Connect with us

Sport

SHERIFI, SHËNOI GOL IA DEDIKOI SHOKUT TË SKUADRËS QË HUMBI JETËN TRAGJIKISHT!

Published

on

Një gjest sportiv dhe emocional ka prekur zemrat e futbolldashësve në terrenet e Ligës së Tretë.

Opinioni sportiv por edhe I gjithë vendi u trondit nga lajmi tragjik për vdekjen e 21-vjeçarit, Daniel Nikolovski.

Ramadan Sherifi i cili e shënoi për KF Drita në duelin e xhiros së parë kundër Jehonës së Përshefcës që përfundoi me rezultatin 7:1, golin ia dedikoi futbollistit 21-vjeçar Daniel Nikolovskit, i cili humbi jetën në një aksident trafiku. I ndjeri këtë verë iu bashkuar skuadrës së Dritës nga Bogovina.

Gjesti i Sherifit ka bërë jehonë të madhe në vend duke dëshmuar edhe një herë se sporti bashkon njerëzit.

Talenti nga Tetova humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në drejtimin rrugor Mavrovë – Gostivar. Paraprakisht kishte luajtur për Teteksin, skuadrën gjermane Relingen dhe atë kroate Vitez nga Zara.

Advertisement

Sport

LIGA E DYTË: KF KAMJANI ME HUMBJE MINIMALE NË GJORÇE PETROV

Published

on

Tre  fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithsejt  17 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve  të  zhvilluara  në xhiron e pestë në ligën e dytë të  futbollit.  Ndeshja  Rabotniçki – AP Brera është anuluar.

Makedonija Gj.P  shënoi  fitore minimale  1-0   kundër debutuesit  në  Ligën e dytë  ekipit të Kamjanit  me një  gol të vetë  që e realizoi  Temelkov në minutën e 70  të lojës.

Me  këtë fitore  vendasit i dhanë fund serisë prej dy humbjesh dhe iu afruan pjesës së epërme  të tabelës  me  7 pikë po aq sa ka edhe Kamjani

Në ndeshjet  tjera  kryesisht  fitore  kanë shënuar ekipet  favorite  si  Ohri në përballjen me Euromilk  2-1, Novaci  kundër  Detonit Plaçkovica  3-1,  Pelisteri  ndaj  Shkupit  , Osogova  në terren të vet pësoi humbje  nga Kozhufi  0-1  dhe  Shkupi  vazhdon  të mbetet skuadra  e vetme  pa asnjë  fitore pasi  dhe  pësoi  0-4  nga  Pelisteri.

Në ndeshjen e  para fundit të  javës së pestë mbrëmë në Strumicë  Bellasica dhe Teteksi luajtën barazim 2-2, ndërsa ndeshja  Rabotniçki – AP Brera është anuluar.

Advertisement

Pas kompletimit të javës së pestë në ligën e dytë tabelën e kryeson Ohri me 12 pikë e ndjekur nga Pelisteri me 11 dhe AP Brera me 10 pikë dhe një ndeshje më pak. Kamjani me 7 pikë  në pozitën e gjashtë.

 SHABAN SINANI   TV KOHA
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: KATËR NDESHJE, KATËR BARAZIME NË JAVËN E SHTATË

Published

on

Katër ndeshje  të javës së 7-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë  të futbollit përfunduan  me barazime  ku  u regjistruan 18 gola . Shkëndija vazhdon  kryesimin me 16 pikë, para  Struga Trim Lum me  14 dhe Tikveshi me 12 pikë.

Spektakël në Kumanovë: Bashkimi dhe Vardari barazojnë në një ndeshje me gjashtë gola  dhe  shumë raste  të dështuara

Baskimi dhe Vardari luajtën pa fitues 3-3 në ndeshjen e vetme të ofertës së sotme nga xhiroja e 7-të e sezonit të ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Autor të  golave  për vendasit ishin  Ismaili, Da Silva dhe  Saiti, ndërsa  për Vardarin  shënuan  Babunski dhe  Zakariq  dy gola.

Pas  kësaj  ndeshje   Bashkimi me  4 pikë mbanë pozitën e para  fundit, ndërsa Vardari me  11 pikë është në pozitën e katërt.  Pas  fitores  kundër Skopjes  dhe barazimit me Vardarit, Bashkimi po  stabilizohet  dhe  po e  tejkalon krizën por kjo pritet të shihet në ndeshjet e radhës të kampionatit

Advertisement

Ndeshja e katërt e javës së shtatë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut përfundoi pa fitues, pasi Sileksi dhe Bregallnica barazuan 2:2 në Kratovë.  Për  vendasit shënuan HaxhiKimov autogol  dhe  Mishov, ndërsa  për Bregallnicën  shënuan Stojanov dhe Masko.

Sileksi mbetet i gjashti me 8 pikë, po aq sa Arsimi, ndërsa Bregallnica në pozitën e tetë ka një pikë më pak.
Shaban SInani – TV Koha
Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: VOLEJBOLLISTJA TETOVARE ERJONA JONUZI ME AMBICIE TË MËDHA TE KAMPIONIA E SLLOVAKISË

Published

on

Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi ish lojtare Shkëndijës së Tetovës , Rabotniçkit si dhe anëtare standard e reprezentacionit të Maqedonisë së  Veriut  dhe dy sezone  të kaluara në ekipin Nove Mesto të Sllovakisë,  ajo   tani më kontratë një vjeçare  zyrtarisht është pjesë e ekipit  kampion  Sllovan Bratislava

Për volejbollisten 25 vjeçare nga Tetova  kalimi  te  skuadra  kampione e  Sllovakisë është një sfidë e radhës  në karrierën e saj  shumë të suksesshme/ Erjona  thotë se në  klubin e ri  është pritur  shumë mirë  Fillimi me ekipin e ri ka qenë shumë pozitiv. Jam pritur shumë mirë si nga klubi dhe bashkëlojtaret, ashtu edhe nga publiku. Ende jemi në fazën e përshtatjes dhe njohjes si ekip, por ndihem shumë mirë dhe jam e motivuar për sezonin që na prêt” tha Erjona Jonuzi

  Aktualisht  kampionia  në fuqi I Sllovakisë  në  pritje  të sezonit të  ri është  duke  u përgatitur   pëe  sfidat  që e presin në kampionatin 2026/2027 ku pretendimet mbete   mbrojtja e titullit

Sezoni fillon në tetor, tani jemi në fazën përgatitore dhe po luajmë ndeshje miqësore dhe turne përgatitorë” tha Erjona Jonuzi

 Kujtojmë se  si pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë Veriut  Erjona  Jonuzi ishte  pjesë  e  ekipet  në Lojërat Mesdhetare  në “Taranto 2026”  ku  garoi në grupin B  dhe  I  rendit e katërta me vetë një fitore. Por  për Erjona Jonuzin vetë pjesëmarrja Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe e veçantë pasi   të mbrosh   ngjyrat e  vendit   gjithmonë është krenari për çdo sportiste

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat