Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO)Agimi i Bamirësis tash 12 vite shtron iftare për studentët dhe skamnorët

Published

on

Për të 12 herë herë me rradhë, shoqata Agimi I Bamirësisë shtron iftare për
nevojtarët dhe studentët. Në natën e parë të muajit të Ramazanit, janë ndarë 600
iftare për 500 skamnorë dhe 100 studentë. ndërsa në ditëne dytë do të shtrohen
800 iftare, ata bëjnë apel që të ndihmohet kjo shoqatë për shkaka se numri i
iftareve nuk është i vogël dhe do mund dhe mjete. Këtë Ramazan në dy lokacione
shtrohet iftaret për studentët, ndërsa ndahen edhe 500 iftare për nevojtarët në
shtëpitë e tyre.
“ dita e parën kaloi me mbi 600 iftare ku 100 ishin për studentetët edhe mbi
500 për nevojtarët siç e shihini edhe sot dita e dytë është në punë e sipër dhe
pas orë 15 30 vinë stafin për përgatitjen e iftareve dhe mbi 500 iftare
shpërndahen në shtëpi”, tha Visar Xhaferi – aktivist
Një iftar kushton tre euro e gjysmë apo 200 denar për nevojtarët edhe 2500 për
studentët. Nga kjo shoqatë bëjnë apel që të gjithë atë që janë mundësi të
ndihmojnë.
“ Pjata asi pjatë kushton tre euro e gjysmë apo 200 denarë apo 250 tek
studentët se tek ata bëhët pak më ndryshe e bukura është se kemi disa
donator që na kanë ndihmuar edhe përsëri mbtetet pjesa më e madhe të
mbulohet në aspektin financiar dhe për atë shkaka ne I ftojmë ata, pasi që
janë nevojtarët edhe studentët që janë në pritjen tonë edhe në I ftojmë ata të
na ndihmojnë pasi që nuk është numri I vogël është numri I madh edhe këtë
natë kemi 800 iftare për tu shpërndarë edhe ngrënë këtu.” tha Visar Xhaferi –
aktivist
Vitin që lamë pas janë ndarë mbi 21 mijë iftare për studentët edhe nevojtarët .
agimi I bamirësinë në kohën e pandemisë arriti deri në 1200 iftare në ditë. Ku
edhe në atë kohë numri I nevojtarëve ishte më I madh.TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat