Lajme nga vendi
Bastisje në Shkup, gjendet drogë – arrestohen tre persona
MPB Maqedoni njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më 05 dhe 06.03.2024, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, zyrtarët policorë kanë arrestuar personat F.P.(29), D.D.(32) dhe D.P.(25), të gjithë nga Shkupi.
MPB thekson se më datë 05.03.2024 rreth orës 22:00 në zonën e Karposhit, përballë objektit ku banon përkohësisht F.P, i është hequr liria D.P, ndërsa pranë tij janë gjetur para, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga një krim.
“Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e përdorur nga F.P, të kryer me vendim gjykate, ai u kap me D.D duke paketuar marihuanë. Njëkohësisht u gjetën 78 pako me marijuanë, një qese marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë, peshore dixhitale, para dhe sende të tjera me mbetje narkotike”.
“Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lajme nga vendi
ADORA THAÇI FITUESE E FESTIVALIT BLETËZAT 2025
Mbrëmë në një atmosferë impozante në Tetovë u mbajt edicioni i 31 i festivalit Bletëzat 2025. Fituese e këtij edicioni është vogëlushja nga Tetova Adora Thaci me këngën “Tetova qyteti im” me tekst dhe muzikë nga Avni Qahili dhe orkestrimin nga Kristi Pasha.
Në mbrëmjen finale performuan 15 fëmijë nga Tetova, Gostivari, Dibra, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, të shoqëruar nga kori i fëmijëve pranë Shkollës fillore “Liria”- Tetovë nën udhëheqje të Profesoreshës së muzikës Laurije Ibrahimi.
Kurse festivalin e moderuan dy prezentueset e Televizionit Koha Arijana Ibrahimi dhe Nita Sejdiu.
Festivalin e shpalli të hapur Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili përgëzoi stafin e festivalit për organizimin e mrekullueshëm dhe mundësinë që ju jepet fëmijëve për të performuar para një auditoriumi kaq të madhe.
Juria profesionale në përbërje 3 profesioniste Profesoresha te muzikes nga Tetova, Samie Rakipi, Hamije Imeri dhe Adelina Halimi, pas dëgjimit të këngëve ndanë këto cmime:
Çmimin Menada ilire e fitoi dueti nga Shqipëria Keira Broli dhe Chloe Myftari
Çmimin Bletëza e fitoi Alsa Jashari
Çmimin mikrofoni i artë e fitoi Jona Krasniqi
Best Talent Marigona Erebara
Best hit Esma Aliu
Interpretimi më i mirë Adea Adili
Vokali më i mirë Monera Veapi
Muzika më e mirë Jona Rexha
Teksti më i mirë Eda Neziraj
Tre vendet e treta i fituan Jara Zhaku e cila e fitoi edhe cmimin “Mesazhi më i mirë”, dueti Drina dhe Bora dhe Luana Riza, dy vendet e dyta I fituan Medina Abdulmexhiti dhe Tiara Ganiu, dhe vendin e parë Adora Thaci.
Mirënjohjet dhe kupat e festivalit u ndanë në mënyrë solemne nga Tahir Shabani – Ambasador i Paqës Botërore, Fatmir Makolli president i federatës Kiks boks- Kosovë dhe nga Sedat Sulejmani- zëvendës ministër në Ministrinë për Kulturë dhe Turizëm.
Mbrëmë në këtë festival performuan edhe grupi i baletit “Tutu”, grupi i vajzave nga SHKA Xheladin Zeqiri me solist Aren dhe Nera Matranci, grupi I fëmijëve të klasave të katërta pranë Sh.F Liria nën udhëheqjen e arsimtares Xhemazije Neziraj dhe tre instrumentaliste të shkëlqyera Kanita Abdiu- kitarë elektrike, Eneda Azizi- bas kitarë dhe Tara Shahini- bateri të cilat interpretuan pikën muzikore “SMOKE ON THE WATER”.
Festivali “Bletëzat” 2025 u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komuna e Tetovës dhe Ordinanca “Dr Ancevski” , kurse sponsor medial Televizioni Koha dhe Radio Bleta.
Lajme nga vendi
Ndërron jetë në vendin e punës një punonjës në komunën e Strugës
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në ambientet e Komunës së Strugës, ku Zllatko Bogdanovski, 53 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak gjatë orarit të punës.
Sipas raportimit të “Struga Ekspres”, ekipet e emergjencës kanë mbërritur me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ofruar ndihmën mjekësore. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Bogdanovski nuk ka arritur të mbijetojë.
Institucionet lokale kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit, ndërsa pritet që detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes të bëhen të ditura në vijim.
Lajme nga vendi
Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia
Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 week agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

