Connect with us

Lajme nga vendi

Qytetarët në protestë të qetë kërkojnë që përmbaruesit t’i respektojnë ndryshimet ligjore me të cilat lëndët vjetërsohen

Published

on

 Më shumë qytetarë kanë parashtruar kërkesa me shkrim deri ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga për zbatimin e ndrysnhimeve të Ligjit për marrëdhënie detyrimore, që kanë të bëjnë me vjetërsimin e borxheve.

Sipas tyre, nuk zbatohen ndryshimet në Ligjin për marrëdhëënie detyrimore nga ana e përmbaruesve, që kanë të bëjnë me vjetërsimin e borxheve edhe krahas asaj se janë votuar nga Kuvendi dhe janë publikuar në gazetën zyrtare para më shumë se shtatë muajve, si dhe se edhe krahas konfirmimit për kushtetueshmërinë e ligjit nga Gjykata kushtetuese në janar të vitit 2024 dhe vendimit të Komisionit ligjvënës juridik në Kuved, se nuk nevojitet intepretim autentik të ligjit.

“Stop përmbaruesve”, “Pse e keni miratuar ligjin, pse e gënjeni popullin”, “Mos luani ping-pong me popullin”, “Nuk do të votojmë nëse nuk zbatohet ligji”, ishin pjesë e parullave, me të cilat qytetarët e përkrahur nga shoqatat, “Njeriu mbi profitin”, “No pasaran”,  KOSM dhe PCER sot para Ministrisë së Drejtësisë kanë mbajtur protestë të qetë për Ligjin për marrëdhënie detyrimore para se të fillojnë me parashtrimin e kërkesave.

“Gjykata kushtetuse qëndron në anën tonë. Avokati i popullit qëndron në anën tonë. Vetëm ju, pushteti ekzekutiv, nuk jeni në anën tonë”, deklaroi Ana Gligorova nga shoqata “Njeriu mbi profitin”.

Ata kërkojnë afat prej tetë ditëve që të procesuohen dhe t’u urdhërohet përmbaruesve që lëndët të fillojnë të vjetërsohen.

Advertisement

“Ligji është decid, 10 vite nga urdhër ekzekutivi gjithkund në botë vjetërsohet”, tha ajo.

Samka Ibraimovski, politikan me prejardhje rome dhe kryetar i partisë politike PCER, kërkoi që ministri i Drejtësisë ta plotësojë premtimin që u kanë dhënë, se do të veprojë sipas vendimit të Gjykatës kushtetuese.

“Na premtuat se nëse Gjykata kushtetuese e hedh posht iniciativën, do të plotësohen kërkesat tona dhe do të veproni”, tha ai dhe shtoi e ka 220 mijë llogari të bllokuara.

Nenov Marjan nga “No Pasaran”, kërkoi të bllokohet Ministria e Drejtësisë, pasi, siç tha, “Nuk na duhet”.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat