Connect with us

Lajme nga vendi

Benzinat shtrenjtohen për një denar, dizeli për dy denarë për litër

Published

on

Benzinat nga sonte në mesnatë do të rriten për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për dy denarë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator Energjetik dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin rriten mesatarisht për 2.12 për qind çmimet me pakicë të derivateve të naftës.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 85,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87,5 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 76,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL -1) për 75,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE për 1.204 denarë për kilogram do të rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 43.542 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 1,79 për qind për benzinën, tek dizeli 3,634 për qind, 3,668 për qind për vajin ekstra të lehtë dhe 3,143 për qind për mazutin. Kursi i denarit në raport me dollarin, nga ana tjetër, sipas të cilit çmimet u formuan me përllogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,422 për qind.

Advertisement

Lajme nga vendi

Rritje e re e çmimeve të cigareve, 10 denarë plus për secilën kuti

Published

on

 Nga 1 shtatori, një kuti cigaresh në Maqedoni do të shtrenjtoheg për 10 denarë. Rritja është rezultat i harmonizimit të parashikuar të akcizave me standardet evropiane, proces që do të zbatohet gradualisht deri në vitin 2030

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maqedonia ka rreth 45% duhanpirës aktivë, duke e renditur ndër vendet me përqindjen më të lartë të varësisë nga duhani në Evropë.

Qëllimi i politikës së re të akcizave është reduktimi gradual i numrit të duhanpirësve dhe afrimi me mesataren evropiane, e cila deri në fund të këtij viti pritet të jetë rreth 15.4%.

Ndërkohë në Maqedoni, pasojat e pirjes së duhanit shkaktojnë rreth 4000 vdekje në vit, ndërsa me këtë masë pritet që një pjesë e qytetarëve të vendosin ta lënë duhanin.

Rritja e çmimeve është pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e shëndetit publik dhe harmonizimin me rregullativat evropiane.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Tetova në “luftë” me deponitë ilegale/ Kamera për monitorimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm

Published

on

Në kuadër të projekti “Për një Tetovë më të pastër”, Komuna e Tetovës, sot bashkë me Ministrinë e Ekologjisë dhe operatorin Saubermacher, kanë shpërndarë kontejnerë për selektimin e mbeturinave për 205 familje të lagjes “Tetovarja”.

“Çdo familje do të ketë nga tre kosha të mbeturinave, njëra për selektim të plastikës, njëra për letrën dhe një për mbetjet komunale. Po ashtu me këtë projekt është bashkëngjitur edhe operatori privat, i cili ka shpërndarë kosha që janë për mbetjet komunale dhe po ashtu do bëj edhe menaxhimin e kësaj pjese”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami paralajmëroi vendosjen e kamerave të sigurisë, me qëllim ruajtjen e pastërtisë në qytet.

“Bëj thirrje deri tek qytetarët që të ruajnë hapësirën publike dhe të mos hedhin mbetje aty ku nuk e kanë vendin, sepse po sot ishim dëshmitarë të një situate të pakëndshme në rrugën e banjës, ku punëtorët e ndërmarrjes komunale dolën për të ndihmuar operativën për pastrimin e kësaj pjese të bukur të qytetit”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Komuna e Tetovës ka nisur procedurën ligjore dhe po pret miratimin nga institucionet ligj-zbatuese për vendosjen e kamerave të sigurinë nëpër hapësirat ku dyshohet se qytetarët hedhin mbeturina. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pesë kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe tre lista të pavarura për këshilltarë në Strugë

Published

on

Pesë kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe tre lista të pavarura për këshilltarë janë parashtruar në njësinë rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor në Strugë, konfirmuan për MIA-n nga KSHZ-Strugë.

Afati për grumbullim të nënshkrimeve për kandidatura të pavarura për Zgjedhjet lokale 2025, të cilat janë caktuar për më 19 tetor skadon sonte.

Parashtrimi i kandidaturave për garën për kryetar komune dhe lista të këshilltarëve të mbështetur nga partitë politike është deri më 13 shtator. Pas skadimit, publikisht do të publikohen të gjitha listst e konfirmuara.

Continue Reading

Më të lexuarat