Lajme nga vendi
Kabineti i presidentit: Pendarovski është president dhe për të vlejnë rregulla të posaçme për mbrojtjen e personalitetit përfshirë edhe shfrytëzimin e automjeteve të posaçme zyrtare
Presidenti Stevo Penbdarovski është president aktual i shtetit dhe për të vlejnë rregulla të posaçme për mbrojtjen e personalitetit përkatësisht sigurim i përhershëm fizik përfshirë edhe shfrytëzim të automjeteve të posaçme zyrtare me të cilat sigurohet mbrojtja fizike. Kështu u përjgigjën nga Kabineti i presidentit, pasi që një pjesë e mediumeve dje kumtuan se presidenti aktual dhe kandidat i LSDM-së, Stevo Pendarovski me automjet zyrtar dhe me sigurim e ka vizituar shtabin e LSDM-së në Shtip. “Rregullat e posaçme janë caktuar me Dekretin për personalitetet dhe objektet që sigurohen, llojet e masave dhe aktiviteteve dhe shkallëve të sigurimit, miratuar nga Qeveria, në pajtim me Ligjin për policinë, që në vitin 2014”, theksojnë nga Kabienti i presidentit.
Nga atje shtojnë se këto rregulla vlejnë për tërë kohën e kryerjes së funksionit dhe theksojnë se në pajtim me nenin 8-b, paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor, këto rregulla për Presidentin vlejnë edhe gjatë fushatës zgjedhore.
“Përkujtojmë se Presidenti i shtetit nuk është anëtar i asnjë partie dhe është i përgatitur të ketë tkaim me cilën do parti politike nëse ka kërkesë apo ftesë të tillë, siç praktikon që nga marrja e detyrës në vitin 2019”, shtojnë nga Kabineti i presidentit.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

