 30 deri 40 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 38 gradë.

Deri të mërkurën moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe të ditës, si dhe indeks UV shumë të lartë. Më nxehtë do të jetë nesër dhe të mërkurën, kur do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore. Ndryshim të dukshëm do të ketë të enjten, kur era do të ndryshojë drejtimin në veriore., ndërsa temperatura e ditës do të ulet për dhjetëra gradë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Kompania amerikane Carlyle arrin marrëveshjet për t’i blerë asetet globale të Lukoilit rus

Published

on

Firma amerikane e kapitalit privat, Carlyle Group, ka arritur marrëveshje për t’i blerë shumicën e aseteve të huaja të Lukoilit, të vlefshme rreth 22 miliardë dollarë.

Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi, është e detyruar t’i shesë këto asete për shkak të sanksioneve amerikane.

Shitja, për të cilën njoftuan të dyja kompanitë të enjten, vjen në një moment kur negociatorët rusë, ukrainas dhe amerikanë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kjo shitje do të shënonte fundin e përpjekjeve të Lukoilit, të paktën tani për tani, për t’u bërë aktor global.

As Lukoil dhe as Carlyle nuk treguan çmimin e shitjes së aseteve.

Advertisement

Shitja duhet të miratohet nga agjencia amerikane që administron sanksionet. Thesari i SHBA-së i kishte dhënë Lukoilit afat deri më 28 shkurt për ta shitur portofolin e tij global.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çdo komunë do të ketë varreza për kafshët shtëpiake

Published

on

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarinë (AUV), Oliver Millanov pas takimeve me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe kryetarin e BNJVL-së, Orce Gjorgjievski tha se ka dhënë dhanë mbështetje të plotë për ndërtimin e varrezave për kafshët shtëpiake nëpër komuna, përcjell TV21. Në takime u vu gjithashtu theksi te masat e propozuara për uljen e popullatës së kafshëve të rrugës përmes krijimit të një sistemi strehimi në secilën njësie të vetëqeverisjes lokale.Drejtori i AUV-së, Milanov, theksoi se në ndryshimet e propozuara ligjore tashmë janë përfshirë vërejtjet dhe propozimet e shoqatave për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, dhe do të merren parasysh edhe propozimet nga komunat.

“Si institucion përgjegjës për mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve, AUV do t’u vijë në ndihmë njësive të vetëqeverisjes lokale dhe do t’u ofrojë ndihmë në zgjidhjen e çështjeve teknike për krijimin e sistemit të kontrollit të popullatës së qenve të rrugës, në përputhje me mundësitë, kompetencat dhe autorizimet e Agjencisë”, përfundoi drejtori Millanov.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Këtë vit fillojmë me ndërtimin e rrugës Cvetan Dimov, rrugës së Jahja Pashës!

Published

on

Projekti për ndërtimin e rrugës Cvetan Dimov, e njohur edhe si rruga e Jahja Pashës, tashmë ka hyrë në buxhetin e Qytetit të Shkupit dhe në planin e furnizimeve, duke hapur rrugën për fillimin e realizimit gjatë këtij viti. Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus në TV21.

Sipas Mexhitit ka pasur disa vonesa për nisjen e këtij projekti për shkak të mungesës së dokumentacionit nga qeverisja e kaluar, por sipas tij, këto pengesa tashmë janë drejt finalizimit.

I pyetur nëse realizimi i projektit do të prekë bizneset përgjatë kësaj rruge, Mexhiti siguroi se nuk parashihet rrënim i dyqaneve dhe se bizneset nuk do të dëmtohen.

“Nuk ka dyqane që duhet të rrënohen. Pika më kritike është ndërtesa që ka mbetur prej kohës së komunizmit, përballë shkollës “Liria”. Të tjerët, edhe ata që kanë ndërtuar objekte të përkohshme, i dinë vijat e kuqe, ose janë tërhequr më brenda ose kanë lënë hapësirë që kur të vijë puna për realizimin e bulevardit, të rrënohen ato pjesë”, tha Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka shtuar se në rast se ka rrënime të pjesshme të objekteve, qytetarët do të dëmshpërblehen nga Qyteti i Shkupit.

Advertisement

“Ka një buxhet prej 2 deri në 3 milionë euro për dëmshpërblim të qytetarëve. Nëse dikujt do i merren 2 metra, 5 apo 10, për aq sa merret, do të dëmshpërblehen. Këtu kompromis nuk ka, pasi që kjo është arteria kryesore e Çairit”, ka theksuar më tej Mexhiti.

Sipas kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti me realizimin e bulevardit “Cvetan Dimov”, Çairi do të marrë një dimension të ri zhvillimi, pasi që kjo rrugë lidh drejtpërdrejt lagjen me qarkoren e Shkupit, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe perspektivën urbane të zonës.

Continue Reading

Më të lexuarat