Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, a do të mund të votohet me dokumente të vjetra në zgjedhje?

Published

on

Zëvendësimi i dokumenteve të vjetra me të reja me emrin “Maqedonia e Veriut” krijoi një sërë kokëdhimbjesh për qytetarët. Pas indikacioneve se një numër i madh i qytetarëve nuk do të mund të zëvendësojnë dokumentet e tyre në kohë para zgjedhjeve të pranverës, u ngrit dilema se a do të mund të votojnë me dokumentet e vjetra, të cilat nuk kanë skaduar. Për të tejkaluar problemin, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i dërgoi Kuvendit propozim për futjen e një dispozite kalimtare në Kodin Zgjedhor, e cila do të lejojë votën në këto zgjedhje me dokumentet e vjetra të vlefshme, raporton DW.

“Kemi bërë propozim në Kuvend – të bëhet një ndryshim në Kodin Zgjedhor, në të cilin do të ketë një dispozitë kalimtare vetëm për këto zgjedhje, që të vlejnë edhe dokumentet e vjetra të vlefshme që të votojnë të gjithë qytetarët. “A do të miratohet apo jo, varet nga Kuvendi”, thotë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Vendim për votuesit e rritur

Qytetarët përballen me probleme dhe paqartësi të shumta nëse do të mund të votojnë në zgjedhjet e pranverës, nëse nuk arrijnë të zëvendësojnë dokumentet në kohë. Problem ka edhe një pjesë e qytetarëve që kanë mbushur 18 ose ndërkohë do të mbushin 18 vjeç dhe nuk kanë letërnjoftim apo pasaportë.

Dashtevski thotë se personat që mbushin 18 vjeç do të mund të regjistrohen për t’u përfshirë në Listën Zgjedhore. “Për të rriturit është gjetur një zgjidhje dhe dihet saktësisht me ligj se kur mund të regjistrohen”, thotë ai.

Avokati i Popullit Naser Ziberi në një konferencë për media këto ditë ka treguar se do të vihet në pikëpyetje e drejta e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje, e cila është e garantuar me Kushtetutë.

Advertisement

“Disa nga ata persona kanë dokument udhëtimi, por fatkeqësisht me formular të vjetër, që do të thotë se sipas rregullores ekzistuese ato dokumente janë të pavlefshme për pjesëmarrje në procesin zgjedhor”, tha Ziberi.

Nëse Qeveria nuk merr diçka, sipas tij, shumë qytetarë mund të futen në një situatë kaq delikate. Prandaj kërkohet që të marrin me prioritet dokumentet e reja.

Problem është edhe moszbatimi i nenit 7 të Ligjit për Letërnjoftimet, i cili specifikon se shtetasit mbi 65 vjeç duhet të pajisen me letërnjoftim me vlefshmëri të përhershme. Në vend të kësaj, Ministria e Brendshme vazhdon të lëshojë dokumente të vlefshme për 10 vjet. Ziberi konsideron se duhet të zbatohet ky nen, i cili do të kontribuojë në uljen e presionit për ndryshimin e dokumenteve personale.

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat