Lajme nga vendi
Sindikata e Policisë: Përgjegjësia për pasaportat të mos bie në kurriz të punëtorëve të policisë

Sindikata e Policisë bënë thirrje që të gjenden përgjegjësit për problemin me pasaportat, por kjo të mos jetë në kurriz të të punësuarve në polici.
“Situata e imponuar me dokumentet personale të qytetarëve është ende problem për punonjësit e MPB-së. Me sa duket dikush po bën të duket sikur kolegët tanë janë përgjegjës për këtë. Në reagimin e mëhershëm të Avokatit të Popullit thuhet se “një numër i madh i dokumenteve personale që janë përpunuar dhe të pashpërndara janë vendosur në sirtaret e MPB-së, me çka ekziston mundësia që disa qytetarëve tu pamundësohet votimi në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale”. Numri nuk është i vogël, bëhet fjalë 100.000 qytetarë.
Një deklaratë drejtuar drejtpërdrejt kolegëve tanë në departamentin e çështjeve civile, ai që ka marrë kërkesën është punëtor, ai që e ka përpunuar është punëtor, ai që e ka bërë është punëtor dhe ai që duhet të lëshojë dokumentin është përsëri një punëtor. Sipas praktikave të mëparshme, përgjegjësia do të kërkohet nga disa prej këtyre kolegëve”, thonë nga Sindikata.
Nga atje thonë se përgjegjësi duhet të ketë, por përgjegjësia nuk duhet të bie në kurriz të kolegëve tanë.
Lajme nga vendi
Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.
Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”
Lajme nga vendi
KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

Lajme nga vendi
Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama kanë prezantuar sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor, ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt që synon t’u japë të rinjve hapësirën e munguar për zhvillim, krijimtari dhe inovacion.
“Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe më të dashura për mua personalisht, pra një projekt që përfaqëson vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes: Qendra Rinore e Çairit. Çairi ka pasuri të pashtershme rinore, të reja dhe të rinj të talentuar, me potencial të jashtëzakonshëm, që meritojnë më shumë se fjalë: meritojnë mundësi, mbështetje dhe hapësirë për zhvillim. Andaj, ndërtimi i Qendrës Rinore do të jetë një prioritet absolut i mandatit tim si kryetar komune. Ky nuk është vetëm një objekt fizik, por një platformë ku rinia jonë do të mund të mësojë, krijojë, shprehë veten dhe të ndërtojë të ardhmen në mënyrë aktive”, deklaroi Mexhiti.
Kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama në deklaratën e tij përshkroi detajet e pjesëve përbërëse të këtij objekti.
“Qendra Rinore do të jetë e ndërtuar në katër nivele funksionale:
– Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije, hulumtim dhe ngjarje kulturore.
– Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale, trajnime falas në programim e shkrim-lexim digjital, si dhe hapësirë për start-up-e dhe mentorim rinor.
– Akademi STEM që do të afrojë trajnime në teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
– Hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative ku të rinjtë do të shprehen lirshëm dhe pa barriera”.
Mexhiti dhe Rama potencuan se me këtë projekt garantojnë se Çairi do të bëhet qendër e inovacionit, arsimit dhe kreativitetit rinor. Të rinjtë do të kenë vendin ku do të mësojnë, do të zhvillohen dhe do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë