Lajme nga vendi
Ahmeti: BDI është kala e fitoreve e ndërtuar nga populli, ndaj nuk është lehtë të matesh me ne!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha sonte nga konventa promovuese se BDI qe 22 vite nuk njeh humbje, ndaj gjithë këtë kala të fitoreve e ka ndërtuar populli me durim dhe besim.
Ahmeti tha se Bujar Osmani është personi i duhur për president sepse e ka dëshmuar veten e tij se sa i aftë është dhe sa respekt gëzon nga njerëzit e Europës, ndaj me 26 prill dhe 98 maj vendi shkon në referendum për Europë dhe jo Rusi, shkruan Zhurnal.mk.
“E nisa këtë fjalim me fjalë të të arta nga Esat Mekuli, sepse më pak reshta me 4 vargje tregon gjithë historinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Aso kohen a mbanin për sharraxhi, por ajo kohë mbaroi. Nuk na shohin më si sharraxhi por si kryeminsitra, si presidenta… Në amfitetro ku bëheshin planë anti-shqiptare, sot kemi studentë shqiptarë, dështuan planet e Mlladiqit, sepse ne çdo arritje e fituam me gjak! Sot e kemi Mlladiqin në Hagë, e ne po gëzojmë këtu në këtë sallë. BDI që 22 vite nuk njeh humbje, kemi fituar çdo betejë, si ushtarakisht edhe taktikisht. Bashkë më popullin arrijmë gjithçka, ne me popullin ndërtuam një kala, që nuk përmbyset, me flamur, gjuhë, traditë, histori, universitete ndaj e dëshmojmë se jemi dalzotës dhe fitues gjithmonë”. BDI ka ngritur kuadro për këtë vend, për kete komb, ndaj ky është investimi më i madh që ne kemi bërë. Me BDI-në nuk është e lehtë të matesh, sepse të gjithë ju keni investuar në veprat kapitale kombëtare, që s’ka kush i shkul. Me ne askush le t’mos hyn në bela, se e gjen belaja! Nuk mund të luaj super-liga me liga lokale, ndaj ne Bujarin e kemi super ligë të super ligave!”, trasnmeton Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

