Lajme nga vendi
Kasami: Tetova ka 100 tonë mbeturina në ditë, deponia Rusino ka lejuar vendosje vetëm të 40 tonëve
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami thotë se grumbujt e mbeturinave që janë krijuar rreth kontejnerëve gjatë disa javëve të kaluara i përkasin asaj që nuk ka pasur ku të dërgohen të gjitha mbeturinat nga qyteti. Sipas tij, është tejkaluar problemi me deponinë Rusino ku ka pasur kufizim të asaj sa sasi mbeturina mund të vendosen.
“Në këtë kohë edhe qendra transitore ka qenë e stërmbushur, në deponinë ka pasur një urdhër nga drejtori që të mos dërgojmë më shum se 40 tonë, ndërsa 100 tonë kemi në ditë. E kemi zgjidhur këtë, tashmë deponia Rusino i pranon gjithë plehrat që i dërgojmë, tani kjo është vendosur në normalitet. Punojmë në orë të natës, për ato deponi të vogla, një nga një, të pastorhen dhe të vendoset në normalitet, që ndërmarrja publike, gjegjësisht për momentin, që operatri privat të mund të menaxhojë në pjesën e pasrrimit të kontejnerëve. Kështu këto 2-3 ditë gjithçka do të vendoset në rend. Dhe nëse ka situatë të ketë ndonjë pjesë ku nuk do të mund të arrijnë ta pastrojnë, do të jemi në kontakt të intervenojmë dhe kjo të zgjidhet”, tha Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shënimit të sotëm të Ditës ndërkombëtare të gruas.
Ai pret që me ristrukturimin e ndërmarrjes publike komunale, të ketë më shumë mundësi të menaxhohet puna në sipërfaqet publike dhe gjelbërim, siç është bërë sot. Riorganizimi në NPK Tetovë do të sjellë më shumë mundësi të orientuar drejt rregullimit të qytetit.
“Do të ketë një plan të veçantë veprimi për peisazhin, për mbjelljen e luleve dhe pemëve. Ka situata ku kemi mbjellë lule dhe pemë, por nuk ka pasur një strukturë organizative për t’i mirëmbajtur. Tashmë po punohet seriozisht, shoqëria publike që ka mbetur është e organizuar në këtë mënyrë, jo vetëm për të mbjellë dhe gjelbëruar, por edhe që njerëzit të jenë përgjegjës për mirëmbajtjen”, theksoi Kasami.
Për përmirësimin e situatës me higjienën komunale, Kasami tha se në të gjithë qytetin do të shpërndahen 400 kontejnerë të rinj.
Ai përsëriti se procedurat e mëdha administrative e bëjnë të vështirë funksionimin normal të ndërmarrjes së re të drejtuar nga firma austro-sllovene Zaubermaher.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

