Connect with us

Lajme nga vendi

Ashpërsohet gjuha e urrejtjes para fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Partitë politike kanë ashpërsuar retorikën nxitëse gjatë prezantimit të kandidatëve të tyre për president të Maqedonisë së Veriut, por edhe në debate e statuse në rrjetet sociale, me besimin se në këtë mënyrë mund të përfitojnë vota në zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill.

Madje, në disa raste nuk kanë munguar as fyerjet që konsiderohen raciste, në mes të zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Izet Mexhitit nga opozita shqiptare dhe kryetar i Lidhjes Demokratike.

Grubi, në një postim në rrjetin social Facebook kishte etiketuar të gjithë zyrtarët e opozitës si “afrikan”, “rus”, “turkmenistan” e kështu me radhë, ndërsa Mexhiti i është përgjigjur duke e quajtur atë si “kazinomen”.

Retorika nxitëse është evidente edhe mes partive maqedonase, Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe VMRO DPMNE-së, të cilat kanë akuzuar njëra-tjetrën për “politika ruse”, “qeverisje një etnike”, e akuza tjera.

Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi të martën ka shprehur shqetësimin lidhur me gjuhën e urrejtjes që po shfaqet nëpër tubimet partiake dhe qëndrimet e tyre në rrjetet sociale.

Advertisement

Drejtuesit e komisionit u kanë bërë thirrje partive politike, kandidatëve për president, bartësit të listave të partive politike për deputetë që të “përmbahen nga retorika nxitëse dhe gjuha e urrejtjes pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike”

“Ne i ndjekim rrjetet sociale dhe mediat tradicionale bazuar në kapacitetet tona dhe veprojmë ndaj çdo rasti apo individi që denoncon gjuhën e urrejtjes. Veprojmë pa marrë parasysh se do të përçojë gjuhë të urrejtjes dhe përdor fjalor shqetësues. Unë i bëj thirrje çdokujt që vëren fenomene të tilla, që t’i paraqesë para Komisionit për veprim të mëtejmë. Puna jonë është që të kërkojmë nga personat që publikisht të distancohen nga përdorimi i fjalorit të tillë, në të kundërtën, këtë ua përcjellim institucioneve të tjera”, ka deklaruar Igor Jadrovski, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Retorika e partive në vigjilje të fushatës zgjedhore nuk ka për qëllim që t’i avancojë agjendat partiake, por t’i nxisë eksponentët politikë, thonë njohësit e çështjeve politike.

Analisti Besim Nebiu thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë duhet të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes dhe të përqendrohen në ofertat e tyre zgjedhore.

“Ky është një fenomen i rëndomtë, të cilin e shohim në të gjitha fushatat. Partitë nuk kanë evoluar as në formën me të cilën e bëjnë fushatën e zezë. Kjo fushatë negative nuk ka efekt te popullata, është një deja-vu, që e kemi parë shumë herë më parë dhe e cila nuk e impresionon askënd. Besoj se partitë duhet të kthehen në shtjellimin e programeve të tyre, projekteve dhe obligimeve që marrin para qytetarëve”, thotë Nebiu, njohës i çështjeve politike.

Advertisement

Komunikologu Bojan Kordalov thotë se përplasjet mes partive për çështjet programore, ofertat dhe problemet janë normale, por ato duhet të ofrojnë edhe zgjidhjet e tyre dhe jo të merren me ofendime.

“Të keni qëndrim negativ ndaj qeverisjes së ndonjë partie është shumë normale, pasi kemi të bëjmë me konkurrencë, por menjëherë pas kritikës duhet të ofroni alternativë. Kjo është ajo që gjithmonë na mungon. Nëse ju kritikoni një rrugë që është përplot me gropa, ju duhet të ofroni zgjidhje. Nëse nuk thoni se shumë qytetarë presin kohë të gjatë për një pasaportë, këtë të gjithë e dinë, por ju duhet të ofroni zgjidhje për këtë problem, por edhe për problemet tjera. Kjo te ne mungon, andaj partitë më tepër janë të përfshirë në fushata me gjuhë të urrejtjes apo retorikë nxitëse. Nga kjo askush nuk përfiton, në veçanti nuk mund t’i prisni votat nga ata qytetarë të papërcaktuar pasi përveç retorikës nxitëse, ata nuk shohin alternativë për jetë më të mirë”, thotë Kordalov.

Fushata elektorale për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit fillon më 4 prill dhe zgjat 20 ditë. Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare./REL

Lajme nga vendi

SHOQATA BJESHKATARE “BUKURITË E SHARIT” MBAJTI KUVENDIN VJETOR

Published

on

Shoqata Bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” nga Bogovina që numëron  diku  120  anëtarë mbrëmë mbajti Kuvendin vjetor që kishte  karakter llogaridhënëse.

Mbrëmë Shoqata bjeshkatare  “Bukuritë e Sharrit” me seli në Bogovinë mbajti Kuvendin  e rregullt vjetor që kishte  karakter llogaridhënëse . Të pranishëm  krahas  kryesisë  së Shoqatës  të pranishëm ishin  të gjithë anëtarët si dhe  kryetari i Unionit të Shoqatave  bjeshkatare  në Maqedoni  Fari  Rexhepi.  Qëllimi i Kuvendi  ishte  raporti  të punës së Shoqatës për vitin 2025, raporti financiar ,plan programi i punës për vitin 2026 si dhe ndarja e mirënjohjeve për ata të cilët kanë përkrahë dhe kanë dhënë kontribut  në afirmimin e kësaj shoqate .  Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” nga Bogovina , Nazmi Zeqiri  për Kuvendin vjetor  për TV Koha deklaroi

Ne çdo fundvit mbajmë Kuvendin që të shpalosim programin  tonë për punën  e vitit të kaluar, raportin financiar dhe  plan programin e punës për vitin 2026, ndërsa  do të ndahen mirënjohje  për aktivistët më të dalluar  për vitin e kaluar” tha  kryetari Nazmi Zeqiri

  Për  aktivitet  që parashihen të realizohen në vitin  2026   kryetari Zeqir  tha se  në krahasim  me  vitin që e lëmë pas do jetë më i madh

“ Vjet kemi pasur diku 30 aktivitete, kurse vitin tjetër planifikojmë që të ritet  numri i aktiviteteve. Kemi qenë mysafirë në Kosovë, në Shqipëri hapim  miqësinë, hapim shoqërinë. Dhe me  një fjalë  bëjmë promovimin e  bukurive  të vendeve tona” tha  kryetari Nazmi Zeqiri

Advertisement

 Kuvendin e  shoqatës  Bjeshkatare e “Bukurit e Sharrit”  e përshëndeti  kryetari i Unionit të Shoqatave  Bjeshkatare në Maqedoninë e Veriut, Fari Rexhepi  duke  i dëshiruar suksese edhe më të mëdha  në vitin e ardhshëm kur parashihen aktivitet të shumta.    Kuvendi  përkrahu  edhe  propozimet për ëra  ta të  cilët e kanë përkrahur  Shoqatën në mënyra të ndryshme,  nëmesin e  të propozuarve për  mirënjohje është edhe Televizioni Koha. 

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

12 foshnje nga nëna nën 15 vjeç në një vit: Shtatzënitë e hershme në RMV, mbi mesataren e BE-së

Published

on

Shtatzënia tek adoleshentet është ende një dukuri e pranishme në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kushte të përdorimit të ulët të kontracepsionit modern dhe qasjes së kufizuar në shërbime shëndetësore të hershme dhe të besueshme. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se, gjatë vitit 2024 nëna nën moshën 15 vjeç kanë realizuar 12 lindje në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, sipas të dhënave të UNICEF-it, shkalla e lindjeve në moshën adoleshente u ul në 13.4 lindje për 1,000 gra të moshës 15-19 vjeçare në vitin 2023 nga 14 sa ishte në vitin 2022, gjegjësisht 16 në vitin 2018, mirëpo ende është shumë më e lartë se mesatarja e BE-së dhe pak më e lartë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor. Sipas këtyre të dhënave zonat urbane përbëjnë 58.1 për qind të këtyre lindjeve, shkruan Mollëkuqja.mk.

Udhëheqësja e Programit të Kujdesit Seksual dhe Riprodhues në organizatën HERA, Olivera Stojkovska tha se, shtatzënitë tek adoleshentët në Maqedoninë e Veriut mbetet një problem serioz, edhe pse vitet e fundit ka disa përmirësime. Ajo tha se, shumë prej këtyre shtatzënive ndodhin në heshtje, të shoqëruara me ndjenjë turpi dhe frikë nga paragjykimi, gjë që e bën më të vështirë marrjen e ndihmës në kohën e duhur.

“Shtatzënia e hershme është më së shpeshti rezultat i ndërthurjes së disa faktorëve, ndër të cilët dominon mungesa e programeve adekuate mësimore në shkolla, si edukimi gjithëpërfshirës seksual. Të rinjtë shpesh hyjnë në marrëdhënie seksuale pa njohuri të mjaftueshme për trupin e tyre, për metodat e mbrojtjes dhe për pasojat e seksit të pambrojtur, ndërsa informacionin e marrin nga burime joformale dhe shpesh të pasakta. Për më tepër, qasja e kufizuar në kontracepsion—qoftë për arsye financiare, qoftë për shkak të frikës nga stigmatizimi gjatë kërkimit të një shërbimi shëndetësor—rrit ndjeshëm rrezikun e shtatzënisë së paplanifikuar. Kushtet sociale dhe ekonomike, si varfëria, niveli i ulët i arsimit dhe braktisja e hershme e shkollës, gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht te vajzat që jetojnë në mjedise ku rolet gjinore janë të përcaktuara rreptësishtë dhe amësia e hershme konsiderohet si një “rrugë normale” jetësore”, thotë Stojkovska.

Sipas saj, situata dallon mes mjediseve urbane dhe rurale, si dhe mes komuniteteve të ndryshme, duke theksuar se, në zonat urbane, të rinjtë kanë qasje më të mirë në informacione dhe shërbime për shëndetin seksual dhe riprodhues, gjë që ndihmon në parandalimin e shtatzënive të hershme. Ndërkaq, në mjediset rurale dhe vendbanimet më të vogla, shërbimet janë të kufizuara ose mungojnë, ndërsa temat e seksualitetit mbeten tabu, duke rritur rrezikun e shtatzënive të paplanifikuara.

“Për më tepër, ekzistojnë dallime të rëndësishme edhe mes komuniteteve të ndryshme. Në një pjesë të komunitetit rom, për shembull, martesat e mitura dhe shtatzënitë e hershme janë ende të pranishme dhe shpesh lidhen me varfërinë, përjashtimin social dhe braktisjen e hershme të arsimit. Në këto kushte, shtatzënia e hershme nuk është një rast i izoluar individual, por pjesë e një rrethi më të gjerë pabarazish strukturore dhe zgjedhjesh të kufizuara jetësore”, tha ajo.

Advertisement

E përpos mungesës së informimit të rinjtë shpesh herë përballen edhe me pengesa, siç është edhe stigma e lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues, e cila i dekurajon ata të kërkojnë informacion ose ndihmë në kohë. Frika nga gjykimi nga familja, punonjësit shëndetësorë ose komuniteti shpesh rezulton me prolongim ose shmangie të plotë të shërbimeve shëndetësore.

“Për më tepër, kostot e kontracepsionit dhe mungesa e shërbimeve falas dhe konfidenciale përbëjnë një pengesë reale, veçanërisht për të rinjtë nga familje me të ardhura të ulëta. Sipas përvojave nga terreni, një problem i rëndësishëm është edhe mungesa e informacionit të saktë dhe të kuptueshëm, pasi arsimi formal pothuajse nuk ofron njohuri sistematike dhe gjithëpërfshirëse për këto tema. Të gjitha këto pengesa së bashku krijojnë një mjedis në të cilin të rinjtë mbeten të vetëm për t’u përballur me pasojat e mungesës së mbështetjes”, deklaroi Stojkovska.

Sipas ekspertëve, shtatzënia e hershme ka pasoja të thella dhe afatgjata në arsimimin dhe mirëqenien e përgjithshme të vajzave të reja. Në shumë raste, shtatzënia çon në ndërprerje ose braktisje të plotë të procesit arsimor, duke ulur ndjeshëm mundësitë për arsimim të mëtejshëm dhe punësim. Kjo, nga ana tjetër, rrit gjasat për varësi ekonomike dhe varfëri gjatë gjithë jetës. Krahas pasojave arsimore, shtatzënia e hershme sjell edhe rreziqe të shtuara shëndetësore, si për nënën e re ashtu edhe për fëmijën, veçanërisht kur shtatzënia nuk ndiqet me kujdes shëndetësor të përshtatshëm. Barra psikologjike, ndjenja e izolimit dhe stigmatizimi social e dëmtojnë më tej mirëqenien emocionale të vajzave, duke lënë gjurmë që shpesh ndihen edhe shumë vite më vonë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

E enjtja ditë pushimi për të gjithë, këto janë ditët e jopunës në vitin 2026 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Viti 2026 që vjen do të na sjellë më shumë fundjava të gjata sesa viti që do të lëmë pas. E enjte, 1 janar, do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët.

Në vitin 2026 ditë jopune janë:

Për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë
• 1 Janar (e Enjte), Dita e Vitit të Ri,
• 7 Janar (e Mërkurë), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks,
• 20 Mars (e Premte), Bajrami i Ramazanit, dita e parë e Bajramit të Ramazanit
• 13 Prill (e Hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,
• 1 Maj (e Premte), Dita e Punës
• 24 Maj (e Diel) “Shën Kirili dhe Metodi” – Dita e Iluministëve Pansllavë, d.m.th. 25 Maji (e Hënë) është ditë jo pune,
• 2 Gusht (e Diel), Dita e Republikës, d.m.th. 3 Gushti (e Hënë) është ditë jo pune,
• 8 Shtator (e Martë), Dita e Pavarësisë,
• 11 Tetor (e Diel), Dita e Kryengritjes Popullore, d.m.th. 12 Tetor (e Hënë) është ditë jo pune,
• 23 Tetor (e Premte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase,
• 8 dhjetor (e martë), “Shën Kliment Ohrit”.

Për qytetarët e besimit ortodoks
• 6 janar (e martë), Nata e Krishtlindjeve, një ditë para Krishtlindjeve,
• 19 janar (e hënë), Epifania (Voditsi),
• 10 prill (e premte), E premtja e Madhe, e premtja para Pashkëve,
• 29 maj (e premte), Pentekosti, e premtja para Pentekostit,
• 28 gusht (e premte), Ngritja në qiell e Virgjëreshës së Bekuar Mari (Nëna e Madhe e Zotit).

Për qytetarët e besimit katolik
• 6 prill (e hënë), Pashkë, dita e dytë e Pashkëve,
• 1 nëntor (e diel), Dita e Gjithë Shenjtorëve,
• 25 dhjetor (e premte), dita e parë e Krishtlindjeve.

Advertisement

Për qytetarët e besimit mysliman
• 27 maj (e mërkurë), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit

Për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë
• 22 nëntor (e diel), Dita e Alfabetit Shqip

Për qytetarët që i përkasin komunitetit serb në Republikën e Maqedonisë
• 27 janar (e martë), Shën Sava

Për qytetarët që i përkasin komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë
• 8 Prill (e Mërkurë), Dita Ndërkombëtare e Romëve

Për qytetarët që i përkasin komunitetit vllah në Republikën e Maqedonisë
• 23 maj (e shtunë), Dita Kombëtare e Vllahëve

Advertisement

Për qytetarët që janë anëtarë të bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë

• 21 shtator (e hënë), Yom Kippur, dita e parë e Yom Kippur

Për qytetarët që janë anëtarë të komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë
• 28 shtator (e hënë), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarët që i përkasin komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë
• 21 dhjetor (e hënë), Dita e Mësimit të Gjuhës Turke

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat