Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO) Miratohet Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta të tregtisë

Published

on

Me shumë bujë, por pa debat të gjithë deputet në seancë plenare miratuan ligjin, i cili pritet të kufizoj marzhën e fitimit të tregtarëve dhe të stabilizojë çmimet me pakicë të produkteve ushqimore në vend.Gjithsej votuan 82 deputetë të pranishëm, të gjithë 82 deputetët votuan pro, nuk kishte asnjë kundër dhe as të përmbajtur. Ligji i shumë përfolur u miratua, por çfarë do të thotë kjo në praktikë!A do të mbeten qytetarët në mëshirë të tregtarëve edhe për 6 muajt e ardhshëm derisa periudha ligjore ia mundëson organit zbatues që në këtë rast është Komisioni për Mbrojtjen e konkurrencës, të harmonizoj dispozitat ligjore për vete.Zëvendëskryeministri ekonomik, Fatmir Bytyqi, i vlerëson pozitive vendimet e disa kompanive për të lënë çmimet e ngrira të disa produkteve deri më 15 maj. Pritjet e tij janë që tashmë është krijuar rendi me çmimet dhe Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, të kontribuojë në zgjidhjen sistematike.Se ka një marrëveshje të pashkruar ndërmjet politikës dhe biznesit, kjo tregon që deri pas përfundimit të dy cikleve zgjedhore nuk do të lëvizin çmimet e produkteve ushqimore. Partive në pushtet nuk ju leverdis të ketë shtrenjtime të reja, pas masave që vet i sollën, kurse partitë opozitare pretendojnë të kundërtën. Në këtë vakum kohor më vigjilentët shquhen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, i cili bën kontrolle të vazhdueshme. Deri më tani ka kryer 6500 inspektime, me 208 gjobë-vënie në shumën e 34 milion denarëve.“Vazhdojmë me kapacitet të plotë të bëjmë kontrolle në gjithë territorin e vendit. Janë konstatuar shkelje dhe janë mbyllur dy markete në Manastir dhe Shkup. Nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj asnjërit, i cili tenton në çfarëdolloj mënyre të manipuloj me konsumatorët dhe qytetarët. Janë shqiptuar dhe gjoba, meqë bëhet fjalë për subjektet e mëdha shumat janë nga 7-10 mijë euro dhe mbylljen e tyre për 15 ditë”, tha Goran Trajkovski, Drejtor i Inspektoratit të Tregut.Me miratimin e ligjit pritet të hiqen të gjitha praktikat e padrejta ndërmjet tregtarëve dhe furnitorëve, të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor në faza të prodhimit, përpunimit, tregtimit, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produkteve bujqësore dhe ushqimore në vend. Sipas ligjit të ri, Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, është i detyruar të harmonizojë të gjitha aktet e tij me përcaktimet e këtij propozimi dhe të sigurojë burimet e nevojshme të personelit teknik, teknologjik dhe të kualifikuar për kontrollin e duhur dhe të qetë të dispozitave në projektligj, brenda gjashtë muajve nga datën e hyrjes së tij në fuqi. Qëllimi i ligjit është rregullimi i procedurës për paraqitjen e provave dhe procedurës së kundërvajtjes, përcaktimi i lartësisë së gjobës për kundërvajtje të kryer dhe vendimet që merr Komisioni për vendosjen e kundërvajtje. TV KOHA

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat