Uncategorized
Demiri: Fëmijët e pa vaksinuar nuk mund të shkojnë në çerdhe
Ministri Demiri, ka urdhëruar Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe.
Ministri Demiri i ftuar në emisionin “10 minuta” apeloi prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e mirë është vaksinimi, ndaj shtoi se duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre.
“I lus gjithë qytetaret që fëmijët e vet t’i vaksinojnë dhe të sensibilizohen. Në kontekst të rekomandimit të KSI, sot e mora raportin dhe në mënyrë eksplicite kërkova prej sektorëve relevante të MSH-së, që të fillojnë me inspektimin dhe të respektohen rekomandimet e KSI që konsistojnë, të mos i lënë fëmijët e pavaksinuar të vizitojnë shkollat dhe programet parashkollore”.
“Fëmijët që nuk janë të vaksinuar ose janë pjesërisht të vaksinuar duhet të ruhen në kushte shtëpiake”, tha Demiri.
Uncategorized
MICKOSKI: HIQEN NËNKRYETARËT NË VMRO-DPMNE, RIKONSTRUIMI I QEVERISË NË MAJ OSE QERSHOR!
Në këtë mandat VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetarë partiak. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për RTVM-në, Kryeministri dhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vigjilje të Komitetit Qendror të partisë ku duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari I ri I Përgjithshëm.
Nënkryetarët e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, Vlado Misajlovski, Gordana Dimitrievska – Koçoska dhe Timço Mucunski, do të propozohen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.
Në Kongresin e ardhshëm partiak në vitin 2029, Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja do të ketë Kryetar të ri dhe udhëheqësi të re.
“Me këta njerëz jam nga dita e parë dhe janë bashkëpunëtorët më të afërt, por sic paralajmërova për vitin 2029 dhe për parimet që I përfaqësoj në Kongresin në 2029 partia do të ketë udhëheqësi të re, kryetar të ri për t`u dhënë hapësirë të gjithë të interesuarve që mendojnë se mund të japin vlerë të shtuar sin ë VMRO-DPMNE poashtu edhe në Qeveri”
Derisa bëhet përpilimi I organeve partiake, Mickoski gjatë intervistës potencoi se do të nis të mendojë edhe për Qeverinë dhe kandidatët e rinj në ekzekutiv si dhe për ndryshimet e resorëve. Ai pret që I gjithë procesi I rikonstruimit qeveritar mund të rrumbullaksohet gjatë majit dhe qershorit.
Uncategorized
Bilall Kasami “ndez motorët” për fitoren e 2 nëntorit, viziton shtabet e lagjeve Teteks dhe Migjeni
Kryetari i Tetovës ka nisur aktivitetet në kuadër të fushatës pë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me çka ka takuar aktivistët e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fabrikën Molika, një nga Sonte zhvilluam takim me aktivistët tanë në shtabet e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni, me njerëzit që më 19 tetor na dhuruan fitore të qartë e bindëse”.
“Kjo mbështetje është dëshmi e besimit që qytetarët kanë ndaj punës sonë, përkushtimit dhe vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Kasami në Facebook.
Ai më tej thekson se “me të njëjtin bashkim e energji, më 2 nëntor do ta kurorëzojmë fitoren përfundimtare dhe do ta çojmë Tetovën edhe më përpara”.
Uncategorized
Aktivisti i flaktë i BDI-së, Zeka Fazlija jep dorëheqje nga organet partiake
Aktivisti i njohur i lagjes Drenovec, Zeka Fazlija, i njohur si një ndër përfaqësuesit kryesorë të krahut të luftës të Ali Ahmetit në këtë lagje, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha obligimet partiake në kuadër të BDI-së.
Në njoftimin e tij, Fazlija thekson se arsyeja e dorëheqjes janë shkaqe morale ku sipas tij, nuk është përmbushur detyra e marrë përsipër në lagjen e tij.
“Për arsye morale, që nuk u përmbush detyra e marrë përsipër në lagjen time, jap dorëheqjen nga obligimet partiake,”, ka shkruar ne Facebook Fazlija.
Dorëheqja e tij shihet si një sinjal i pakënaqësive të brendshme në strukturat lokale të AKI-së në Tetovë.

