Connect with us

Lajme nga vendi

Studentët kanë nevojë për digjitalizim të universiteteve dhe uljen e ngarkesës financiare gjatë studimeve

Published

on

Studentët kanë nevojë për përmirësimin e kushteve të studimit përmes zvogëlimit të ngarkesës financiare dhe digjitalizimit, njëherësh kërkojnë edhe pagesën në kohë të bursave, u theksua në Forumin e sotëm studentor organizuar nga Forumi për ndryshime në arsim.

Drejtori ekzekutiv i Forumit për ndryshime në arsim, Blendi Hodai theksoi se aktiviteti i sotëm ka për qëllim krijimin e një platforme përmes së cilës do të diskutohen këto probleme për të gjetur zgjidhje më të lehtë.

“Qëllimi i aktivitetit të sotëm është krijimi i një platforme përmes forumit studentor ku të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private do të mblidhen për të diskutuar mbi problemet me të cilat përballemi dhe zgjidhjet që duhet të ndërmarrim. Nga ana tjetër, më vjen mirë që dje shtatë universitete në vend nënshkruan deklaratë të përbashkët për krijimin e trupit kombëtar studentor i cili do të jetë një platformë legjitime joformale ku ata do të bëhen bashkë për të forcuar kapacitetet e tyre dhe përfaqësuesit e studentëve do të kenë mundësinë më lehtë të paraqesin problemet e studentëve, tha Hodai.

Ai shtoi se në periudhën e kaluar janë bërë hulumtime që kanë vërtetuar problemet momentale të studentëve.

“Forumi për ndryshime në arsim në periudhën e fundit ka bërë hulumtim në lidhje me atë se sa implikime financiare kanë studentët për të përfunduar katër ose pesë vjet fakultet në vend dhe pamë që ngarkesa financiare është shumë më e madhe nga ajo që dimë se është vetëm participim në një semestër, që të zgjidhet ngarkesa financiare duhet të kemi arsim të lartë falas në ciklin e parë të studimeve. Problemi i dytë që adresohet shumë është fakti që universitetet tona, sidomos ato publike nuk janë fare të digjitalizuara përveç universitetit ‘Goce Dellçev’ dhe ky është një hall i madh për studentët, sepse çdo vit kur duhet të paraqiten dhe të bëjnë regjistrimin e semestrave, studentët presin nga tre orë radhë para pyetjeve studentore dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, tha ai.

Advertisement

Ai theksoi se është e nevojshme të zgjidhet edhe problemi me vonesën e bursave të studentëve dhe pagesa të bëhet në afat sa më të shkurtër.

Hodai tha se probleme të këtilla të ngjashme ka edhe në vendet fqinje.

Ai ka thënë se në periudhën e kaluar janë bërë hulumtime që kanë konfirmuar problemet momentale të studentëve.

“Jemi të kënaqur me praninë dhe interesimin e studentëve në një ngjarje të tilla dhe ata që janë të pranishëm janë të interesuar të ndjekin dhe të japin fidbekun për panelet, si dhe për diskutimet joformale që kemi me të ftuarit nga rajoni nga Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria dhe të gjitha këto vende përballen me sfida të ngjashme. Është shumë interesante se po të mos kishim flamuj, duke parë problemet do të thoshim se jemi një shtet, tani shohim që lartë- poshtë te gjitha vendet kanë të njëjtat probleme, por e mira është se mund të frymëzohemi nga ata dhe ata nga ne për disa praktika të mira”, vlerëson Hodai.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat